FOTO/ Atentat mafioz në Greqi, qëllohet për vdekje në mes të rrugës emigranti. Nisin kërkimet për autorët, dyshohet e përfshirë edhe një grua

May 4, 2024 | 19:46
SHPËRNDAJE

Një atentat mafioz ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 41-vjeçar është vrarë me armë zjarri në mes të rrugës mesditën e së shtunës.

atentat greqi

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një emigrant gjeorgjian, i cili është qëlluar me armë zjarri nga një person, në momentin që ai sapo kishte parkuar motorin dhe kishte hequr kaskën.

greqi emigranti atentati selanik

Viktima ka marrë në turp dy plumba, një në shpinë dhe një tjetër në shpatull.

Raportohet se autori pasi kreu krimin hipi në një makinë tip xhip dhe u largua. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij, ndërsa dyshohet se në atë automjet kanë qenë tre persona, dy burra dhe një grua.

greqi emigranti selanik

Sakaq, në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë si dhe një mjek mjeko-ligjor për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i 41-vjeçarit është transportuar me autoambulancën në morg.

Gjithashtu bëhet me dije se 41-vjeçari është emër i njohur për autoritetet greke, pasi ishte arrestuar si anëtar i një organizate kriminale

greqi emigranti greqi emigranti selanik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura