Çfarë ndodhi? Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi marrin vendimin për tu larguar nga shtëpia e “BBV”

Apr 25, 2024 | 8:48
SHPËRNDAJE

Aktori Romeo Veshaj dhe partnerja e tij Heidi Baçi kanë marrë një vendim të papritur për të dalë së bashku nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Konkurrenti i propozoi banores që të largohen nga spektakli së bashku, ndërsa Heidi pranoi që të lërë pas gjithë eksperiencën e saj në këtë shtëpi për të dalë jashtë së bashku me aktorin.

“Shkojmë në dhomën e rrëfimit dhe zhdukemi. Mos të na interesojë më asgjë”– tha Romeo, teksa çifti u çuan nga tavolina duke shkuar te dhoma e rrëfimit për të kërkuar largimin.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Të dali jashtë te dy

Heidi: Do me dal?

Romeo: Vallai po

Heidi: Dalim

Romeo: Shkojmë në dhomën e rrëfimit dhe zhdukemi. Mos të na interesojë më asgjë

Heidi: Hajde dalim (shkojnë në dhomën e rrëfimit)

Megjithatë nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur në dhomën e rrëfimit, pasi çifti u rikthyen sërish në shtëpi duke vazhduar garën për të fituar çmimin e madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura