Ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe zëvendësohen me dritat LED, Veliaj: Rrisin shikueshmërisë dhe kursimin e energjisë

Apr 25, 2024 | 10:22
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se ndriçuesit në rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED.

WhatsApp Image 2024-04-25 at 10.19.21

Veliaj nënvizon se ndriçimi i ri do të ndihmojë në cilësinë e shikueshmërinë.

“MIRËMËNGJES. Ndriçuesit në  rrugët dytësore të Unazës së Madhe po zëvendësohen me dritat LED  , të cilat ndihmojnë në cilësinë e shikueshmërisë  dhe në kursimin e energjisë.  Super”, shkruan Veliaj.

WhatsApp Image 2024-04-25 at 10.19.22

Dritat LED, përveçse kursejnë energji elektrike deri në 65 për qind, edhe rinovojnë sistemin ekzistues, kjo teknologji ka kosto të lirë në mirëmbajtje dhe rrit cilësinë e ndriçimit.

Teknologjia LED garanton qëndrueshmërinë dhe jetëgjatësinë e llambave, disa herë më tepër krahasuar me jetëgjatësinë e llambave aktuale.

veliaj tirana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura