Pr.ligji për abortin dhe nënat zëvendësuese, ministrja Koçi: Kanë impakt në përmirësimin e shëndetit s*ksual dhe riprodhues

Apr 24, 2024 | 9:35
SHPËRNDAJE

Ministrja Albana Koçiu është shprehur se projekligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që, sipas saj, kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual dhe riprodhues.

grua-shtatzene

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se përcaktimi i rregullave bëhet sipas praktive kombëtare dhe ndëkombëtare.

Ajo theksoi se prej disa ditësh ky pr/ligj i është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik të konsultimit publik dhe pas përfundimit të këtij procesi, “do të reflektojë edhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime, deri në rrugëtimin e tij në Parlament”.

Postimi i ministres:

Projektligji “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” vjen në mënyrë organike paralelisht me një sërë politikash shëndetësore e sociale që kanë impakt në përmirësimin e shëndetit seksual, sidomos për të rinjtë e adoleshentët, por edhe atij riprodhues, me synim përcaktimin e rregullave të qarta, sipas praktikave më të mira kombëtare e ndërkombëtare në lidhje me organizimin, funksionimin dhe monitorimin e veprimtarive që zhvillohen në këtë fushë.

Prej disa ditësh ky pr/ligj i është nënshtruar konsultimit publik në regjistrin elektronik të konsultimit publik, procedurë kjo që ndihmon në përthithjen dhe reflektimin e mëtejshëm të opinioneve të grupeve të interesit, profesionistëve të shëndetësisë, organizatave jo fitimprurëse, atyre të shoqërisë civile, të cilat janë të angazhuara në cështje të shëndetit seksual dhe riprodhues, të të drejtave të të rinjve dhe adoleshentëve, grave etj.

Pas përfundimit të këtij procesi, pr/ligji do të reflektojë edhe përfundimet e nxjerra nga këto konsultime, deri në rrugëtimin e tij në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura