Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Rripin e Gazës, raportohet për 30 viktima në zonën veriore

May 18, 2024 | 21:31
SHPËRNDAJE

Ushtria izraelite ka vazhduar të sulmojë objektiva në të gjithë Rripin e Gazës.

sulm gazaa

Sipas mediave të huaja, forcat e mbrojtjes së Izraelit thanë në një deklaratë se kishin goditur mbi 70 “objektiva terroriste” gjatë ditës së kaluar, duke përfshirë “objektet e ruajtjes së armëve, objektet e infrastrukturës ushtarake, terroristët që përbënin një kërcënim për trupat e IDF-së dhe komplekset ushtarake”.

Në deklaratë po ashtu u tha se ushtarët izraelitë kishin vazhduar gjithashtu operacionet ushtarake në Rafah lindor, Jabalya dhe Gaza qendrore.

Sipas Spitalit Kamal Adwan, 30 persona u vranë si rezultat i bombardimeve izraelite në Gazën veriore.

Zyrtarët e spitalit thanë se 14 persona u vranë dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një raketë goditi një bllok banimi afër spitalit.

Në Jabalya, të paktën 11 persona u vranë dhe 25 u plagosën në një sulm izraelit pranë një strehe për të zhvendosurit, shtuan zyrtarët e spitalit.

Sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, mbi 35,000 njerëz janë vrarë dhe rreth 80,000 janë plagosur në enklavë që nga 7 tetori. Të tjerë mbeten nën rrënoja, shtoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura