Dëmtohet Latifi, Tirana me tre mungesa në Laç. Najdovski spostohet në…

May 4, 2024 | 8:46
SHPËRNDAJE

Tirana do të luajë me Laçin në një transfertë që ndan shumë të ardhmen e skuadrës dhe objektivave të saj.

TIRANA

Tashmë është publike që Tirana ka tri mungesa, Latifin, Jonuzin dhe Lushkjën. Shkurt, një të katërtën e titullarëve. Në këto kushte, Erbim Fagu do të bëjë disa modifikime. Në portë do të jetë Kozi. Në mbrojtje do të jetë një treshe me Micin, Hoxhallarin dhe Lulajn. Në mesfushë do të jetë risia e madhe. Filip Najdovski.

Lojtari do ta nisë nga minuta e parë në këtë repart dhe në krah të tij Deliu e Jaku. Nga krahët e mesfushës do të jenë Përgjoni majtas dhe djathtas Haxhiu. Sulmi do të jetë me dyshen Patrik Abazaj. Një skuadër e ekuilibruar që do të luftojë dhëmbë më dhëmbë me Laçin.

Dy skuadrat gjithmonë kanë dhuruar spektakël në fushën e lojës, por të shohim sesi do të shkojnë gjërat. Tirana luan për “Final 4”, ndërsa Laçi për të mbijetuar në Superiore.

9

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura