Dardha zbardhet nga dëbora, ja si paraqitet situata në aksin rrugor në pikën turistike!

Apr 20, 2024 | 10:21
SHPËRNDAJE

Pika turistike e Dardhës është zbardhur sërish nga dëbora.

Reshjet e dëborës kanë qenë prezente gjatë natës në lartësitë mbi 1000 m ndërsa mëngjesin e sotëm janë ndërprerë.

Sipas të dhënave trashësia e dëborës ka shkuar nga 5 deri në 10 cm, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Raportohet se rrugor është pastruar dhe kriposur, ndërsa ata që duan të vizitojnë këtë pikë turistike mund të qarkullojnë pa pasur probleme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura