Fabrika e birrës “Korça” pret pasardhësit e Umberto Ubertit, investitorit italian që e themeloi: Investim gjigant, fabrikë moderne e birrë cilësore. Jemi të impresionuar

May 4, 2024 | 23:01
SHPËRNDAJE

Fabrika e birrës Korça priti “miq” të veçantë, familjarët e Umberto Ubertit, investitorit italian që themeloi fabrikën e birrës e cila vijon të jetë lider në tregun shqiptar prej afro një shekulli.


Investimet gjigande në fabrike, modernizimi e rrugëtimi i saj i suksesshëm, impresionuan familjaret e investitorit italian. Ata kishin njohur më herët historinë dhe fotografitë e asaj kohe, por vizita nga afër në fabrikën Korça ishte një realitet më mbresëlënës.

“Shoh që është restauruar shumë bukur, ka qenë një emocion ta shoh atë që e kam parë thjesht nga një fotografi, e shoh të strukturuar në mënyrë moderne. Unë nuk e arrita gjyshin tim pasi vdiq para se të lindja unë, por babai im ka qenë në Korçë dhe ka punuar në këtë fabrikë.

Ndihem e lumtur që jam këtu dhe ju falënderoj për pritjen, por edhe për shpjegimin e bukur që mora në këtë vizitë. Në Shqipëri pi gjithmonë Birrën Korça, është shume e mire ajo që pimë këtu, birra bjonde ishte shumë interesante, shumë romantike më ka pëlqyer shumë”, tha një nga familjarët e investitorit italian Umberto Uberti.

Edhe nipi i investitorit italian, Alvise Orlandi u impresionua nga ndryshimet që pësuar gjigandi teknologjik.

“E kujtojmë gjithmonë me nostalgji këtë vend, unë kam qenë që i vogël në Shqipëri. Por këtë herë kemi pasur një udhëtim shumë emocionues. Pashë shumë progres dhe dua t’i komplimentoj për të gjitha gjërat që kanë bërë. Unë nuk jam ndonjë njohës i madh i birrës por jam mjaftueshëm një pijedashës për të thënë që më pëlqen dhe ju komplimentoj”, tha ia.

Një histori tradite dhe suksesi, frymëzuar nga burimet cilësore ujore të Malit të Moravës Birra Korça është e vetmja birrë origjinale që i ka rezistuar kohërave pa ndryshuar përmbajtjen, duke ruajtur shijen, përqafuar risitë, standardizuar kontrollet, elementët e cilësisë, teknologjinë dhe duke u eksportuar jo vetëm në Europë por edhe në Amerikën e largët. Birra Korça mbetet mbretëresha e çdo tryeze fale shijes se pakrahasueshme te saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura