Rei Manaj vazhdon të jetë protagonist absolut në kampionatin turk, edhe pse me një skuadër e cila normalisht nuk mund të përballet si e barabartë me superfuqitë e futbollit në këtë vend. Dhe këtë e ka kuptuar më së miri sulmuesi i Kombëtares shqiptare, i cili ka parë se si Sivaspori i tij është mundur 6-1 nga Gallatasaraj që kryeson kampionatin.
Ekipi vendas ka qenë dominues, por në pjesën e dytë, skuadra e Sivaspor u mundua ta frikësonte pak teksa shkurtoi diferencën në 2-1 falë golit të Osmanpasha i cili erdhi me një asist me kokë të Manajt pas një goditje këndi.
SHIH VIDEON
Më pas, ishte vetë sulmuesi shqiptar ai i cili dërgoi topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Muslera dhe nisi festën e golit. Por për fat të keq, goli i tij u anulua me VAR për pozicion jashtë loje të futbollistit shqiptar i cili nuk iu gëzua dot golit të 19 të këtij edicioni në kampionatin turk.
SHIH VIDEON
Klubi i Gallatasarajt është nja nga ato që raportohet se janë interesuar për transferimin e Manajt në muajt e fundit, duke parë formën që po tregon sulmuesi shqiptar në këtë edicion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al