VIDEO/ Forcat RENEA ngjiten me shkallë nëpër vilat e bosëve të krimit, pamje nga operacioni i SPAK ku janë lëshuar dhjetëra urdhër arreste

May 17, 2024 | 22:54
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Taulan Balla ka publikuar pamje nga operacioni i SPAK, ku janë lëshuar dhjetëra urdhër arreste pas zbardhjes së disa ngjarjeve kriminale.

renea operacion

Në video shihen forcat RENEA që mësyjnë në vilat e personave të shpallur në kërkim, e madje duke u ngjitur me shkallë.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se lufta kundër krimit të organizuar është e pandalshme dhe po jep rezultat.

“Lufta kundër krimit të organizuar falë bashkëpunimit me SPAK dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, si dhe vetëpastrimi i Policisë së Shtetit nga punonjësit e Policisë të lidhur me ta, janë të pandalshme dhe po japin rezultate për rritjen e parametrave të sigurisë në komunitet, krijimin e një trupe policore të denjë dhe me integritet si dhe për rritjen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Besimi i qytetarëve është elementi kyç që Policia të përmbushë misionin e saj”, shkruan Balla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura