“Mbaroi o jeta ime”- Pamjet e përqafimit me babain u bënë virale! Kush është Rexhina Çelhaka, e reja që shkaktoi vdekjen e 5 personave! U lirua nga Amnistia

Apr 25, 2024 | 11:00
SHPËRNDAJE

Ditën e mërkurë u zbatua lirimi i të dënuarve të cilët përfituan nga Amnistia Penale, e votuar në Parlament më konsensus nga maxhoranca dhe Rithemelimi. Një ndër personat e liruar që bëri xhiron e rrjetit është, Rexhina Çelhaka.

Aksidenti ne Qafe muzine Rexhina CElhaka

Pamjet e vajzës së re janë bërë virale në rrjet për shkak të takimit me babain, i cili e priste me lot në sy, duke i thënë “O shpirti im, o jetë, mbaroi”.

Po kush është Rexhina Çelhaka, e cila ishte e dënuar në burgun e grave pas afro dy vite e gjysmë.

Çelhaka u dënua me burg pasi u shpall fajtore për shkaktimin e aksidentit në Qafë Muzinë në afërsi të Gjirokastrës në gusht të 2021, ku si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një furgon, humbën jetën 5 persona.

Asokohe, shoferja e Land Rover-it, Rexhina Çelhaka, 22-vjeç, lëvizte me automjetin tip Land Rover me shpejtësi në Qafë Muzinë, dhe ajo shkaktoi vdekjen e 5 personave.

Ngjarja ndodhi në gusht të 2021, teksa e reja po udhëtonte në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë.

Rexhina Çelhaka, po udhëtonte me një shpejtësi tej normave dhe është përplasur me mjetin tip furgon të linjës Tiranë-Sarandë. Furgoni doli nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Për pasojë gjetën vdekjen shoferi i linjës Tiranë-Sarandë, i identifikuar si Bardhi Proda 51-vjeç, dhe 4 pasagjerët, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re, Greta Kaberdini.

Vajzat të cilat udhëtonin me mjetin ‘Land Rover’ gjithashtu shpëtuan pa lëndime serioze.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura