Futbollisti i Juventusit në telashe, duhet të dalë në gjyq për…

May 4, 2024 | 23:17
SHPËRNDAJE

Daniele Rugani duhet të dalë në gjyq, i akuzuar për veprën penale të drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Më 21 korrikun e vitit të kaluar, mbrojtësi i Juventusit është ndaluar nga një patrullë policie, e cila i ka detyruar futbollistit testin e alkoolit, i cili ka qenë tri herë më i lartë sesa norma e lejuar.

rugani

Ruganit, i cili po ngiste një Mazerati, i është tërhequr menjëherë patenta dhe i është detyruar një punë sociale për 2 vite, ndonëse ku dënim mund të anulohej nëse juventini do të paguante një gjobë prej 5 mijë eurosh. Lojtari ka vendosur të mos paguajë, por pasi ka anashkaluar vendimin për punë publike, ai është dërguar në gjykatë dhe më datë 23 maj rrezikon të marrë një dënim edhe më të ashpër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura