Presidenti në Maqedoninë e Veriut zgjidhet në raundin e dytë! Ja kandidatët që shkojnë në balotazh. Sa vota morën shqiptarët

Apr 25, 2024 | 7:15
SHPËRNDAJE

Nga 99.80% të votave të numëruara nga votimet e djeshme për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ka krijuar një epërsi të thellë të dyfishtë me 362.561 vota apo 40,09 % përballë Stevo Pendarovskit, kandidatit të koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane” të udhëhequr nga LSDM që fitoi 180.216 vota apo 19,93%.

pendarovski

Pas tyre është radhitur kandidati i “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI, Bujar Osmani që fitoi 120.803 vota apo 13,36%, ndërsa kandidati i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari ka fituar 83.307 apo 9,21%.

I katërti me vota është radhitur kandidati i koalicionit ZNAM, Maksim Dimitrievski me 83.761 apo 9,26%.

Kandidatja e “Të Majtës”, Biljana Vankovska- Cvetanovska ka fituar 41.167 vota apo 4.55%, ndërsa kandidati i GROM, Stevçe Jakimovski ka fituar 8.096 vota apo 0,90%.

Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në balotazh (raundin e dytë zgjedhjeve), ku do të shkojnë dy kandidatët Siljanovska-Davkova dhe Pendarovski, kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura