Goli fantastik nga jashtë zonës, futbollisti shqiptar e bën “sefte” me… Norrkopingun

Apr 26, 2024 | 7:16
SHPËRNDAJE

Futbollisti shqiptar, Ismet Lushaku, ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Norrkopingut në elitën e futbollit suedez. Lushaku shënoi në fitoren 4-2 të Norrkopingut kundër Elfsborgut të vëllezërve Arbër e Besfort Zeneli, si dhe Dion Krasniqit.

NORRKOPING-665x650

Mesfushori 23-vjeçar realizoi në minutën e 61-të me gjuajtje të saktë duke barazuar përkohësisht sfidën në 2-2.

Lushaku në qendër të mesfushës e kompletoi ndeshjen e javës së pestë te vendësit, ndërsa Laorent Shabani ishte në stol. Norrkopingu ka shtatë pikë në pesë ndeshje dhe zë vendin e dhjetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura