EMRI/ Nuk harroi zakonin e vjetër, një ditë pasi doli nga burgu falë amnistisë kryen vjedhjen e radhës

Apr 25, 2024 | 18:22
SHPËRNDAJE

Ardian Isufi shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.

Untitled

Menjëherë pasi ka lënë qelitë e burgut ka kryer një vjedhje në Korçë.

Sipas informacioneve nga policia ky shtetas ka vjedhur një mjet Ford Fiessta i cili ka qenë i ndezur në parkim afër lagjes 18 të qytetit të Korçës.

Policia është vënë në ndjekje të autorit ndërsa kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori kalon me mjetin e tij në aksin Korçë-Pogradec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura