Kandidatja e VMRO-DPMNE kryeson zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Osmani bindshëm para Taravarit

Apr 24, 2024 | 23:07
SHPËRNDAJE

Rezultatet e para që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)  në Maqedoninë e Veriut tregojnë se nga 80% e votave, përkatësisht 2806 nga gjithsej 3508 vendvotime, kryeson kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova me 282.075 vota (39.82%), para Stevo Pendarovskit nga LSDM-ja me 137 450 vota (19.42%).

666666666666-860x497

Bujar Osmani i Frontit Evropian ka marrë 104.143 vota 14.14%, derisa Arben Taravari i koalicionit VLEN ka marrë 73.486 ose 9.98% të votave.

Davkova, në fjalimin e saj sonte falënderoi qytetarët dhe ekipin për suksesin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Siç tha ajo, rezultati për të është shumë frymëzues dhe premton realizimin e angazhimeve të premtuara.

“Ky rezultat është tepër frymëzues për mua, nuk kam fjalë të shpreh mirënjohjen time… Nuk mendoj se jam i veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që atë që premtoj do ta bëj në mënyrën time. Ju siguroj për këtë”, tha Davkova.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se populli sot tregoi se e do Maqedoninë dhe se, çdo një i cili e nënçmon popullin dhe Maqedoninë po bën gabim.

“Kam premtuar se do të fitojmë me më pak se 100 mijë vota, por fitojmë me më shumë se 175 mijë vota. Shumë gjëra kemi thënë se do të ndodhin nuk na besonin, na nënçmonin, mendonin se me fëmijë kanë punë. Ne falë popullit të Maqedonisë, treguam dhe dëshmuam se Maqedonia do të jetë edhe shumë kohë”, tha Mickoski.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura