Vendet e BE i kërkuan hapat urgjentë për Asociacionin, Kurti zbardh takimin në Gjermani me O’Brien

Apr 25, 2024 | 12:17
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur takimin me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien, dhe ambasadorin Jef Hovenier, gjatë qëndrimit të tij në Gjermani.

kurti obrien

Me anë të një reagimi në “X”, Kurti bën me dije se në takim kanë diskutuar për rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike me Serbinë.

 “Dje kam takuar ndihmës sekretarin e shtetit amerikan Jim O’Brien dhe ambasadorin Jef Hovenier. Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes bazike. Ne gjithmonë do të jemi mirënjjohës ndaj SHBA-së për rolin qendror dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”’, shkruan Kurti.

Lidhur me këtë takim, ka reguar  edhe O’Brien, i cili tha se Kurtit i kishte kërkuar progres urgjent në themelimin e Asociacionit.

“SHBA mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. Për të shkuar përpara, ne duhet të zbatojmë zotimet e dialogut të lehtësuar nga BE, përfshirë progresin urgjent në Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojitur me kryeministrin kosovar Albin Kurti sot”, ka shkruar O’Brien në X.

Kujtojmë se para se të ndodhte votimi për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Europës, SHBA, Franca e Gjermania i kërkuan së fundi Kurtit hapa urgjentë dhe thelbësorë drejt Asociacionit me Serbinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura