Ligji për shëndetin s*ksual dhe riprodhues/ Ministrja e Shëndetësisë fton grupet e interesit: Akti do t’i nënshtrohet konsultimit, presim sugjerime

Apr 24, 2024 | 12:44
SHPËRNDAJE

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu tha se ligji për shëndetin seksual dhe riprodhues do t’i nënshtrohet konsultimve publike.

ligji per shendetin ripordhues

Pas mbledhjes së qeverisë, në një komunikim me gazetarët ajo ftoi , të gjitha grupet e interesit që të japin sugjerimet e tyre te vlefshme për të pasur një ligj sipas standardeve nderkombetare.

“Kemi disa ditë që ne kemi hedhur në platformën e konsultimit publik sa i përket një akti ligjor të rëndësishëm që është ai i shëndetit seksual dhe riprodhues.

Është një akt ligjor që vjen në vazhdën e politikave shëndetësore dhe sociale sa i përket përmirësimit të mënyrës si i qasemi shëndetit seksual, sidomos tek të rinjtë, por edhe të rregullojmë shëndetin riprodhues.

Është një ligj rregullator që do ti nënshtrohet konsultimit publik për periudhën e parashikuar. Ne ftojmë grupet e interesit, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët e shëndetësisë, që nëse kanë sugjerime apo mendime të vlefshme për të kontribuar në rregullimin e këtij sektori të rëndësishëm janë të ftuar ta bëjnë atë. Të sjellim një kuadër rregullator bashkohor sipas standardeve ndërkombëtare”, tha ministrja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura