“Mos u ngut, por as mos u vono shumë”- Këngëtari shqiptar Ermal Meta zbulon se do të bëhet baba, mesazhi për foshnjën

Apr 25, 2024 | 10:36
SHPËRNDAJE

 

Këngëtari shqiptar Ermal Meta do të bëhet baba për herë të parë. Partnerja e artistit është në pritje të ëmbël.

ermal-meta-1

Lajmin e ka dhënë vetë Ermal Meta në një postim në rrjetin social Instagram, ku ka zbuluar se partnerja e tij është shtatzënë dhe do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Ai publikoi foton e një pulovre të bardhë që i kanë blerë foshnjën, ndërsa shkroi: “Kjo  do të jetë pulovra jote e parë. Ne do të presim për ty. Mos u ngut, por mos u vono shumë sepse nuk mundemi pa ty tani. Ne do të presim për ty fortuna e vogël, na sillni verën. Mami dhe babi juaj”.

ermal meta

Përsa i përket jetës private Ermali është treguar shumë i rezervuar dhe ka zgjedhur të mos japë shumë informacione publike.

Këngëtari rigjeti dashurinë pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo. Ai nisi një romancë të re me Chiara Sturdà dhe e publikisht lidhjen gjatë periudhës së izolimit, ku zbuloi se prej disa kohësh ishin fejuar.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura