| Tirane |

|
| Durres |
|
| Vlore |
|
| Shkoder |
|
| Korce |
|
|
|
|
Grupi i Shijakut, 5 mln euro drogė nė Itali |
|
»
Vendosur: 12/09/2008 - 09:52
|
• Pesė personat e arrestuar nė Shijak dhe Berat tri ditė mė parė, me akuzėn e trafikut ndėrkombėtar tė drogės, kanė arritur tė kalojnė nė Itali nga Porti i Durrėsit, sasi droge qė kap vlerėn e 5 milionė eurove.
Trazhgim Sokolaj
Policia bëri dje publike rezultatet e operacionit antidrogë të koduar “Pastrimi”, i cili erdhi pas një hetimi të gjatë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila pasi firmosi urdhrat e arrestit, bëri ekzekutimin e tyre në bashkëpunim të ngushtë me organet e rendit. “Mentor Shehu, 35 vjeç nga Berati; Fatbardh Hoxha, 33 vjeç; Hekuran Hoxha, 28 vjeç; Alket Hatia, 35 vjeç dhe Sajmir Gjepali, 34 vjeç nga Durrësi dhe Shijaku, janë arrestuar me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe “grupit të strukturuar kriminal”, tha policia. Sipas saj, pjesë e këtij grupi është edhe Lutfi Shabani, 37 vjeç, i njohur si “Ben Çami”, i cili është arrestuar më parë për një episod trafikimi të 15 kileve heroinë. Sipas të dhënave zyrtare të hetimit, grupi i personave të arrestuar në Shijak dyshohet se ishte një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të narkotikëve, pasi për një periudhë 1-vjeçare ka kaluar në Itali 450 kilogramë heroinë. Në këtë shifër përfshihen vetëm sasitë e drogës së kapur nga policia italiane, ndërsa nuk llogariten ngarkesat që i kanë shpëtuar policisë shqiptare dhe asaj të vendit fqinj. Pas porositjes së heroinës në Turqi dhe mbërritjes së saj në vendin tonë, grupi nga Shijaku, sipas hetimeve bënte paketimin e saj dhe nisjen e heroinës duke e fshehur në makina të tonazheve të ndryshme, që kalonin me traget nga Durrësi në drejtim të Italisë. Sipas hetimeve, për shkak të sasisë së lartë të drogës së trafikut, të arrestuarit kanë përdorur në disa raste edhe kamionët ku fshihnin narkotikun. Për lëvizjen e drogës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë dhe më pas kalimin e saj në Itali, grupi kriminal, sipas hetimeve, ka përdorur korrierë kosovarë, shqiptarë dhe polakë, shumica e të cilëve janë arrestuar teksa transportonin ngarkesat me heroinë. I gjithë aktiviteti i grupit kriminal që besohet se ka edhe anëtarë të tjerë veç personave të arrestuar, mësohet se është zbardhur nga përgjimet e Prokurorisë italiane të Torinos, e cila ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një disk prej 100 giga bajt të mbushur me regjistrimet e bisedave të interceptuara. Rasti më i fundit i kapjes së drogës së trafikut nga ky grup kriminal, mësohet se ka qenë një sasi prej 80 kilogramë heroinë, e cila po dërgohej me makinë në Itali nga një korrier polak që paguhej për punën e kryer. Disa nga të arrestuarit mësohet se kishin në përdorim makina luksoze, të cilat u janë sekuestruar, ndërsa po hetohet pronësia e tyre në disa biznese të fuqishme në Shijak dhe në Durrës. Veç trafikimit të 450 kileve heroinë në Itali gjatë viteve 2003-2004, të arrestuarve u janë sekuestruar edhe armë e municione të shumta.
|
|
|
|
|
|
|
PANORAMA & PANORAMA SPORT |
PANORAMA PLUS & UNE GRUAJA |
|
|