“Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit”- Ministri i Brendshëm serb: Do të dalin me ndonjë zgjidhje, që ta fusin Kosovën në KiE

May 5, 2024 | 15:40
SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi” në mënyrë që Kosova përfundimisht të pranohet në Këshillin e Europës edhe pa e themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dacic

Ai tha se, megjithatë, ndërkombëtarët aktualisht po i bëjnë presion kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin.

“Ka presion ndaj Kurtit që ta bëjë, siç thonë ata figurativisht duke përdorur një term që nuk do të thotë asgjë, ‘një hap të pakthyeshëm drejt formimit të Asociacionit’. Dhe cili do të ishte një hap i pakthyeshëm? Epo, kjo është tani pyetja miliona dollarëshe”, tha Daçiç për TV Prva.

Ministri serb ndër të tjera tha se Kosova në këtë rast mund t’ia dërgojë Gjykatës Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit.

“As nuk e di se çfarë është hapi i madh në këtë, sepse Gjykata Kushtetuese mund të thotë kur të ketë mbaruar gjithçka që nuk e pranon. Pra këtu nuk ka asnjë garanci që dikush do të thotë ‘mirë, ne e kemi pranuar statutin. Pra, le të vazhdojmë’”, tha Daçiç.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura