Kush do fitonte BBV nëse sot do të ishte finalja, Julian Deda apo Egla Ceno? Dy aktorët “kokë më kokë” në televotim, ja kush siguroi më shumë vota

Apr 24, 2024 | 8:57
SHPËRNDAJE

Aktori i humorit, Julian Deda është zgjedhur i preferuari i publikut pas një televotimi kokë më kokë me rivalen e tij Egla Ceno.

jul deda egla cemo

Jul Dedës iu dha avantazhi si lider i shtëpisë për të dërguar në televotim dy banorë.

Sipas avantazhit, aktorit iu dha mundësia që nëse gjatë spektaklit të mbrëmshëm do ishin në finalja të zbulonte se cili do ishte fituesi i Big Brother Vip.

Ai vendosi të dërgonte në televotim veten dhe aktoren Egla Ceno. Pas mbylljes së televotimit që zgjati 72 orë, aktori Jul Deda doli i preferuari i publikut në këtë pikë të lojës me diferencë të vogël votash.

“Publiku ka votuar që më i preferuari në këto çaste të lojës gjatë këtyre 3 ditë me 51.26%, në këto momente të lojës në telefotimin që ka zgjatur 72 orë është Juli”, i tha moderatori Ledion Liço.

Ndërkohë aktorja Egla Ceno nuk është në dijeni të televotimit për shkak se Jul Dedës iu është kërkuar që ta mbajë të fshehtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura