Pas skandalit për editimin e tyre, Princi i Britanisë dhe Kate Middleton postojnë foton e parë të të birit për ditëlindjen e tij të gjashtë

Apr 23, 2024 | 13:50
SHPËRNDAJE

Princi i Britanisë dhe Princesha e Uellsit, kanë publikuar një foto të re të Princit Louis për të uruar ditëlindjen e tij të gjashtë.

princ luis

Ky është imazhi i parë që publikohet nga familja mbretërore që nga një skandal që shpërtheu muajin e kaluar mbi redaktimin e fotove.

Fotoja e Princit Louis është realizuar nga nëna e tij, ku pas polemikave për editimet në foton familjare të Ditës së Nënës, Kensington Palace ka siguruar që kjo foto nuk është edituar.

kate

Princi dhe Princesha e Uellsit janë shprehur mirënjohës për mesazhet e ditëlindjes për djalin e tyre, thotë një zëdhënës i pallatit.

Kjo ka qenë një periudhë sfiduese për familjen, pasi Kate njoftoi se ishte në fazat e hershme të kimioterapisë për kancerin muajin e kaluar.

kate middleton

Ajo i kërkoi publikut hapësirë ​​dhe privatësi pasi fokusohet “në rikuperimin e plotë”.

Mbreti Charles III ka bërë gjithashtu një hap prapa nga detyrat ndaj publikut pasi zbuloi diagnozën e tij të kancerit në fillim të këtij viti.

kate william kate middelton kate mideltonn - Copy

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura