Alarmohet Gjermania, një bombë 500 kliogramshe është gjetur pranë stadiumit të skuadrës së Bundësligës

Apr 25, 2024 | 21:52
SHPËRNDAJE

Një bombë Amerikane me peshë prej 500 kilogramësh është gjetur pranë stadiumit të skuadrës së Mainc në Gjermani.

csm_bb1199896e_84282ed75a

Bomba mendohet të jetë që nga Lufta e II Botërore. Ajo gjendet vetëm pak kilometra nga stadium i skuadrës gjermane, pranë një universiteti aty afër. Gjatë rikonstruksionit të këtij të fundit, puntorët kanë vënë re këtë bombë, e cila është rrezik tepër i madh për qytetarët e zonës.

Mësohet se është bërë një plan evakuimi për të gjithë banorët, me qëllim eliminimin e kësaj bombe të rrezikshme. Ekipi i Mainc, që po lufton për të mos rënë nga Bundësliga, ka një ndeshje tepër të rëndësishme kundër Këlnit këtë fundjavë, por mësohet se kjo bombë nuk do të përbëjë rrezik për mbarvajtjen e takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura