Emisioni i Rai3 për marrëveshjen Rama – Meloni, Shehi: Aty është thënë vetëm 1% e asaj që ndodh në Shqipëri. Shumë nga këto ne i dinim, ja e vetmja gjë që nuk dija

Apr 25, 2024 | 21:31
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë LZHK, Dashamir Shehi ka komentuar reportazhin e transmetuar në televizionin Rai3 në lidhje me marrëveshjen Rama – Meloni për emigrantët, si dhe përplasjen që ka nisur mes kryeministrit tonë dhe televizionit italian.

Dashi

Shehi tha se Rai3 arriti të çajë skudën mediatike që Rama ka ndërtuar në vend, duke shtuar se ajo që është dhënë në reportazh është vetëm 1% e asaj që ndodh në Shqipëri.

Ai thekson se kjo nuk është hera e parë që një media jashtë vendit publikon ngjarje të tilla, për këtë herë mori kaq shumë vëmendjen për shkak se është Rai3 dhe e shikojnë shumë shqiptarët.

Sipas tij të gjitha ata që u thanë në reportazh diheshin, përveç përfshirjes së italianit (Fabrizio Lisi) që është pjesë e interpoolit.

Shehi: Këtu erdhi Rai në vitin 78-79, Rai2, bën një emision për kohën e Enver Hoxhës. Shqipëria dukej një vend i bukur, i qetë, i pastër dhe mbi këtë dokumentar u ndërtua dhe një debat. Një komentator i famshëm i asaj kohë tha ajo që shihni aty është si puna e luleve në varreza. Kur t’i hapet kapaku do ta shikoni ju se çfarë ere do t’i vijë ktij vendi.

Tani cfarë ka bërë Rama, ka ngritur një skudë mediatike, por kjo e Rai3 i çau skudën. Mua si shqiptar nuk me vjen mirë. Ata që tha ai zotëria atje është 1% e asaj që ndodh në Shqipëri.

Sado Rama të mundohet ta mbulojë, nuk mbulohet më, sepse kjo ka dalë jashtë Shqipërisë.

Nuk është hera e parë që del një gjë  e tillë, por këtë herë doli nga Rai, është këtu afër, e shohin gjithë shqiptarët, por ka ndodhur edhe në media të tjera.

Ai nuk tha asnjë gjë që nuk dinim ne, e vetmja gjë që dinim ne ishte që edhe ai italiani i Interpol, ishte pjesë e kësaj.

A ka ai emision synim të godasë kryeministren e vendit, patjetër që po, por ne na intereson pjesa jonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura