E konfirmon vetë trajneri, Liverpul e ka gjetur tashmë pasardhësin e Jurgen Klop

Apr 25, 2024 | 22:40
SHPËRNDAJE

Trajneri i Fejnordit, Arne Slot, pranon se do të donte të drejtonte skuadrën e  Liverpul dhe konfirmoi se bisedimet janë duke vazhduar që ai të zëvendësojë Jurgen Klop në “Anfield”.

skysports-arne-slot-liverpool_6532103

Trajneri i Fejnord është duket se është favorit për të zëvendësuar Klop, i cili do të largohet nga posti i trajnerit të Liverpul në fund të sezonit. Tani ai vetë e ka bërë të qartë se dëshiron të pasojë gjermanin dhe është I sigurtë se mund të arrihet një marrëveshje.

Ai tha për “ESPN” : “E vetmja gjë që mund të them për këtë është se klubet po negociojnë. Unë jam në pritje. Është e qartë për mua që do të doja të shkoja në Liverpul. Tani jam duke pritur të shoh nëse klubet do të arrijmë një marrëveshje, por unë kam besim të plotë për këtë, tani është në dorën e klubeve.

Slot, i cili ka fituar dy trofe që kur mori postin e trajnerit të Fejnord në vitin 2021, kishte pasur më pare kontakte me Leds ndërsa ata ishin në Premier Ligë dhe skuadra të tjera evropiane, por ai tani e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë pjesë e Liverpool. Pas dështimit për të joshur Çabi Alonson të Bayer Leverkusen dhe Ruben Amorim të Sporting Lisbonës në “Anfield”, “të kuqtë” mund të kenë gjetur më në fund një zëvendësues të Klop.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura