Ramazani, simfoni dashurie për krijesën njerëzore…

Apr 15, 2024 | 13:45
SHPËRNDAJE

FERDINAND SAMARXHI *NDER I KOMBIT ferdinand samarxhi

NË VEND TË PROLOGUT…

Krijuesi i gjithësisë, Zoti, krijimin e botës e organizoi, e lidhi me krijesën e Tij njeri, si ekzigjencë kozmike hyjnore të pranisë së Tij, në tokë. Në kohezionin shpirtëror, Zoti pajisi krijesën e tij me gjeneracionin më të lartë, ndërgjegje, se çdo krijesë tjetër të universit. Krijuesi i gjithësisë, krijoi besimin si fuqi supreme e gjenialitetit të lartë, që krijesa e Tij, njeri, të përjetoj realitetin, ta menaxhojë atë, ta lumturojë ekzistencën e tij individuale e shoqërore. Besimi në krijesën njerëzore kultivoi fuqinë e Tij, në një adhurim absolut që ngjall te njeriu, shoqëria njerëzore, qenie të ndërgjeshme pa të cilën nuk mund të mohohet ekzistenca e tij, si motiv jete dhe koncept të ekzistencës së Zotit. Zoti, besimi, qenia pranë Tij, është promemoria më sofistikuar para dashurisë së Krijuesit.

foto numer 6 iftari km shkrije
Iftari me rastin e muajit të Ramazanit shtruar nga kryetari KMSH-së, Haxhi Bujar Spahiu

RRUGË DREJT INSPIRIMIT HYJNOR…

Në këtë muaj të shenjtë, njeriu është përafrimëria më e madhe, siguria më e fortë e qenies njerëzore dhe domethënie e vetë ekzistencës së Zotit. Dhe pse sot koha ofron një realitet të zhvilluar me antagonizëm, diversitet të jetës, lirisë, çdo njeri në këtë muaj, ka shanse të përjetoj këtë realitet hyjnor në besim. Modernizmi i kohëve të sotme, nxit tek besimtari, njeriu, qenien e tij njerëzore, egoizimin, shpirtin individualist, materializimin dhe instiktet e vetjake. Në kundërshtim me shoqërinë dhe besimin, kërkon t’i largoj njerëzit nga gjithçka që ata mbajnë të shenjtë, humane, etike, dashurinë, përkujdesjen, përkushtimin, sakrificën për jetën, humanizmin e lartë njerëzor. Në këtë muaj, bëhet luftë që besimtari, njeriu, të mos jetojë me instiktet egoiste. Një njeri i tillë, që jeton me të, është jo i devotshëm, nuk ka kurrfare besimi, te ai nuk mbizotërojnë vlerat e besimit ndaj Krijuesit. Koherenca kozmike e kohëve të sotme, kërkon që ta bëj qenien njerëzore robër të ketyre instikteve, ndaj ky muaj ofron pa mbarim dashuri dhe adhurim të veçante ndaj Zotit.

Krijuesi, për të lartësuar gjenialietetin e njeriut në mënyrë që ai, të jetë sa më i obliguar shpirtërisht, sa më pranë Tij, me ndërgjegje, për të menazhuar më mirë universin, të cilin e krijoi dhe ia vuri në dispocion të krijesës së Tij njerëzore, për ta përsosur gjithnjë e më shumë gjeneracionin e tij të ndërgjegjegjës, për ta lartësuar gjithnjë shumë, ka përçuar dhe ka vënë para krijesës Njeri obligime, sprova të vazhdueshme, siç është Muaji i Shenjtë Ramazan. Në këtë muaj, njeriu si krijesa më gjeniale në tokë, kërkon të gjeneroj një realitet, një raport më të lartë sufistikues, ku dashuria të hyjnizoj jetën. Afrimi i njeriut me Zotin, në këtë muaj, përjeton begati shpirtërore. Njeriu si krijesë njerëzore, lartëson qenien e tij shpirtërore si koncept të filozofisë të dashurisë së raportit të tij ndaj Zotit. Mes tyre, raporti bëhet më i shenjtë, më i dashur, më i ndërgjegjshëm, më humanist, pasi njeriu si krijesë njerëzore, në këtë muaj, bëhet vlerë e hyjnizimit të Tij. Në këtë muaj, lind dhe gatuhet, një forcë shpirtërore që gjallon vlera morale të besimit te njeriu si qenie njerëzore. Njeriu bëhet tashmë pjesëmarrës i vlerave të njësuara në ekzistencën e qytetërimit të sotëm.

falja ramazan
Falja e Namazit të Fitër Bajramit në sheshin “Skënderbej. Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu: Paqe, dashuri dhe mirëkuptim njerëzor për të gjithë. Pamjet nga transmetimi direkt të “News 24

Dhe pse modernizmi, ofron liri të shfrenuara për realizimin e zhvillimeve të sotme, besimi në Zot, dashuria ndaj Krijuesit, përçon dhe mbart vlera të mëdha të shoqërisë, ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë të mbrojtura, të respektuara në një shoqëri në besim, ku mundësitë e njejta për të gjithë, janë më shumë se një shans, në një realitet ekzistues, që ofron rruga e besimit, rruga e Zotit. Ramazani, spikat zemrën në besim. Kudo njeriu, besimtari, duke pirë sa më shumë nga oqeani i madh i dashurisë së Krijuesit, u mëkua këtë muaj, me një ideal, duke rritur e lartësuar gjithnjë e më shumë integritetin e tij si qenie njerëzore.

Në këtë muaj, njeriu mund meskinitetin e lindur prej mos sinqeritetit të besimit, frikës, psikologjisë së krijuar. Njeriu kupton, se Zoti është i vetmi ideal, shpresë, adhurim, ku mund të drejtohesh, lutesh e presësh ardhmërinë me besim e optimizëm të jetës. Në këtë muaj, njeriu pasi ka zhdukur egon e tij, egocentrizmin, kupton tashmë realitetin, se nuk mund të jetoj më, me to. Ndërgjegja si krijesë njerëzore shkon drejt absolutizimit si, qenie shoqërore e integruar.

Në këtë muaj, në këtë universitet filozofik dashurie, revolucioni shpirtëror, pranvere të begatë, të dlirtë përjetimi, njeriu si krijesë krijon vizione dhe vlera të pakontestueshme për jetën. Ai bëhët pjesëmarrës i vlerave të njësuara për ekzistencën e njerëzimit të sotëm.

ferdinad samarxhi studio 20241

SË BASHKU NË SOFRËN E PAQTË TË IFTARIT…

Gjatë ditëve të muajit Ramazan, ku miliona besimtarë në botë sakrifkuan në emër të Zotit, agjëruan muajin e Shenjtë, në shumë vende shtrohen iftar nga kryetar shtetesh, lider të mëdhenj si në SHBA, Europë, vende të botës islame, si dashuri e veçantë për ta. Në kremtim të muajit të Shenjtë të Ramazanit, dhe në respekt të traditës së krijuar prej vitesh tashmë, Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shtruan një darkë iftari në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, me pjesëmarrjen e politikanëve, ministrave, artistëve, gazetarëve, punonjësve të rendit, përfaqësuesve të komuniteteve fetare si atij katolik, ortodoks, bektashi dhe ungjillor dhe të ftuarve të tjerë.

“Për këdo që nuk i përket fesë islame, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete, një lënie mënjanë e paragjykimeve, një përulje ndaj traditave shpirtërore dhe dokeve të bukura të tjetrit, shprehja e një kumti të thjeshtë, por kuptimplotë paqeje”, u shpreh ndër të tjera, kryeministri Rama në përshëndetjen tradicionale drejtuar të ftuarve, teksa uroi për agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët.

ramazan
Iftar i madhërishëm hyjnizues në “Pallatin e Kongreseve”, shtruar nga a Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z Edi Rama dhe zonja Linda Rama me rastin e muajit të Shenjtë të Ramazanit. Në sofrën e Zotit, në bukën e tij

“Të dashur miq e të ftuar,

Nga zemra ju falënderoj që pranuat ftesën të merrni pjesë në këtë sofër iftari, tashmë tradicionale.

Njësoj siç e mirëpresin agjëruesit edhe unë për hir të vërtetës, mezi e pres ta ofroj këtë iftar së bashku me Lindën dhe me ndihmën e kujtdo angazhohet që sofra të ketë frymën e një mbrëmjeje ku nuk na mbledh bashkë as feja, as gjuha, as puna që bëjmë në të përditshmen tonë apo ideja e çdokujt këtu për Zotin, por na bashkon ndjesia e përkatësisë ndaj diçkaje të njëjtë, e lidhjes me diçka të ngjashme të cilës i gjejmë emra të ndryshëm, ose edhe pa mundur apo pa u munduar t’i vëmë emër, i ndjejmë afërsinë e papërkufizueshme.

Vakti i iftarit nuk është një vakt i zakonshëm dhe kur ai ndodh kështu si sonte, është një ndarje buke mes më të fortëve, atyre që duke agjëruar mposhtin dobësitë e trupit dhe më pak të fortëve që të agjëronin nuk mundën apo nuk deshën.

Sigurisht është virtyt t’i nënshtrohesh disiplinës së fortë të agjërimit, në këtë muaj që jo më kot quhet i Madhërueshëm, pra lartësues por duke qenë se unë vetë, pavarësisht lartësisë së shtatit bëj pjesë tek kategoria e më pak të fortëve këtu sonte, e shoh të virtytshme edhe uljen e jo agjëruesve në sofrën e iftarit.

Për këdo që nuk i përket fesë islame, që nuk përshkon rrugën e agjërimit të urdhëruar nga profeti, që nuk vjen në këtë sofër nga kërkesat këmbëngulëse të faljes, pjesëmarrja në iftar është një lloj agjërimi më vete, një lënie mënjanë e paragjykimeve, një përulje ndaj traditave shpirtërore dhe dokeve të bukura të tjetrit, shprehja e një kumti të thjeshtë, por kuptimplotë paqeje, kryerja e një gjesti njerëzillëku mes të ndryshmish në një hapësirë si kjo e atdheut tonë ku, lavdi Zotit dhe mençurisë popullore, të qenit të ndryshëm në fe nuk na ka bërë njerëz të grindur mes vetit për Zotin në të cilin besojmë a nuk besojmë apo për fenë të cilës i përkasim, a nuk jemi ose ndjehemi përkatës.

Kështu që, duke shtruar një iftar, paradoksalisht bashkohemi nga rrugë të ndryshme në respektin dhe mirësinë e ritualit të agjërimit të vëllezërve dhe motrave të besimit islam, por dhe në pranimin e një njerëzillëku përtej kufijve a distancave të së përditshmes i cili lidh këtu në afrimitet edhe ata që i vënë Zotit një emër, edhe ata që emër për Zotin nuk gjejmë ose as që nuk duan të gjejnë.

Ka zëra që më vijnë çdo vit në vesh për të hequr dorë nga kjo traditë, ashtu siç nuk mungojnë mes tyre edhe zërat më të lartë të mendjeve më përtace, përgjithësisht prej njerëzish mosbesimtarë në jetën e përditshme, që kujtohen për përkatësinë fetare të emrin të tyre vetëm kur shohin fenë e të tjerëve t’u shfaqet në pasqyrat e celularëve përmes objektesh kulti, lajmesh nga bota mbi sherret gjakatare në emër të fesë apo aktivitetesh të paqme të komuniteteve të tjera fetare dhe kundërvihen me argumenta që edhe hanë edhe nuk hanë pykë, të cilat me të vërtetë janë nga ato tundime që, siç thotë edhe Hazreti Isa në Ungjill, paqja qoftë mbi të, zbohen vetëm me lutje dhe me agjërim.

Shumica nuk janë zëra dashakeqësh në vetvete ndaj Islamit, e ca më pak ndaj fqinjve, të njohurve a bashkëqytetarëve myslimanë, sikundër nuk është aspak i tillë çdokush që në ndërgjegje nuk i bashkohet kësaj sofre, madje edhe vetë dashakeqët me zërin e tyre, më shumë sesa dashakeq, të rrezikshëm nga ata që e besojnë Zotin si prijësin e një armate kundër Zotit të të tjerëve, janë dashakeqë mendjelehtë, vëzhgues sipërfaqësorë dhe të pandjeshëm të botës shpirtërore të cilët nuk janë dot aq të mençur sa të heshtin kur hedhin fjalët e tyre në mexhelis a në komentet e tyre në rrjetet sociale edhe kur nëse, në fakt, nuk kanë asgjë të vlefshme për të thënë.

edi rama duke fol iftar
Kryeministri i Shqipërisë SH.T.Z. Edi Rama në Iftarin e organizuar përcjell mesazhin: SË BASHKU NË SOFRËN E PAQTË TË IFTARIT

Më kujtojnë shpesh këto kryeneçësira boshe, një debat të hershëm që flakëriu shumë kohë më parë si një rrufe në qiell të kaltër prej penës së një besimtari mysliman me emër, Haki Stërmillit në fillim të viteve ’40, shkrimtari që Shqipërinë e donte në shinat e përparimit dhe të modernitetit, rekomandoi, pa të keq, por krejt gabimisht, që njerëzit t’i braktisnin vizitat tradicionale te sho-shoqi me rastin e Bajramit, si diçka e detyruar dhe e mërzitshme.

Një mysliman i mirë dhe medjehapur si çdo besimtar që Zotin e tij nuk e do mësues në luftë me besimet dhe me doket e të tjerëve dhe që në fakt ia admironte Stërmillit veprën letrare, i dha një përgjigje modeste, por mjaft të hollë, duke i treguar sesa jo përparimtar dhe i mërzitshëm në të vërtetë ishte vetë rekomandimi i shkrimtarit, sesa shumë humbte komuniteti nga braktisja e shfaqjeve të paqme të njerëzillëkut, sidomos gjatë të kremteve shpirtërore. Për sa më takon, unë them se e kam mësuar si duhet se ç’do të thotë një Ramazan më shumë apo një iftar më pak. E kam vath në vesh, tashmë pas kaq vitesh bashkimin traditë me komunitetin mysliman dhe mua t’jua përcjell sonte si jo dot më mirë sesa me fjalët e të madhit Hafiz Ali Korça, “Ramazani do të ikë, miqve të vet do tu thotë lamtumirë, por nuk e di prej nesh cili do të jetë ai që do të presë disa minuta rrotull sofrës së iftarit dhe do t’i thotë; elveda, për të mirë u pjekshim. Ramazani do të shkojë por kush është ai që do të qëndrojë 5 minuta duke u menduar e duke derdhur 5 pika lot për mysafirin e ndershëm që i pati dërguar Zoti dhe me të cilin po ndahet. Ramazan, ashikët e tu të pritën me buzë të qeshur e me gëzim dhe po të përcjellin të helmuar se nuk e dinë vallë i fal Zoti apo jo. Se dëshira dhe shpresa e besnikëve të tij nuk është tjetër veçse falje e ndjesë nga mëkatet dhe pastrim zemre, shpirti sipas vullnetit hyjnor”.

E pra, Ramazani vjen për besimtarët e devotshëm duke sjellë iftarët e tij edhe për të gjithë të tjerët si një mes i artë mes një viti në kalendarin e besimit islam, teksa sofra e iftarit bëhet dhe për çdokënd tjetër e mundshme si një rreth brenda mesit të artë, që të kujton fjalët e Xhelaludin Rumiut, “ja një botë e këtejme e një e andejme, dhe unë që ulem në pragun e saj”.

Snapinsta.app_436836105_941713200666592_2366319898708454609_n_1080
Presidenti SH.T. Z. Bajram Begaj në ftarin i shtruar nga Kryeministri Edi Rama dhe zonja Linda Rama mes drejtuesve të komuniteteve fetare

Ramazani është pikërisht si një prag i mundur në mes të dy botëve për çdo vdekatar, ama jo mes jetës së këtejme dhe andejme, por mes vetes së këtejme jashtë secilit prej nesh ku ne jemi një pjesëz e së përditshmes së përbashkët dhe vetes së andejme, brenda gjithsekujt prej nesh, ku ne jemi vetëm në thellësitë e shpirtit ku gjendet dhe lidhja jonë me çfarë ka përtej asaj që shohim, dëgjojmë, themi, jetojmë dhe përjetojmë këtej.

E në atë prag ku përmes agjërimit, Ramazani i kërkon trupit t’i hapë rrugët shpirtit dhe mendjes me urdhër nga lart i dikton të zhytet sa më poshtë në thellësinë shpirtërore duke i neglizhuar kërkesat trupore, sofra e iftarit rri në mendje si ngushëllim për vuajtjet e trupit dhe si shpërblim për faljet e pranuara, duke bashkuar trupërisht e shpirtërisht rreth bukës familje, të afërm, miq, të njohur e të panjohur, në një kremtim të Zotit për besimtarët që vijnë nga faljet dhe të njerzëllëkut për të tjerët që i falen nderit të pjesëmarrjes në ritualin e muajit të lartësisë.

Sikur ky prag të ishte një vend, jo një kohë, do kisha propozuar të shkruheshin në hyrje të tij, fjalët e mistikut Shefqet Buhariu, “unë nuk të them që të mërgohesh e të braktisesh nga vetja, unë të këshilloj një gjë, zëre fort dorën e dashurisë e trokit në dyert e zemrave”. E kujt në mosbesim apo në nevojë për të kuptuar mirësinë e vendimit të kapërcimit të këtij pragu, qoftë dhe për një iftar të vetëm do të kërkonte shpjegim të mëtejshëm për këto fjalë, do t’i këshilloja një komentues anonim të vargjeve që thotë, “të trokasësh e të hysh në dyert e zemrave, do të thotë të shkrihesh në njësinë shpirtërore të shoqërisë e të vuash të gëzosh bashkë me të”.

4
Në Tempullin Botëror të Bektashizmit, ku besimtarët bektashjanë të kudondodhur në botë drejtojnë sytë, mendjet dhe zemrat. Iftar i shtruar nga Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e tij H. Dede Edmond Brahimaj

“Përnjimen”, thoshte ati i madh i katolikëve shqiptar Gjergj Fishta, “iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si vargj yjesh lidhin minaren e xhamisë së Fushë Çelës, me këmbanaren e kishës së Gjuhadolit”

Ramazani pra, krejt përtej konvencioneve të njërës apo të tjetrës palë, mes shumë palëve e frymëve që merren pa pushim apo lidhen qoftë dhe një moment iftari me të, ose nënçmimi me të, për t’i adhuruar diturinë apo marrë mirësinë apo për t’i ngjitur bishta mendjesh të cekta e veshur rrecka shpirtërash të vobektë, është në esencën e vetë një dhuratë e paçmuar, nën mbështjellësen e të cilës gjenden dy nga virtytet e forcës së vërtetë të islamit, paqja dhe drejtësia.

Sofra e iftarit nuk është një ftesë në apati në kënaqësi nginje me ushqim dhe muhabet për të shtyrë ngrënien e gjethnajë është shtruar mbi sofër.

Profeti, paqja e zotit qoftë mbi të, çohej prej tryeze pa u mbaruar të shtruara dhe kurrë i nginjur. Ai është dëshmitari i të vërtetës se paqja dhe drejtësia janë frytet e kultivimit të shpirtit, përkushtimit të mendjes dhe mobilizimit të trupit, kundër oreksit brejtës dhe kamjes topitëse.

Duke shpresuar se nuk ju lodha dhe duke besuar se ndani me mua, në mos gjithë sa thashë, së paku kënaqësinë e posaçme të të qenit së bashku në këtë sofër tradicionale iftari, po ndalem diku aty ku e nisa, tek çka është shkruar 95 vjet më parë nga i paharrueshmi Hafiz Ali Korça. “Ramazan, ti je një mysafir i dërguar nga Zoti, kush të nderoi për vete, kush të çnderoi po për vete. Dërguesi tënd Zoti ç’nevojë ka apo ç’e keqe i vjen? Asgjë! Zoti na pjekt me hajër pra”.

Të gjithëve për hajër, agjërim të pranuar e rrugëtim të paqtë drejt Bajramit të bekuar besimtarëve myslimanë e mbarësi të tjerëve që qoftë dhe përmes këtij iftari u bashkuan në agjërim, jo duke ardhur nga faljet, por duke iu falur nderës së muajit të lartësimit për bukën që po ndajmë sonte në mesin e artë të Ramazanit. Faleminderit!

BESIMI ABSOLUT NË ZOT, DOKTRINË E HUMANIZMIT TË LARTË NJERËZOR…

“Ju krijova në fise dhe në popuj që të njiheni, të jetoni, të miqësoheni më mirë me njeri-tjetrin, të bashkëpunoni dhe të jeni solidar me ta”.

Humanizmi i lartë njerëzor, gjatë këtij muaji në evoluim, në integritin njerëzor, u shfaq si një doktrinë e dashurisë. Dashuria e njeriut për njeriun, si qenie njerëzore shoqërore, u shfaq dhe manifestua më shumë se kurdoherë, jo më individualisht, por në mbarë shoqërinë e sotme, të njerëzve besimtarë. Dashuria për më të skamurit, më të varfërit, më të pafatët, më të pashpresët, më të lënët mënjëanë të kësaj bote, përshkoi çdo njeri, çdo zemër në besim, zemër që beson, u shfaq si dhimbje dhe shpresë për to.

Solidariteti dhe dashuria bashkëjetuan, u bënë botëkuptimi i jetës së çdo njeriu, në mendim dhe veprim. Botëkuptimi për të jetuar, për të ngrënë të gjithë në sofrat bujare të bukës së Zotit, të zemrave të bashkuara rreth Allahut, u identifikua si dashuri për t’ju gjendur të tjerëve në dhimbje, në vuajtje. Dashuria e njeriut, si krijesë njerëzore para Zotit, gjatë këtij muaji zgjimi shpirtëror, u sprovua dhe u bë realitet. Në këtë muaj, siç thuhet në librin e shenjtë të Kuranit, prevaluan vlerat e çmuara të ajeteve Kuranore: “Te pasuria e më të kamurit, është dhe gjendet kamja e më të varfërit”.

Ramazani, përçoi te njerëzit vizionin se humanizmi, është vullneti i dashurisë së Zotit për ta, të njerëzve për njeri-tjetrin. Kur zemra e njeriut beson, forca e tij përsos shpirtin, lartëson sinqerisht humanizmin, bëhet pjesë e jetës, mendimit, dhimbjes për jetën.

Në këtë muaj, ndjehet më shumë se kurdorherë tjetër, dhimbja për njeri-tjetrin, kapërcen edhe mendimin e tejshkuar të botëkuptimit të jetës së njeriut. Përgjatë Ramazanit, njeriu u udhëhoq, nga motivi vizionar: ” Mos dëshironi për të tjerët, atë çka nuk dëshironi, për veten tuaj”. Kudo në ditët që kaluan, u ringjallën dhe dominuan ndjenjat e mëshirës, dhimbjes, në zemrat e më të kamurve, më të pasurve, më të gjendurve.

BASHKËJETESË MENDIMI, KUPTIM DASHURIE, INTEGRITET NJERËZOR…

Besimi i madh, filozofi e dashurisë për Krijuesin, rriti ndjenjën dhe arsyen njerëzore. Në këtë muaj, u gatua motivi shpirtëror; se është e gabuar të mendosh, që virtytet bashkëjetojnë tek besimtarët, tek krijesat njerëzore, si një qenie të ndërgjegjshme shoqërore, pa mirëkuptim, ashtu siç është e gabuar të mendosh se, mirëkuptimi dhe respekti, shfaqet tek besimtari i padevotshëm. Ramazani, si revolicion shpirtëror, kërkoi që dikush që nuk fal, nuk mund të ketë të drejtë të kërkojë mirëkuptim. Gjithkush, do të përballet me mungesë respekti, në atë shkallë, sa ai nuk respekton të tjerët. Ky revulucion i këtij muaji, përvijoi idenë se kush nuk do Zotin, kush nuk beson në të, nuk mund të meritoj, dashurinë e Tij.

Njeriu, që nuk përqafon gjithçka me dashuri, me sinqeritet të thellë, me mirësi, me mirëkuptim si krijesë njerëzore, si besimtarë është bartës, humbës vlerash e virtytesh, si rrjedhojë, jo mikpritës për mirëkuptim dhe falje. Ramazani, motivoi iluzionin te njeriu, besimtari, që kush nuk punon dhe vështron të tjerët me dashuri, nuk është, i vetëpërmbajtur. Krijesa njerëzore, njeriu, që nuk ka dhe nuk shfaq tolerancë, mirëkuptim, dashuri, është i pamundur, që të jetë i përgjegjshëm, i drejtë, i ndërgjegjshëm, për të qenë i besuar në shoqërinë e sotme, kohën që po jetojmë.

URIMI KMSH 1
Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu para mikrofonit të “News 24” uron besimtarët: Gëzuar kombi ynë

MENDIMI NDRYSHE, DIVERSITET NË UNITET, VLERË E MODERNIZMIT…

Realiteti i sotëm, diversiteti i jetës në zhvillim, motivojnë tek njerëzit, tek besimtarët, të gjykojnë dhe mendojnë ndryshe nga njeri-tjetri. Të gjithë, duhet të mendojnë, veprojnë, se gjykimet, mendimet e tyre, pavarësisht se janë të ndryshme, janë dobi të jetës, të realitetit, të vlerave të shoqërisë, që jetojmë. Revolucioni shpirtëror, përcjell këtë aksion antagonizmi, diversiteti në unitet. Muaji i Shenjtë, përcjell vizionin e ardhmërisë së kohës: “Të pranosh besimtarin, njeriun, qenien e tij njerëzore, tjetrin siç është, me botëkuptimin dhe mentalitetin e tij”. Të duash tjetrin sot, është ndjesia e më e spikatur, e një zemre në besim, e një zemre që aludon, për të fituar mirësinë dhe kuptimin njerëzor të jetës. Kush ushqehet nga një dashuri e veçantë, që kërkon të rrisë sa më shumë dinjitetin e tij njerëzor, gjithnjë e më shumë, ai bën, realizon atë që kërkon Krijuesi i Gjithësisë si krijesë e Tij më e ndërgjegjshme, me gjeneracionin më të lartë të ekzistencës si krijesë njerëzore

MËSHIRUES PARA DOBËSIVE, FALËS PËR ÇDO GJË TË TOLERUESHME…

Pranvera e begatë shpirtërore e këtyre ditëve që kaluan, përcollën mesazhin e madh, të lartë, human, njerëzor. Kudo, njerëzit vlerësojnë, respektojnë vlerat e tyre të larta njerëzore. Drejtësia, është zgjidhja më e mirë e tyre. Krijesa njerëzore, gjatë kohëve në vazhdim, prevalon dashuri, respekt, mbi të gjitha unitet njerëzor. “Ne duhet të jemi si qenie pa duar”, thotë një mendimtar i shquar bashkëkohor, kundër atyre, që u qëllojnë; pa fjalë kundër atyre, që u mallkojnë. E vetmja, gjë e rëndësishme është devotshmëria, logjika dhe arsyeja e lartë njerëzore.

“Jeni të mirëshishëm ndaj njeri-tjetrit. Ju, jeni vëllezër e motra në mes jush. Mos mbillni urrejtje, veç dashuri, kjo është pranvera që lind këto ditë në zemrat e njerëzve. Me siguri, ata që kanë besuar, por dhe ata që janë hebre, të krishterë dhe abej, që i kanë besuar Zotit dhe botës tjetër, e kanë bërë vepra të mira, do të shpërblehen nga Zoti i tyre. Për ata, nuk do të ketë as frikë, as pikëllim. Siç dihet, Zoti e dërgoi fenë, besimin për lumturinë individuale dhe kolektive”. Volteri thotë që “po të mos ishte besimi i njeriut tek Zoti, gjinia njerëzore do ta shpikte vetë Perëndinë”. Sa më lartë të jetë shkalla e besimit të njeriut, te Zoti, aq më e lartë, ndjenja e dashuria e tij ndaj qenieve të tjera. Zoti, kërkon, që ne të jetojmë në paqe! Si rrjedhim, ajo që përcolli ky rizgjim shpirtëror, përvijoi më së miri udhëheqjen për veprim: “se ata që besojnë dhe adhurojnë vetëm Zotin, përpiqen për paqe, vëllazëri e drejtësi”. Të gjithë, kemi ardhur nga Ademi, kurse Ai, është nga dheu, prandaj njerëz besoni dhe behuni vëllezër. Në statusin e privilegjëve të kristianëve, në vitin 628, të murgjërve të manastirit të Shën Katërinës, në malin Sinai, ligjerohet: “Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit dhe ndjekësit e mi, i mbrojmë ata, sepse të krishterët janë qytetarë të mi dhe unë jam kundër çdo gjëje, që i dëshpëron ata. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. Në qoftë se, një femër kristiane martohet me nje mysliman, kjo nuk duhet të ndodh pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalet të vizitoj kishën e saj për t’u lutur”.

Ramazani, si revulucion filizofik dashurie, përcolli mendimin dhe kouptoi botëkuptimin e tij, si krijesë njerëzore, se nuk ka dallim dhe nuk duhet të ketë mes njeri-tjetrit, nuk ka përparësi arabi ndaj jo arabit, as jo arabi, ndaj arabit. I bardhi, nuk është më i mirë se i ziu, as i ziu, më i mirë se i bardhi. E vetmja gjë e rëndësishme, është të jemi vellezër, me njeri-tjetrin, të jemi të mëshirshëm me njeri-tjetrin, mos mbillni urrejtje, veç dashuri.

JO, NXITJE DHE URREJTJE, RAMAZAN I PAQTË…

Njeriu, si qenie ekziston, pamvarësisht nga ngjyra, rraca, kombësia, por si njeri, që ka kostitucion shpirtëror dhe një personalitet individual bindjesh fetare, gjatë muajit Ramazan përvijon botëkuptime, vizione individuale dhe më tej shoqërore.

Sot, kushdo individ, shoqëri, që merr lirinë e tjetrit në emër të Zotit, të fesë, shkakton urrejtje, kundër tjetrit, vetëm se dikush, nuk ndjen respekt, nuk ndan të njejtën bindje dhe përkatësi etnike. Dhuna ndaj tij, konsiderohet si një veprim, i cili drejtëspërdrejtë, shkakton urrejtje, luftë dhe bie në kundërshti me vetë Zotin, të cilit i beson gjatë ditëve të shenjta. Ndjenja e besimit, në fuqi supreme të quajtur ZOT, ka qenë shoqëruese dhe bashkëudhëtare në kohëra me njeriun. Kjo ndjenjë religjoze, ku më shumë, ku më pak, do të vazhdoj, kur luftimi i tjetrit në emër të Zotit, është luftë kundër vetë Zotit, kundër vetes. Kur këto diversitete, nxiten, përcjellin depërtimin e elementëve të kamufluar nën petkun e religjonit. Ramazani, botëkuptimi i tij filozofik, nuk kultivon regresivitet, përkundrazi ripërtëritje, ngjallje shpirtërore dhe ndërgjegjshmëri për shpëtimin nga rreziqet e botëkupotimit të errësirës, egocentrizmit, të ekulibrimeve të ndryshme për jetën dhe paqen.

Ramazani me filozinë e tij, përcjell besimin me optimizëm, se gjithë njerëzit, duhet të jetojnë në paqe, mirëkuptim dhe dashuri.

Kultivimi i besimit që Ramazani prevaloi, feja si ekzigjencë e njeriut të motivuar në besim, është sot lufta që s’duhet të rreshtë së ushqyeri tek njerëzit, qeniet njerëzore, shoqëria e sotme, lirinë, principet themelore të saj, paqes, respektimit të besimeve të njeri-tjetrit, vlerave të tyre.

Ramazani me ditët e tij, përcolli mendimin, se në realitetin ekzistues të pasigurisë, të shkurajimeve të realitetit, besimi, njeriu, njeriu si krijesë, duhet të udhëhiqet nga shpresa dhe optimizmi, jo nga relativizmi gjeopolitik, që po përjeton shoqëria e sotme, rrjedhojë kjo e luftës së rrymave regresive radikale,nxitjeve të urrejtjes, ndasive fetare. Përball këtij realiteti, Ramazani gatoi mesazhin e tij të madh, se besimi në Zot, duhet të jetë sa më i denjë, sa më i fortë, sa më i lartësuar, të udhëheq si një konstitucion shpirtëror dhe të jetë aktiv. Besimtari, njeriu, si krijesë paqedashëse, në këtë jetë, duhet të tregojë, se besimi, feja të cilës i përket, është pjesëmarrje dhe rol aktiv integrues për paqen, sigurinë, emancipimin e jetës.

Ramazani, kultivoi te qenia njerëzore, njeriu, integritetin e tij, si pjesëtar aktiv në evoluim, që duhet të ecë paralel me zhvillimet e sotme të shoqërisë. Njeriu, në këtë realitet të sotëm, duhet të shihet dhe të jetë, jo vetëm konsumues i vlerave të shoqërisë së sotme, por edhe bashkëpunues, aktiv, për krijime të reja vlerash për shoqërinë, aktivist për konsolidimin më tej të tyre. Njeriu, sfidat që kaloi gjatë këtij muaji, me besimin tek Zoti, krijoi vizionin që është pjesëmarrës dhe luftëtar për emancipimin e vet, si krijesë njerëzore, që shoqëria e sotme, të përjetoj paqen dhe sigurinë.

URIMI BABA MONDI
Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e tij H. Dede Edmond Brahimaj uron besimtarët bektashjanë kudo në botë: Gëzuar Bajramin! Të ndërtojmë qytetërimin e dashurisë

TË NDEROJMË FIGURËN E ZOTIT NË TOKË, NJERIUN

Qindra besimtarë myslimanë bektashianë, drejtuan sytë, mendjen, zemrën nga tempulli botëror i Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Bektashiane, dëgjuan mesazhin e paqes, të dashurisë, të Kryegjyshit Botëror, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Në Odeonin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore, Kryegjyshi Botëror shtroi iftar në ditën e 15 të muajit të shenjtë Ramazan, të ditëlindjes së Imam Hasanit. Duke përshëndetur besimtarët Kryegjyshi Botëror tha:

Në emër të Zotit , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar të ftuar të pranishëm në këtë darkë Iftari të shtruar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane për nder të muajit të Shenjtë të Ramazanit. Më lejoni t’ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj shume te çmuar për nder të këtij muaji të Shenjtë.

Muaji i Ramazanit, i sakrificës , i lutjeve, i agjërimit, i të vërtetave, tolerancës, bamirësisë, ndihmës së ndërsjelltë, na bën të reflektojmë e ta ndjejmë edhe më afër njëri tjetrin. Profeti Muhamed (a.s.) në një hadith të famshëm thotë se “agjëroni për t’u bërë të shëndetshëm”, shpirtërisht e fizikisht.

E rëndësishme është agjërimi i shpirtit i cili, është një agjërim i vështirë, i cili duhet të mbahet çdo ditë të jetës sonë, larg egos, arrogancës, veseve e sjelljeve të tepruara, mendjemadhësisë. E në fakt, kjo nuk është e mundur për të gjithë dhe çdo njeri nuk mund ta arrijë atë përmes agjërimit fizik.

Imam Aliu (AS) thotë se agjërimi i shpirtit është shmangie e mëkateve të pesë shqisave. Kështu që shpirtrat mund të lihen mënjanë nga papastërtia. Nëse shpirti i njeriut agjëron, pesë shqisat do të ishin gjithmonë vigjilente. Kështu që shpirti nuk do të prirej të bënte mëkate.

FILOZOFIA E AGJËRIMIT 1- Forcimi i besimit dhe vullnetit

Imam Aliu (as) ka thënë se: “Sigurisht, gjërat më të mira për t’u drejtuar për kërkuesit e Zotit është besimi në Zotin dhe profetin e tij, xhihadi në rrugën e tyre që e bën Islamin krenar, të qenit besimtar që është natyra e qenies njerëzore, lutja që është shtylla e fesë dhe dhënia e zekatit (që është e drejta e nevojtarit në pronat e pasurinë dhe është e detyrueshme në Islam) dhe agjërimi i Ramazanit që pengon dënimin”.

Imami ka thënë gjithashtu se “Të takon të agjërosh në Ramazan që është si një mburojë që të pengon nga Xhehenemi”.

foto gezuar 2

2- Vetëndërtimi

Vetëndërtimi dhe durimi në adhurim duhet të fillojë nga agjërimi.

Lidhur me këtë, Imam Aliu (a.s.) thotë: “Shmangia e mosbindjes ndaj Zotit i ka mbrojtur robërit e Zotit nga mëkatet dhe i ka shoqëruar shpirtrat e tyre nga Zoti, kështu që ata janë vigjilentë gjatë netëve dhe agjërojnë gjatë ditëve të nxehta, prandaj rehatinë e ahiretit e arrijnë me këtë botë. Zoti i Madhëruar ka thënë në Kuranin Famëlartë: “Sigurisht, çdo fatkeqësi shoqërohet me lehtësim”. Pra, çdo etje pasohet nga një inkurajim dhe çdo uri pasohet nga një avantazh.

Imam Aliu thotë se Zoti e obligoi agjërimin për të provuar sinqeritetin e robërve.

Sinqeriteti si dhe të gjitha besimet e njeriut duhet të testohen në një ekzaminim kaq të madh si Ramazani.

3- Lufta kundër arrogancës:

Themeluesi i mendjemadhësisë është shejtani. Prandaj, për të luftuar kundër arrogancës, ne duhet të luftojmë kundër shejtanit dhe të keqes.

Një nga objektivat e misionit të profetëve ka qenë lufta kundër arrogancës. Një tjetër synim ka qenë trajnimi i kapitalit njerëzor.

Imam Aliu (as) gjithashtu ka thënë: Një nga qëllimet madhështore të adhurimeve siç është agjërimi është mposhtja e mendjemadhësisë.

Imami thotë se: Nëse Zoti do t’i kishte dhënë fuqinë e krenarisë njërit prej robërve të Tij, sigurisht që do t’u jepte një hir profetëve të Tij të zgjedhur, por Zoti i Madhëruar nuk e donte krenarinë dhe preferoi përulësinë për ta. Pra, profetët e përulin fytyrën e tyre në tokë nga thjeshtësia, por hyjnorja e mistika mbizotëronte, u përulën para të devotshmëve dhe ata vetë ishin të shtypurit.

Të nderojmë figurën e Zotit në tokë që është njeriu, e ta mbartim atë me vlerat më të larta humane , ky është qëllimi në thelb i ramazanit. Iftar të mbarë e lutje të pranuara.

Dita e agjërimit nuk duhet të jetë si çdo ditë e zakonshme. Kur agjëroni, të gjitha shqisat tuaja – sytë, veshët, gjuha, duart dhe këmbët duhet të agjërojnë me ju. “Imam Xhafer es-Sadiku”.

Zoti na bekoftë të gjithëve! Amin!

NË SEXHDE, PRANË ZOTIT

Sheshi Skënderbej. Sheshi, që mban emrin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, pararendësit të historisë, cilësuar nga Papati, atlet i Krishtit, mborjtës i civilizimit europian nga hordhitë osmane. Sheshi, që përjetoi lirinë, ku u rrëzua përmendorja e diktatorit komunist Enver Hoxha, sot, simbol edhe i lirisë së besimit. Mijëra besimtarë, në Ditën e Bajramit, u bashkuan, u lutën të gjithë për të fituar mirësinë, dashurinë e pafundme të Krijuesit të Gjithësisë. Duke udhëhequr faljen e kësaj dite të shenjtë, Fiter Bajramit, kryetari i Kominiteti Mysliman të Shqipërisë, Hirësia e Tij e Naltë, Haxhi Bujar Spahiu iu drejtua të gjithë besimtarëve, kombit:

“Mëngjesi i kësaj dite të bukur, është kurorëzimi i një sakrifice 30 ditore për mbarë besimtarët myslimanë në Shqipëri dhe anë e kënd botës.

Për 30 ditë me radhë ne agjëruam me bindje dhe me shpresë se në fund të këtij rrugëtimi Zoti i gjithësisë do të mbetet i kënaqur me veprat tona dhe do të na falë gabimet.

Kjo është në fakt edhe një porosi e profetit tonë të dashur, Muhamedit (a.s.).

Ne përcollëm muajin më të veçantë nga të gjithë muajt, muajin e Kuranit, muajin e adhurimit, solidaritetit, paqes e mëshirës, muajin e Ramazanit.

Çdo agjërues shprehu gjatë këtij muaji dashurinë dhe besimin e sinqertë e të pakufijshëm ndaj Krijuesit të gjithësisë. Ky muaj që sapo mbyllëm ishte një sakrificë sublime e vetëdijshme e çdo besimtari për Zotin e tij.

Ramazani është muaji i urtësisë, mëshirës, moralit, vetëdijësimit dhe ringjalljes shpirtërore e trupore, muaj shumëdimensional.

Ramazani simbolizon sakrificën dhe gatishmërinë e besimtarit për të hequr dorë, në emër të Zotit, nga veset e zakonet e përditshme për të fisnikëruar shpirtin e çdo njeriu.

Të dashur besimtarë! Sot është festa e Fitër Bajramit. Në këtë ditë feste të rëndësishme për paqen, ripërtëritjen dhe begatinë tuaj shpirtërore, në këtë ditë të veçantë të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë ju, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të mira dhe më të përzemërta.

Le të bëhet ky Bajram ditë uniteti mes nesh, ditë mirëkuptimi dhe tolerance ndërfetare me të tjerët.

Uniteti, harmonia e dialogu janë vlera unikale të shoqërisë tonë, janë pasuritë më të çmuara të fesë dhe popullit tonë, dhe si të tilla, ato janë një garanci e sigurtë për të ardhmen e shoqërisë tonë dhe brezave që do vijnë pas nesh.

Snapinsta.app_436524525_7278939045555446_9034989768762921263_n_1080
Pamje nga Iftari i shtruar në “Pallatin e Kongreseve”

Thirrja ime është që t’i ruajmë me fanatizëm këto vlera, sidomos pas këtij muaji kur kemi kalitur virtyte të larta në moralin tonë.

Motra dhe vëllezër, ju që jeni në këtë shesh dhe ju që na ndiqni përmes ekranit,

Koha në të cilën po jetojmë na ka vënë përballë sfidash të shumta.

Familja nuk po përjeton ditët e saj më të mira, dhuna brenda saj është një fenomen që të trazon shpirtin.

Njerëzve që kanë humbur durim ju bëj thirrje të ndalin agresivitetin, të qetësojnë shpirtrat e tyre duke u kthyer kah e mbara, kah rruga e Zotit.

Mos i prekni gratë! Ato janë shpirti i bërthamës së shoqërisë, familjes.

Po jetojmë në një kohë krize morale, krizë e cila kërkon përkushtim, vëmendje, besim dhe mbështetje te Zoti për t’u tejkaluar.

Fenomene si emigracioni, ulja e lindshmërisë po e mpakin familjen.

T’i kushtojmë rëndësi bashkëpunimit dhe harmonisë, të punojmë për të ecur përpara, në mënyrë që të bëjmë realitet ëndrrat e fëmijëve, ambiciet e rinisë tonë, dëshirat e prindërve tanë, lutjet e të moshuarve.

Shoqëria ka nevojë për një familje të shëndetshme, garanci për të rinjtë, përkujdes për të moshuarit dhe solidaritet e mbështetje për të varfërit e të pamundurit.

Secili nga ne e ka detyrë krijimin e një mjedisi të qetë e stabil, në mënyrë që brezave të ardhshëm t’u krijojmë kushte më të mira për jetë dhe prosperitet në vendin tonë.

I bëj thirrje të rinjve, mos e braktisni vendin!

Rezistoni përballë çdo vështirësie, prindërit kanë nevojë për ju, shoqëria ka nevojë për ju, Shqipëria ka nevojë jetike për ju!

Qëndroni në vendin tuaj dhe punoni për ta bërë atë më të mirë e më të begatë.

Ashtu si çdo vit, Ramazani na rikujton dobësitë dhe problematikat që kemi si qenie njerëzore.

Ramazani na kujtoi se ka diferenca të jashtëzakonshme dhe pabarazi në standardin e jetesës së njerëzve.

Një pjesë jetojnë në bollëk, dhe shumë mirë që jetojnë ashtu, por nuk ndajnë. E ndërsa shumica e njerëzve mundohet të mbijetojë në kushte tepër të vështira, standarde primitive, kushte jo të denja jetese. Në fund të Ramazanit agjëruesit kanë ndarë sadaknë e Fitrit dhe Zekatin.

Çfarë janë këto?

Këto janë kujtesë se duhet të ndajmë nga pasuria jonë për ata që nuk kanë. Indiferenca karshi këtij hendeku mes shtresave të shoqërisë është e pafalshme dhe e patolerueshme. Thelbi i filozofisë së Ramazanit është minimizimi i këtyre diferencave dhe një qasje tjetër më altruiste e më njerëzore.

Kjo ditë e bukur Bajrami është një mundësi që t’i japim dorën njëri-tjetrit dhe të shprehim frymën e përkrahjes, forcimin e mëtejshëm dhe zhvillimin e unitetit dhe të vëllazërimit duke zbatuar kështu thënien Kuranore:

“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vetes e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai qe më tepër është ruajtur(nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.

Në mbyllje, më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, t’ju uroj gëzuar festën e Fiter Bajramit.

Uroj që Bajrami t’ju gjejë me më shumë paqe, devotshmëri e mirëkuptim njerëzor.

Paçi mbarësi e begati në familjet tuaja! Mesazhe paqeje, dashurie, në këtë ditë të shenjtë, përcollën dhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Loren Luli, si dhe Myftiu i Tiranës, Haxhi Bilal Teqja.

Të gjithë njerëzit, në këtë ditë shenjtë, shtrënguan dorën njeritjetrin, që paqja, dashuria, të mbretërojë në zemrat e të gjithëve. Kjo ditë e shenjtë, përcolli tek të gjithë përkushtimin para Zotit, dashurinë e Tij, ftoi të gjithë besimtarët, të gjithë njerëzit, që të ndërtojmë qytetërimin e dashurisë, lirisë, humanizmit të lartë njerëzor, që të bëhemi pjesëtar të familjes së madhe europiane, në të cilën ndodhemi dhe i përkasim.

GËZUAR KOMBI YNË, MUAJIN E BEKUAR RAMAZAN…

Ideja dhe pështjellimi si autor i 31 programeve, të këtij projekti të muajit të shenjtë të Ramazanit, “GËZUAR KOMBI YNË, MUAJIN E BEKUAR RAMAZAN” lindi, në ditët e para të agut të lirisë, kur tokën tonë shqiptare, kishin filluar ta flladitnin erërat e ngrohta të një epoke të re. Një iniciativë e vitit 1991, përkrahur dhe mbështetur nga besimtari i denjë katolik, sot personalitet politik, figurë publike, z. Tom Doshi, idesë së cilës vite më vonë mu përbashkuan, humanisti i madh shpirtëror Muhamed Malo, sot Nderi i Kombit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, u bë e mundur realizimi i këtij projekti, që ende vazhdon. Ideja e tij, njëson kombin në muajin e shenjtë Ramazan. Kombi ynë, besimin e tij ndaj Zotit e ka parë gjithmonë si një bashkim, si unitet, si identitet të tij.

Edhe kur gjatë historisë, kombi ynë u përball me rrebeshët e kohës, të luftrave të pabarabarta, të përgjakshme, kurrë nuk u përgjunj. Gjak derdhi, por historia e pa të lartësuar. Shqiptarët, njësuan Zotin me Kombin, e mitizuan atë si ideal udhëheqës për liri. Skenografia e programeve realizuar në trevat e qyteteve historike të kombit si në Prizren, Prishtinë, Ulqin, Podgoricë, Rrëzhaj, Shkup, Tetovë, Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës, Elbasan, Berat, Vlorë, me bashkëkombasit në Zvicër, Gjermani, shpalosi më së miri konturet e trevave me tradita historike, atdhetare, kulturore, ku siç dihet islami, besim në kohë, luajti një rol të madh në idealizimin e vlerave, bashkëjetoi me kohët, me historinë e Kombit.

Besimi, u mitizua me idealin e kombit. Flamurin kishin për udheheqje, besimin për bashkim. Sot, besimi ashtu si dje, përcjell vlera të mëdha kombëtare, vlera të bashkëjetesës, brenda kontureve të perëndimit, në të cilat ndodhet dhe jeton kombi ynë, shoqëria e sotme myslimane shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura