Kreu manovra të rrezikshme me makinën që kishte vjedhur, vihet në pranga 37-vjeçari

Apr 25, 2024 | 16:35
SHPËRNDAJE

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur.

makine e vjedhur, shkoder

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Kreu manovra të rrezikshme, me automjetin që sapo kishte vjedhur, arrestohet 37-vjeçari.

Nga verifikimet rezultoi se ai ishte në kërkim nga Policia e Durrësit, gjithashtu për vjedhje.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër, sapo është njoftuar se shtetasit I. D., 70 vjeç, i kishin vjedhur automjetin tip “Ford”, në lagjen “10 Korriku”, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi R. Sh., 37 vjeç. Ai u kap në flagrancë teksa kryente manovra të rrezikshme, me automjetin e vjedhur. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura