Janë mbyllur 5 ndeshjet e javës së 35-të të Premier Ligës angleze, ku pamë Mançester Junajtid të barazonte 1-1 kundër Bërnlit të vendit të fundit dhe Fulhamin me Brojën i futur si zëvendësues, të barazonte në derbin e Londrës kundër Kristal Palas.

 

bandicam-2024-04-27-18-27-29-811

Njukasëll Junajtid nuk e kishte të vështirë kundër Shefilldit, teksa e mposhti në shtëpi me shifrat 5-1. Në takimin tjetër, atë midis Uolverhempton dhe Luton, “dhelprat” arritën të merrnin 3 pikët falë fitores 2-1, brenda në shtëpi.

Me këto rezultate, tashmë Junajtid gjendet në vendin e gjashtë të renditjes, vend që të çon në Ligën e konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa është zyrtare tashmë që Shefilld ka rënë përfundimisht nga kategoria.

FULHAM-KRISTAL PALAS 1-1

GOLI I MUNIZ 1-0 (VIDEO)

GOLI I Sshlup 1-1 (VIDEO)

MANÇESTER JUNAJTID-BËRNLI 1-1

GOLI I ANTONI 1-0 (VIDEO)

GOLI I AMDOUNI 1-1 (VIDEO)

NJUKASËLL JUNAJTID-SHEFILLD 5-1

GOLI I AHMEDHODZIÇ 0-1 (VIDEO)

GOLI I ISAK 1-1 (VIDEO)

GOLI I GUIMARAESH 2-1 (VIDEO)

GOLI I ISAK 3-1 (VIDEO)

AUTOGOLI I OSBORN 4-1 (VIDEO)

GOLI I UILLSON 5-1 (VIDEO)

UOLVERHEMPTON-LUTON 2-1

GOLI I ÇAN 1-0 (VIDEO)

GOLI I TOTI 2-0 (VIDEO)

GOLI I MORRIS 2-1 (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar investigimin e RAI3 ku Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçin e nxjerr si person kyç të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët dhe e etiketon si ‘avokat të narkotrafikantëve’.

lala emisioni report rai3

Lala në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në Neës24 tha se reportazhi i medias italiane është një njollë e zezë për Shqipërinë dhe se investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta.

LEXO EDHE: “Shprehin frikë”- Klodiana Lala për akuzat e kreut të PL ndaj Altin Dumanit: Hetimi ndaj Metës është si një rrjet merimange, theksi është vënë te pasuria

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze.

Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar akuzat Ilir Metës, ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, është shprehur se deklaratat shprehin frikën e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK, ndërsa thekson se hetimi ndaj tij është si një rrjet merimange.

SPAK klodiana lala

Ndër të tjera, Lala shprehet se theksi i hetimit është vënë te pasuria dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të kemi një vendimmarrje për çështjen e rihapur CEZ-DIA.

 “Deklaratat shprehin frikën e Metës nga hetimet e SPAK. Ai ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm politik në Shqipëri. SPAK ka sekuestruar shumë celularë, janë sekuestruar celularë të personave që kanë bashkëpunuar ngushtë me Metën dhe Kryemadhin, prokurorët janë drejt individualizimit të veprave penale dhe kjo ka bërë që Meta të shtojë akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Duket se ka pasur përplasje të fortë mes prokurorëve në SPAK, por se Dumani ka marrë frerët e çështjeve të tij.

Unë jam kundër deklaratave të Metës. Theksi i hetimit është vënë tek pasuria. Thelbi i hetimit është pasuria. Besoj se do të kemi vendimmarrje shumë shpejt. Meta betejën mund ta ketë në sallën e gjyqit. Mendoj që zoti Meta është i informuar për veprimet e prokurorëve. Hetimi ndaj Metës është si një rrjet merimange. Për çështjen CEZ-DIA është pyetur Kastriot Ismailaj, bashkëshortja e tij ka dhënë dëshmi pranë SPAK, shumë persona afër Metës janë pyetur për këtë çështje, është pyetur Ralf Gjoni”, deklaroi Lala.

Jurgen Klop nuk do ta festojë vitin e tij të fundit te Liverpuli me trofeun e titullit kampion. Por me sa duket, me largimin e tij do të prishë marrëdhëniet edhe me një prej personave me të cilët ka kaluar më shumë vite në klubin anglez, Mohamed Salah.

 

dfgfdgdfgdfgdfgfdgfdg

Sinjali i qartë ishte sot në ndeshjen që skuadra e tij barazoi me shifrat 2-2 ndaj Uest Hem, ku të dy patën një sherr publik në pjesën ë dytë të ndeshjes në fjalë. Salah po bëhej gati të hynte në fushë si zëvendësues, kur Klop iu drejtua me disa fjalë dhe egjiptiani ia ktheu shumë i nervozuar edhe me gjeste.

U desh ndërhyrja e Darvin Nunjez që egjiptiani të ndalej në shpërthimin e tij të pazakontë ndaj trajnerit në momente që nuk ishin parë ndonjëherë mes të dyve.

SHIH VIDEON

Në fund të ndeshjes, ata u shkëmbyen përsëri, por nuk i folën njëri-tjetrit. Pas sfidës, Klop tha se gjithçka ishte sqaruar në dhomat e zhveshjeve, ndërsa Salah dha një mesazh shumë të pazakontë. “Po fola, do të ketë flakë”, tha ai duke u larguar nga gazetarët.

PANORAMASPORT.AL

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, ka komentuar Konventën e Partisë së Lirisë, e cila zhvilloi punimet ditën e sotme, duke thënë se Ilir Meta njoftoi se ka bërë rithemelimin e partisë, ndërsa theksoi se i ka qëllimet e qarta.

besnik mustafaj

Mustafaj u shpreh në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, ka shërbyer vazhdimisht si “kingmaker” në zgjedhje duke ndikuar në krijimin e qeverive.

Meta njoftoi se ka bërë një rithemelim dhe është një ngjarje e rëndësishme për vendin. Vetëm një parti është ri themeluar në këto vite, e cila është Partia e Punës që u kthye në Partinë Socialiste. Këtu nuk ka ndodhur. Kam pasur shpresë se PD do e bënte të njëjtën gjë duke i dhënë vitalitet të ri duke e bërë këtë. Meta duket se e ka të qartë atë që synon.

Është një parti që ka një faktor elektoral, një kingmaker edhe pse është forca e tretë në vend.

Pesha për 2025 është e pamatshme sepse është vështirësuar matja e peshës së vërtetë së forcave politike pas ligjit që bëri Rama me Bashën për zhdukjen e konceptit të koalicionit zgjedhor. Po të shohësh nga spektakli i sotëm, nuk është pa peshë. Kjo do varet nga sa deputetë do nxjerrë, etj”, tha ai.

Për deklaratat e Monika Kryemadhit për një largim të mundshëm nga jeta politike, Mustafaj tha se deputetja e Partisë së Lirisë nuk do të lejohet nga temperamenti i saj për të qenë jashtë politikës.

“Më duket se zonja Kryemadhi e artikuloi saktë kur tha se nuk duhet të propagandohet me fjalën nepotizëm. Me Kryemadhin nuk mund të akuzohet për nepotizëm sepse e kanë nisur në të njëjtën ditë dhe ajo ka meritat e veta. Është një politikane që ka rrugën e saj brenda partisë. Atë do e kishte edhe më në dritë nëse s’do ishte gruaja e Ilir Metës. Është i ekzagjeruar shembulli nga nisen njerëzit për shfaqjen e nepotizmit brenda PL. Meta-Kryemadhi nuk është një shembull konkret nepotizmi.

Paralajmërimi i Kryemadhit për të lënë politikën mund të jetë i vërtetë, por edhe një shprehje dëshpërimi. Temperamenti i Kryemadhit nuk besoj se do e lërë të shndërrohet në shtëpiake. Ajo do të kthehet, jam i sigurt. Besoj se me tregimin e votës ajo deshi të tregonte se brenda hierarkisë Meta do të jetë kryetari i saj dhe se ata nuk kanë ndërprerë marrëdhëniet”, u shpreh ai.

Mustafaj komentoi edhe akuzat e javëve të fundit të Metës ndaj SPAK, duke thënë se ish-Presidenti i Republikës ra pre e emocioneve të tij, gjë që nuk mund të justifikohet.

“Meta dhe Berisha ngjasojnë në mënyrën e të bërit opozitë. Janë detyruar të bashkëpunojnë disa herë. Besoj se ka një qëndrueshmëri aleanca mes tyre, e cila është treguar. Nuk mendoj se një politikani duhet t’i përmenden ato që thotë në një pikë të së shkuarës së tij. Politikani i ndryshon qëndrimet në mënyrë strategjike. Churchill shkoi te kundërshtarët e tij kur nuk gjeti hapësirën në partinë e tij. Ka shumë shembuj. Çdo tentativë për të nxjerrë nga konteksti një deklaratë para shumë viteve është spekulative dhe s’ka efekt. Besoj se shpërthimet e Metës ndaj SPAK janë një qëndrim i njëjtë me Berishën. Nuk besoj se kjo është mënyra për ta ndikuar Dumanin apo SPAK-un, sepse është metodë shantazhiste edhe pse verbale. Meta është pre e emocioneve, por nuk justifikohet ky shpërthim emocional. Ambasadat në përgjithësi i rakordojnë qëndrimet e tyre. Kur nuk arrijnë te ato, i mbajnë individuale. Në rastin e Metës, më duket se nëse është realisht shqetësim nga ana e tyre, më duke e ekzagjeruar. Meta nuk ka një fuqi të tillë në politikë sa të çmontojë SPAK apo Dumanin.  Reagimet e tyre janë ndërhyrje në jetën e brendshme politike të vendit. Ka mënyra të tjera për të shprehur qëndrimet e tyre, më diplomatike”, tha ai.

Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë të dielën, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

policia masat

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokomi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

▪️Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:

  • Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;
  • Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

▪️Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:

Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa për garantimin e rendit publik dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve “KF Tirana” dhe “Partizani”, që do të zhvillohet më datë 28.04.2024, në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania”.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara, për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave.

Në orën 14:00 do të bëhet spostimi i automjeteve përreth stadiumit, ndërsa bllokomi i rrugëve do të bëhet në orën 17:00. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, nga ora 17:00 deri në përfundim të aktivitetit, janë:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri te stadiumi “Air Albania”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

▪️Lëvizja e tifozëve të KF Tirana do të bëhet:

  • Xhamllik – ura e Rrugës së Elbasanit – rruga “Papa Gjon Pali II” – stadium;
  • Selvia – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – kthim në rrugën “Bajram Curri”, – rruga “Papa Gjon Pali II” – Coin – Stadium.

▪️Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet:

Kryqezimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja” – përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha” – rruga “Sulejman Delvina”, rruga “Ibrahim Rugova” – pas Presidencës – sheshi “Frederik Shopen” – përpara shkallëve të Universitetit të Tiranës – stadium.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle rigoroze ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj), dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Personat të cilët e kanë të ndaluar hyrjen në objektet dhe mjediset sportive, detyrohen të paraqiten fizikisht në komisariatet policore përkatëse, në ditën dhe orën e zhvillimit të veprimtarisë sportive, në zbatim të ligjit nr. 79/2017, “Për Sportin”, i ndryshuar me ligjin nr. 105/2020, dhe moszbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga ky ligj, përbën shkelje të tij.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument), pavarësisht se mund të jenë të pajisur me bileta.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozërive respektive, për zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura, në oraret e caktuara.

Aktorja e Big Brother Vip 3, Egla Ceno, ka shpërthyer në ofendime ndaj banorëve, për shkak të një situate që ndodhi në pishinë.

egla ceno

Teksa po relaksohej në pishinë, Meriton Mjekiqi është hedhur dhe nga ky veprim i tij, ajo është ka pirë ujin e pishinës

Kjo gjë e ka nervozuar tej mase  Eglën, e cila ka shpërthyer në ofendime ndaj tij dhe banorëve të tjerqë, duke i cilësuar ‘një tufë budallenjsh’.

Debati:

Egla: Nuk u bëtë njerëz.. nuk u bëtë rob zoti! M’u hiq qafe, mos më fol fare

Meritoni: Të kërkoj ndjesë

Egla: Ik ere pir*hu me gjithë ndjesën tate. Na çatë menderen. Na janë mbledh një tufë budallenjsh, rob të trashë

Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa, si dhe duke lënduar disa njerëz, njoftuan autoritetet.

tornadooo

Më shumë se 70 tornado u regjistruan në gjithë vendin nga Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-së, shumica e të cilave përreth Omahas në Nebraska.

Deri të premten mbrëma u raportua për disa të lënduar, por jo për të vdekur.

Tre persona u lënduan në kontin Lancaster në Nebraska, kur një tornado e goditi një ndërtesë industriale, duke e shembur kulmin e saj kur 70 njerëz ndodheshin brenda saj. Disa prej tyre kishin ngecur, por në fund të gjithë u evakuuan dhe të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, thanë autoritetet.

“Ekipet e emergjencës janë duke i kontrolluar shtëpitë e dëmtuara dhe po ndihmojnë me qytetarët e lënduar”, tha Policia e Omahas në rrjetin social X.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale e shfaqën qytetin e vogël Minden, në Ajova, të dëmtuar rëndë nga tornadot.

Rreth 11.000 shtëpi mbetën pa rrymë në Nebraska, sipas autoriteteve.

Shërbimi Kombëtar i Motit bëri shumë paralajmërime për tornado në disa shtete të Amerikës të premten, duke i paralajmëruar ato se stuhitë e fuqishme do të vazhdonin edhe të shtunën.

Tornadot janë të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, posaçërisht në pjesët qendrore dhe jugore të vendit./rel

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Një fëmijë 2 vjeç e ka zënë poshtë motori që ishte parkuar para banesës së shtëpisë së tij.

ambulanca-1-780x405-1

Mësohet se 2-vjeçari ka pësuar dëmtime në trup dhe kokë dhe është transportuar në spital, në gjendje të rëndë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa puna për zbardhjen e rrethanave të rastit, ka nisur.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.04.2024, rreth orës 15:20, në urgjencën e spitalit Korçë, është dërguar nga nëna e tij, një i mitur rreth 2 vjeç, banues në Korçë.

Nga deklarimet e para të familjarëve të tij, rezulton se fëmija duke luajtur aksidentalisht është rrëzuar në oborrin e banesës, nga motori i babait të tij, i cili ka qenë i parkuar. Për pasojë ka marrë dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rei Manaj është bërë një bomber i mirëfilltë në kampionatin turk të futbollit, ku sot ka shënuar golin e 19-të. Sulmuesi i kombëtares shqiptare sot ka ndihmuar Sivasporin të merrte një fitore përballë Koniasporit të Sokol Cikalleshit.

 

asddassadadsadsasads

Ka qenë pikërisht Manaj, si shpeshherë në këtë sezon, ai që ka zgjidhur situatën për skuadrën e tij. Në minutën e 85-të, sulmuesi tentoi të shënonte me një goditje dënimi që u kthye nga muri mbrojtës. Manaj mori përsëri sferën dhe nga jashtë zonës lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i 18 në kampionat për Manajn, i cili tashmë ka para tij në renditjen e golashënuesve më të mirë vetëm Xhekon me 20 gola dhe Ikardin me 21 të tillë.

PANORAMASPORT.AL

 

Policia ka vënë pranga një  66-vjeçar në Lushnjë, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

policia

Blutë e Fierit bëjnë me dije se gruaja e dhunuar është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Gjithashtu,Policia Rrugore e DVP Fier arrestoi në flagrancë shtetasit: K. Ç., 35 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi këmbësorin, shtetasin D. T., 74 vjeç, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore

– ⁠A. K., 55 vjeç, banues në fshatin Grabjan, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Y., 30 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar motomjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Z., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtunën përgjigje zyrtare nga Izraeli mbi një propozim të bërë së fundmi nga grupi për armëpushim. Khalil Al-Hayya, zëvendës shefi i grupit, i cili aktualisht ndodhet në Katar, tha se Hamasi do ta shqyrtojë atë, përpara se të përgjigjet.

LUFTA NE LINDJEHamasi e kishte e paraqitur propozimin më 13 prill ndërmjet ndërmjetësve egjiptianë dhe Katarit.

Pas më shumë se gjashtë muaj lufte në rripin e Gazës, negociatat mbeten të bllokuara. Hamasi vazhdon t’i qëndrojë kërkesës se çdo marrëveshje duhet t’i japë fund luftës.

Të premten një delegacion egjiptian vizitoi Izraelin për bisedime me zyrtarët atje, në një përpjekje për të gjetur një mënyrë për të rifilluar bisedimet me synimin për t’i dhënë fund konfliktit, si dhe lirimin e pengjeve që vazhdojnë të jenë në duart e Hamasit.

Duke iu refruar takimit një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Izraeli nuk kishte propozime të reja për të bërë, po ishte i gatshëm të merrte në konsideratë një armëpushim të kufizuar, gjatë të cilit do të liroheshin 33 pengje nga Hamasi dhe jo 40, sikurse ishte thënë gjatë diskutimeve të mëparshme.

Të enjten, Shtetet e Bashkuara dhe 17 vende të tjera i bënë thirrje Hamasit që të lirojë të gjithë pengjet, si një rrugë për t’i dhënë fund krizës.

Në një deklaratë të lëshuar të premten Hamasi tha se ishte “i hapur ndaj çdo ideje apo propozimi që merrte parasysh nevojat dhe të drejtat e popullit tonë”, sikurse thuhej në njoftim.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë Jake Sullivan, tha të premten se ai kishte vënë re një moment të ri në bisedimet për t’i dhënë fund luftës dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Duke cituar dy zyrtarë izraelitë, faqja informative ‘Axios’ njoftoi se Izraeli u kishte thënë ndërmjetësuesve egjiptianë të premten se ishte gati t’u jepte negociatave për lirimin e pengjeve “një shans të fundit”, duke arritur një marrëveshje me Hamasin, përpara se të vazhdonte me një sulm në Rafah, ku streohen rreth 1 milion banorë.

Ndërkohë, në Rafah, zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se si pasojë e një sulmi ajror izraelit, ndaj një objekti banimi, u vranë të paktën pesë persona dhe plagosën disa të tjerë.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Ndërkohë sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi, sulmet izraelite kanë vrarë 34,000 palestinezë. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera vende./voa

Këngëtarja e muzikës popullore Maya është shndërruar në kryefjalën e mediave ditët e fundit, teksa konflikti me ish-bashkëshortin e saj ka dalë në sipërfaqe. Maya ka denoncuar për dhunë partnerin dhe gjykata ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore.

maya ish burri

Një video nga momentet e përplasjes mes çiftit është publikuar në media ditët e fundit, ku dyshja duket shumë të acaruar. Shuaipi i kërkon Mayas të largohet nga banesa, sepse është e tija dhe sepse ka një urdhër mbrojtjeje, ndërsa kjo e fundit del në ballkon dhe bërtet “Ndihmë, ndihmë”, ndërkohë që lajmëron dhe policinë.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, debati me tone të ashpra mes tyre ka vijuar. “Hë mo, ça bëni? Ça keni? Zbrit pak këtu poshtë. O zonjë zbrit pak se ke urdhër mbrojtje. Lajmëroje policinë poshtë. Edhe mos provo të blesh gjëra këtu në shtëpi se nuk i ke blerë ti. Largohu pak që këtu. Zbrit poshtë! Jeni e lutur të zbrisni poshtë. Është prona ime. Zbrit poshtë, lajmërojë poshtë policinë. Po, po, zbrisni poshtë. OK, zbrisni poshtë! Mos i kap me dorë gjërat e mia! Ke një urdhër mbrojtje, zbrit poshtë. Je e regjistruar e gjitha. Zbrit poshtë se ke hyrë këtu pa të drejtë”, – dëgjohet në video bashkëshorti i Mayas.

Nga ana tjetër, me tone të larta dëgjohet edhe këngëtarja e muzikës popullore.

“Ju lutem më ka ardhur bashkëshorti, ngjitu larg. Duhet të rrijë 100 metra larg nga unë dhe po më kërcënon këtu. Ngjituni lart! M’u largo këtej! Ndihmë, ndihmë! Pse më prek me dorë? Po më provokon? Më preke me dorë tani. O gangster, mos më kap mua me dorë. Ju lutem se po më kap me dorë. Jam me urdhër mbrojtjeje. Është shtëpia ime”.

Pas këtyre lajmeve, ish-bashkëshorti i Mayas, Arben Shuaipi me origjinë nga Fieri, në një intervistë të dhënë së fundmi ka hedhur poshtë çdo deklaratë të këngëtares, teksa mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj saj. Ai shprehet se prej vitesh nuk jeton në Shqipëri, por në Itali, ku punon si arkitekt dhe nuk ka asnjë mundësi të dhunojë fizikisht apo psikologjikisht ish-gruan e tij, Majën.

Sipas tij, si gjatë marrëdhënies së martesës dhe pas saj, ai kurrë nuk ka dhunuar apo qoftë të ketë prekur një fije floku të ishbashkëshortes së tij, teksa shprehet se e vetmja gjë që e lidh atë me këngëtaren është djali i tyre.

“…Në muajin mars 2024, gjyqtarja Fahrije Stringa ka marrë një vendim për lëshimin e një urdhër-mbrojtje në favor të ‘Mayas’, e cila pretendonte se unë e kisha dhunuar. Gjykata ka caktuar që unë të qëndroj 200 metra larg ish-gruas sime. Së pari, ky vendim është tërësisht antiligjor, pasi është marrë pa prezencën time dhe pa më dëgjuar mua si palë e paditur. Së dyti, unë jam me qindra kilometra larg ish-gruas dhe jo 200 metra siç thotë gjykata, pasi jetoj në Itali ku punoj si arkitekt. S’mund të dhunoj gruan në shtëpi apo rrugëve të Tiranë, kur fizikisht nuk jam as në shtëpinë e saj dhe as në Tiranë, por në një shtet të huaj, siç është Italia. Ne si ish-burrë e grua na bashkon vetëm djali ynë, pasi tashmë jetojmë në dimensione dhe vende të ndryshme…”, – ka treguar për “Ora News”, Arben Shuaipi.

Më tej, Arbeni shprehet se ka heshtur dhe gjithmonë ka menduar për të mirën e djalit dhe është munduar që konflikti mes tyre të zgjidhej me mirëkuptim dhe përmes ligjit, por sipas tij, e gjithë kjo luftë po bëhet për djalin dhe vilat e çiftit që janë në komplekse rezidenciale.

“…Unë kam heshtur dhe kam menduar që konfliktin tonë familjar ta zgjidhnim me mirëkuptim dhe përmes ligjit, duke parë dhe të mirën e djalit, që është pasuria jonë më e çmuar. E gjithë lufta bëhet për djalin dhe vilat tona që janë në komplekse rezidenciale. Maya mua kërkon të më nxjerrë totalisht nga pronësia e këtyre dy pasurive në Tiranë, njëherësh të më ndalojë dhe takimin me fëmijën. Maya me sa duket, e këshilluar nga mendje të tjera lakmitare, ka vendosur të publikojë në media një konflikt familjar tonin, vetëm me qëllimin për të më diskredituar dhe mos lejuar që unë të takoj djalin. Në Shqipëri vij vetëm për të takuar fëmijën tim, madje as gjyqet kam filluar të mos i ndjek duke ia lënë në dorë mbrojtjen avokates sime…”, – ka treguar Arben Shuaipi.

Pas 6 orësh, ka mbyllur punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë, ku u miratua statuti dhe 5 prioritetet si dhe u votuan kandidaturat për President dhe zv.President të kësaj force politike.

konventa e pl

Në fjalën përmbyllëse, Meta i falenderoi të gjithë pesjëmarrësit dhe njoftoi se në orën 20:00 do të jenë te Rruga Mustafa Matohiti në protestën që zhvillohet poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhejtorit të vitit 2023.

“Faleminderit të gjithëve, atyre që patën durimin të na ndjekim. Siç e patë asnjë sekondë kjo konventë nuk u mbyll për publikun, kush deshi të fliste foli, cili do që dëshironte të kandidonte, kandidoi. U lutem për fraksione, për fat të keq nuk patëm, shpresoj të kemi herën tjetër.

Nuk jam këtu për të shpallur rezultatet sepse i shpall Komisioni, por meqë vazhdoj ende të jem kryetari PL, meqë na erdhën këtu Bleind Këlliçi, Klevis Balliu dhe disa persona me bluza ‘Lironi liderin e burgosur ne e kemi për detyrim t’u kthejmë vizitën sot te bulevardi i shpresës në orën 8.

I ftoj të gjithë anëtarët dhe simpatizantët që ishin në këtë konventë të bashkohemi të Bulevardi i Shpresës në orën 8”, tha Meta.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një prononcim për mediat, i pyetur për kërkesën të dënuarve për zbatimin më të shpeshtë të amnistisë penale, ka pohuar se nuk dakordësohet me ta pasi tashmë ka një traditë në Shqipëri për zbatimin e amnistisë.

Ajo çka është e rëndësishme ka thënë Balla është që të gjithë ata që kanë përfituar prej saj të mos u rikthehen veprimeve kriminale .

“Unë nuk bie dakord me konstatimin që amnistitë duhet të bëhen më shpesh. E vërteta është që qeveria propozoi këtë vit një amnisti dhe siç e keni parë që ekziston një traditë që asnjëherë nuk ka amnisti të përvitshme dhe ndërkohë amnistia gjithmonë sjell rikthimin në rrugë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale dhe është detyra jonë dhe mesazhi që duhet të japim të gjithë ata që kanë përfituar nga dora e ngrohët e shoqërisë, mendoj se duhet ti vënë gishtin kokës nëse nuk duan të rikthehen atje ku kanë qenë, duhet të zbatojnë ligjin”, tha Balla.

Shitja e biletave vazhdon me ritme normale, por jo si derbi i fundit. Deri dy ditë para ndeshjes, “Panorama Sport” mëson se janë shitur rreth 5400 bileta. Për javën e 33-të të Superiores, Tirana do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.

 

tirana-partizani-1024x685

Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e enjte dolën në shitje biletat. Ato mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ dhe “online” në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë.

PANORAMASPORT.AL

Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, është pyetur në lidhje me një video të publikuar sot nga PD zyrtare, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

ilir meta

Në përgjigje, Meta e ka cilësuar Partinë Demokratike, ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

Deputetja Monika Kryemadhi ka votuar Ilir Metën për president të Partisë së Lirisë dhe fletën e votimit e ka treguar para gazetarëve.

“Për të gjithë ata që thonë se është tradhtare Monika. Ka budallenj sa të duash ore” shprehet ajo.

Pas  votimit, Kryemadhi ka bërë dhe një status në Facebook, ku shkruan se e di kontributin dhe sakrifica që ka bërë, teksa thekson se kur bëhen bashkë, ndryshimi ndodh,

“Çdo grua është gladiatore në taka! Mos heshtni, mos u bëni palë me të keqen, ndërtoni me dinjitet të ardhmen tuaj”, përfundon statusin e saj Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Urime për të gjitha gratë dhe vajzat e Partisë së Lirisë, për miratimin e ndryshimeve statutore, dhe ku sot realizuam që, në periudhë zgjedhore 50% e gjithë buxhetit të partisë të jetë në dispozicion të kandidateve gra dhe vajza!

Bashkimi ynë si gra e vajza solli progres për partinë dhe një standard të ri në politikën shqiptare për mbështetjen e gruas në politikë.

Une e di kontributin tuaj dhe sakrificat që keni bërë, se ato kanë qenë pa kufij, ndaj mos harroni se kur bëhemi bashkë, ndryshimi ndodh!

Si në parti ashtu dhe në Shqipëri!

Çdo grua është gladiatore në taka! Mos heshtni, mos u bëni palë me të keqen, ndërtoni me dinjitet të ardhmen tuaj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rrugën e re në fshatin “Gurrë të Vogël”, nga ku komentoi edhe protestën e djeshme të opozitës.

Rrugën e re është pajisur me kanalizime për ujërat e bardha e të zeza, mure mbajtëse e ndriçim LED, sheshe rekreative për fëmijët e të moshuarit, çka do të sjellë më shumë zhvillim, por edhe rritje të vlerës së pronës për banorët.

veliaj

Veliaj u shpreh se është më e vështirë të punosh në shërbim të komunitetit, se sa të hedhësh një shishe me molotov, pasi në fund banorëve do u ngelen rruga, shkolla dhe kopshti.

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për molotovët, jepja shishen edhe budallait më të madh dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë. Në fund, mbetet rruga; ato muhabetet me molotov do harrohen. Rruga do mbetet, shkolla do mbetet, kopshti do mbetet”, tha Veliaj.

Ai shtoi se me asfaltimin e rrugës, rritet edhe vlerat e pronës në këtë zonë, duke marrë shembullin e fshatrave Qeha dhe Tagan. Ai u shpreh se parimi i Bashkisë së Tiranës eshte qenë një qytet që ecën me të njëjtën shpejtësi në qendër, ashtu edhe në periferi.

“E pashë edhe kur bëmë rrugën në Qeha: erdhën gjithë investitorët e Tiranës, duan me qenë afër rrugës, me ajër të pastër dhe pamje të jashtëzakonshme. Në këtë sens, edhe këtu do të vijnë investitorët, kjo është e pashmangshme. Ndodhi në Qeha, ndodhi në Tagan. Pra ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi. Vetëm një porosi kam, mos i shisni lirë tokat, se kemi bërë gjithë këtë investim. Parimi ynë ka qenë mos të kemi një Tiranë me dy shpejtësi, një me marsh të pestë, një me marsh të parë. Ne duam të kemi një Tiranë që ecën e gjitha me një shpejtësi. Çfarë taksash marrim te kullat atje poshtë, të kemi mundësi t’i investojmë këtu. Çfarë vilet nga biznesi, industria dhe kompanitë celulare, të shpërndahet edhe në katund. Fakti që sot në Petrelë kemi hedhur më shumë asfalt se në 100 vite të Tiranës kryeqytet, më bën të ndihem krenar dhe ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe për gjithë bashkëpunimin”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të përfunduar në kohë asfaltimin e rrugës, për të mirën e përbashkët të komunitetit.

Ka njerëz, siç ka ndodhur këtu në Gurrë të Vogël, që ndoshta janë më të varfër se ata në Tiranë, por e kanë zemrën më të pasur dhe thonë: “Hallall një metër, vetëm të mos bëjmë sherr, vetëm të bëhet rruga, vetëm kalamajt mos t’u prekë këmba baltë, vetëm mos të na bjerë kodra nga erozioni”. Ky bashkëpunim që kam parë këtu në Gurrë të Vogël ka qenë i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj me gjithë zemër se na e keni bërë shumë kollaj këtë punë. Ta gëzoni dhe paçi vetëm gëzime dhe të mira”, tha Veliaj.

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, në një takim në Kolonjë është shprehur se shpesa e banorëve të kësaj zone është vrarë sepse pushtetarët që e drejtojnë nuk e kanë mendjen për ta zhvilluar.

Noka ka hedhur akuza dhe ndaj kryebashkiakut Erion Isai, duke thënë se është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia.

“Në biseda me qytetarët e Kolonjës do shohësh një trishtim të madh, varfëri të tejskajshme, ku e ka zhytur ky regjim. Njerëzit janë më shpresë të vrarë, nuk shohin perspektivë dhe kjo është më shumë sesa një dramë për shoqërinë.

Zonat nuk zhvillohen sepse ky pushtet nuk i e ka mendjen për ta zhvilluar. Ky Erioni këtu 1.30 cm është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia.

Këta miq nuk janë pushtetarë, por grabitqarë. Nuk janë ulur në karrige të shtetit për të qeverisur. Janë plaçkitës dhe misioni i tyre ka qenë vetë plaçkitja.

Më tej dëshpërimi thellohet dhe më shumë sepse nuk ka gjë më dëshpëruese sesa një shoqëri të ndodhet gjithmonë përballë padrejtësisë”, tha Noka.

Ballafaqimet mes Bajern Mynih dhe Eintraht Frankfurt kanë dhuruar emocione dhe lumë golash në etapa të ndryshme. Mjafton t’i referohemi fazës së parë, ku Herri Kejn me shokë pësuan “shuplakë” nga “Shqiponjat” e Gjermanisë, ku ndeshja përfundoi me shifrat e thella 5-1 në favor të Frankfurtit.

bajern frankfurt

BILANCI – Në total Bajerni është sfiduar në 150 takime me rivalin e mësipërm, duke grumbulluar 76 fitore, 31 barazime dhe 44 triumfe i kanë shkuar Frankfurtit, komponent i qartë se supermacia bavareze nuk vihet në diskutim në segment të gjatë kohor.

GOLAT – Nëse i referohemi 3 ndeshjeve të fundit, sfera ka përshëndetur rrjetën në 15 raste, e përkthyer me mesataren 5 gola për ndeshje, shifër e çmendur. Goleada 5-1 kundër Union Berlin i ka ngjitur të besuarit e Tomas Tuhel në kuotën e 87 konkretizimeve. Herri Kejn regjistron 33 konkretizime, duke endur pas rekordit të Levandovskit brenda një sezoni të vetëm (41 gola).

PRITËSE – Kanë kaluar 4 vite që nga suksesi i fundi i Bajernit në shtëpi kundër Frankfurtit, konkretisht data 24 tetor e vitit 2020, (5-0). Ky precedent nënkupton se miqtë kanë marrë përmasat e “maces së zezë”.

MYLER – Futbollisti me numër “25” në gjirin e klubit më të titullar në Gjermanit i mjafton edhe një gol për të rrumbullakosë shifrën e 150-të, fjala është për Tomas Myler. Vetëm Gerd Myler (365), Robert Levandovski (238) dhe Karl-Hainc Rumenige (162) janë përpara lojtarit me origjinë nga Bavaria.

REKORDI I GORECKËS – Mesfushori Leon Gorecka ka barazuar rekordin më të mirë në Bundesligë, i përfshirë në 12 finalizime (5 gola dhe 7 asiste). Shanset janë që 29-vjeçari të ngrejë të dhënat personale në një tjetër nivel dhe ku Frankfurti është rasti i duhur.

PANORAMASPORT.AL

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, reguar pas një ngjarjeje të bërë publik një ditë më parë, ku u raportua se bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj, ka plagosur me thikë rreth 5 muaj më parë, drejtorin e ATK-së.

Në një deklaratë për mediat, Karabina e ka cilësuar ngjarjen skandal, ndërsa thekson se rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga Eri Koshaj, por institucionet shtetërore kanë heshtur.

Sipas saj, “ngjarje të tilla dëshmojnë se si funskionon shteti i korruptuar i Edi Ramës. Qytetari është i pambrojtur dhe i pafuqishëm ndërsa pushtetarët me imunitet mbrojnë jo vetëm veten por dhe familjarë të tyre”.

Reagimi i plotë

Një ngjarje në përmasat e skandalit ka ndodhur mëngjesin e datës 20 Nëntor 2023 në mes të Tiranës, por që është mbyllur nga përfshirja e drejtuesve të disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK) është kërcënuar dhe qëlluar me thikë nga A.I., bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Rasti është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga shtetasit E.K., por institucionet shtetërore kanë heshtur.

Ngjarja është denoncuar nga një media e cila jo vetëm e ka bërë të njohur për publikun ngjarjen e rëndë të një vepre penale që ka për objekt jetën dhe shëndetin e njeriut, por njëkohësisht ka dëshmuar skandalin e fshehjes së ngjarjes nga Policia e Shtetit.

Pas denoncimit në media, ka reaguar Ministrja Ibrahimaj dhe e ka pranuar faktin por pa dhënë shpjegime për shkakun e vërtetë  se pse dhe si ndodhi ngjarja.

Pse Ministrja priti 5 muaj që të reagojë për këtë ngjarje të rëndë? Pse Policia e Shtetit e ka mbajtur të fshehtë ngjarjen?

Pas reagimit të ministres dhe pranimit të përfshirjen së bashkëshortit të saj në këtë skandal, Policia e Shtetit duhet të japë shpjegime dhe të hedhe dritë mbi motivet e ngjarjes.

Ngjarje të tilla dëshmojnë edhe njëherë se si funskionon shteti i korruptuar i Edi Ramës:  qytetari është i pambrojtur dhe i pafuqishëm ndërsa pushtetarët me imunitet mbrojnë jo vetëm veten por dhe familjarë të tyre edhe kur bëhet fjalë dhe për akte dhune me pasoja për jetën apo shendetin e njeriut.

Denoncimi nga media i këtij skandali dëshmon qartë rolin e madh që ka ajo si aleate e publikut për të denoncuar dhe kontribuar në të mirë të tij.

Kryeministri Rama, të cilit është bërë zakon t’i hanë dardha e kumbulla pas shpine, nuk mund të fshihet më pas përgjegjësisë individuale. Ose duhet të shkarkojë ministren Ibrahimaj, për ushtrimin e pushtetit në fshehjen e ngjarjes, ose duhet të japë vetë dorëheqjen si kryeministër i paaftë i një qeverie të korruptuar!

LEXO EDHE: Nuk pranoni të jepte dorëheqjen, burri i ministres Delinda Ibrahimaj goditi me thikë drejtorin e ATK-së në mes Tiranës! Ngjarja u mbajt 5 muaj e fshehur

Ylli i dytë që do të qën diset mbi ngjyrat zikaltër dhe një bllok i rëndësishëm për të vazhduar ecurinë e suksesit edhe në kombëtaren italiane. Në Interin që po feston titullin e 20-të kampion në histori ka një shpirt italian të formuar nga gjashtë elementë, që pasi rezultuan shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë në ecurinë e zikaltërve tani kërkojnë që të jenë të tillë edhe në Europianin e Gjermanisë me fanellën axurre.

inter

Françesko Açerbi, Alesandro Bastoni, Nikolo Barela dhe Federiko Dimarko janë lojtarë të padiskutueshëm në skuadrën fituese të ndërtuar nga Simone Inzagi, përveçse lojtarë të vlefshëm për kombëtaren që nga koha e Mançinit. Mateo Darmian dhe Davide Fratezi janë rezerva luksi, por që gjithmonë kanë dhënë kontributin e tyre sa herë është dashur për skuadrën. Sigurisht që edhe ata e meritojnë një vend patjetër në listën e Europianit. Automatizma loje entuziazëm dhe cilësi. Blloku interist mund të sjellë shumë gjëra pozitive për ekipin e Spaletit që kërkon të konfirmohet edhe një herë tjetër pas triumfit në vitin 2021.

Një grup lojtarësh që u konsoliduan dhe u përmirësuan drejt perfeksionit në Milano nga një rrugëtim i nisur me Antonio Konten dhe i vazhduar me Inzagin. Nga këta lojtarë, 3 prej tyre e kanë shijuar suksesin e Europianit të vitit 2021 me Mançinin. Açerbi në atë kohë ishte me Lacion, ndërsa Bastoni dhe Barela fituan titullin kampion me Konten. Nga ajo ditë ka kaluar shumë kohë. Sot janë 6 italianë që presin me padurim grumbullimin nga trajneri, ku 4 prej tyre kanë shpresa të mëdha për të qenë titullarët fiks në Europian.

6 LOJTARËT- Nikolo Barela është një nga liderët e grupit të Interit dhe e ka treguar edhe në daljet e para me shiritin e kapitenit këtë sezon. Është një element kyç në lojën e zikaltërve, që ka dhënë kontribut si në titullin e 19-të ashtu edhe në të 20-in. Sot është më i pjekur dhe më i përmirësuar, duke u shndërruar në një mesfushor modern. Edhe me Italinë ka marrë shiritin e kapitenit në miqësoret e kaluara dhe Spaleti pret shumë prej tij. Zemër dhe mushkëri për mesfushën italiane. Kur kanë dështuar Çalhanoglu dhe Mkitarian ai ka qenë motori për të udhëhequr ekipin.

Një element tjetër i rëndësishëm është Alesandro Bastoni. E tashmja dhe e ardhmja e mbrojtjes zikaltër. Për këtë arsye është i paprekshëm për ekipin deri në vitin 2028. Bastoni është lojtari që shpeshherë me topin në këmbë thyen linjat e presingut të kundërshtarit dhe shtyn me forcë përpara. Katër asiste në këtë sezon, jo keq për një qendërmbrojtës. Mund të luajë pa frikë si në linjën me 3 ashtu edhe me 4, prandaj me Spaletin pritet titullar i padiskutueshëm. Açerbi që duhet të ishte thjesht një rezervë luksi është shndërruar në një lider dhe pikë e rëndësishme e formacionit zikaltër. 36-vjeçari i ka marrë vendin De Vrajt dhe nuk e lëshoi kurrë. Në harkun e një viti e gjysmë ka ndalur çdo sulmues që ka provuar të shkojë në portën e Interit. Spaleti do t’i besojë një fanellë titullari me shumë mundësi.

Federiko Dimarko që është simbol i interizmit kërkon të bëhet edhe i Italisë. Një mbrojtës i fortë dhe potent që kërkon të furnizojë me topa të rrezikshëm sulmuesin e Italisë, kushdo qoftë ai. Ka shënuar gola spektakolarë dhe do të provojë t’i bëjë me fanellën e kombëtares. Dy të tjerët që duan patjetër të jenë në Europian janë Darmian dhe Fratezi. Ky i fundit është një lojtar i vlerësuar maksimalisht nga trajneri Spaleti, ndërsa Darmian mund të marrë ftesë për faktin që luan si në qendër me 3 ashtu edhe në krah. Aty ku vendin e titullarit e ka Di Lorenco, por blloku zikaltër është gati të udhëheqë edhe Italinë. Kujtojmë që Italia luan në një grup me Kombëtaren shqiptare, Spanjën dhe Kroacinë, një nga grupet e hekurta të Europianit.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

 

Princ Leka është ende në proces divorci me bashkëshorten e tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të jetojë ditë të lumtura me të dashurën e re. Skandali mbretëror doli në sipërfaqe në fillim të marsit, ku edhe në media u shfaqën pamje nga përplasja fizike që ai dhe Elia Zaharia kishin.

elia zaharia princ leka blerta celibashi

Por teksa situata me Elian dhe familjarët e saj është e nderë, Princi ka gjetur një tjetër dashuri dhe gjërat mes tyre tashmë janë serioze. Prej disa javësh, ai dhe fotografia disa vite më e re kanë nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë ku aktualisht Leka po jeton. Duke qenë se Elia me vajzën e çiftit si dhe me familjarët e saj po qëndron në pronën e tij, Princi ka nisur një jetë të re me Blertën në një shtëpi me qira.

Madje, pas shumë muajsh që dyshja fshihej nga sytë e kureshtarëve, tashmë ata e kanë formalizuar lidhjen, duke qenë së bashku edhe në aktivitet që organizohen në nivele mbretërore. Princ Leka së fundmi ka marrë pjesë në një event bamirësie në Maltë, pas ftesës së Dukës së Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij, Princesha Victoria.

Mirëpo mesa duket, në këtë event Princi është shoqëruar nga e dashura e tij e re, fotografja Blerta Celibashi. Ndonëse në fotot e postuara nga eventi në rrjetet sociale 43-vjeçari nuk ka ndarë me ndjekësit asnjë imazh me të dashurën, ka qenë Blerta ajo që ka postuar një foto në Maltë. Mesa duket, ky është eventi parë që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia, Princ Leka është shfaqur i shoqëruar nga partnerja e tij e re. Ish-çifti mbretëror disa muaj më parë i dhanë fund martesë së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe një vajzë, Geraldina, për shkak të tradhtisë së Princit me partneren e tij aktuale.

Një muaj më parë, Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten me të cilën ka një vajzë, Geraldinën dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 43-vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëritjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur. “Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka, ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, – ka dëshmuar Gjergj Zaharia.

“Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur”, – ka dëshmuar Elia Zaharia. Në dëshminë e tij, Princ Leka ka deklaruar se: “Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën ‘Murat Toptani’, rezidenca familjes mbretërore nr. 6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3-vjeçare, pasi me ish-bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me shefin e administratës së Oborrit, shtetasin Syl Mulosmanaj, të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap që ishte boshatisur në kundërshtim me marrëveshjen.

Më pas unë i kam kërkuar Syles që të më shoqëronte deri te vajza ime për ta takuar, për të cilën me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish-bashkëshorten. Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën dhe kam gjetur vajzën time të vogël, Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeç, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të-ish bashkëshortes, shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke me thënë: ‘Ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua’. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke iu drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës dhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën. Në këto momente situata ka agravuar. Shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma te këmbët. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës, por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin, si edhe ka marrë një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”.

Prej muajsh, ish-çifti mbretëror ka qenë kryefjalë e mediave të shtypit rozë. Shkak është bërë ndarja e bujshme e tij pas 15 vitesh. Që pas lajmit, Leka ka preferuar që të qëndrojë disi më i tërhequr nga mediat, duke shijuar në qetësi dhe historinë e tij të dashurisë me Blertën, fotografen disa vite më të re. Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre muaj më parë, teksa treguan se kanë nisur ligjërisht procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre shumëvjeçare, nga e cila ka ardhur në jetë edhe një vajzë, Princesha Geraldina.

Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi. Dyshja janë parë së bashku në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për lidhjen e tyre.

I pari që konfirmoi ndarjen ishte Princ Leka më 15 janar, ndërsa pak pas tij reagoi edhe aktorja Elia Zaharia, ndërsa nuk treguan arsyen pse marrëdhënia e çiftit shkoi drejt fundit. Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi. Ndërkohë që persona pranë Lekës janë përpjekur që ta mohojnë një fakt të tillë. Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror foli në një intervistë për “Canapé” rreth divorcit të bujshëm.

Teli ritheksoi që raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë. Ai ndau opinionin e tij personal për arsyen e divorcit mes çiftit dhe tha se karriera e Elia Zaharias mund të ketë qenë një shkak i mundshëm.

“Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ishPrincesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos. Zonja Elia Zaharia për një moment, mund të ketë shumë arsye, duke e njohur personalisht është shpirt i lirë, nuk mund ta akuzoj për asgjë”.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka çuar në 50% financimin për gratë kandidate në fushatat zgjedhore, nga 30% që kishte propozuar ish-kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

ilir meta monika kryemadhi

Ky vendimin i Ilir Metës është përshëndetur edhe duartrokitur nga Monika Kryemadhi, pavarësisht se kreu i PL-së e la jashtë kësaj force politike.

“Ja pse është lider Ilir Meta”, u shpreh deputetja, duke shtuar “sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë e vajzat për buxhetimin 30%, por ju jep atë që ju takon 50%.”

Konventa miratori propozimin e Monika Kryemadhit që një pjesë e buxhetit të fushatës t’i jepet grave, por me ndryshimin që të mos jetë 30%, por 50%. Ndërsa propozimi tjetër i saj për konfliktin e interesit u rrëzua nga delegatët e Konventës Kombëtare.

Ndërkohë momenti i votimit të buxhetimit për gratë kandidate në Kuvendin Kombëtar është shoqëruar me debate mes Monika Kryemadhit dhe Edmond Haxhinastos.

Pjesë nga debati:

Edmon Haxhinasto: Kjo përqindje nuk ka pse të ngelet 30% kur kandidatet zonja në listat tona mund të jenë shumë më tepër se sa 30%.

Mënyra si e kemi formuluar që në shpërndarjen e fondeve zgjedhore të aplikohet parimi i barazisë gjinore të kemi një kuotë të caktuar për buxhetin që përdorin kandidatet zonja. (Monika Kryemadhi ndërhyn)

30% akomodohet në mënyrën se si e kemi formuluar ne, që do të thotë se zbatojmë parimin e plotë të barazisë gjinore.

Monika Kryemadhi: Jo zoti Haxhinasto mos gënjeni, Në statut nuk është e formuluar fare buxhetimi…. (Ndërhyn Ilir Meta)

Ilir Meta: Miniumi 50%

Monika Kryemadhi: Bravo (Duartrokasin)

Edmon Haxhinasto: Nuk thashë që një statut është përcaktuar një %, thashë që parimi i barazisë gjinore do të thotë që buxheti ndahet proporcionalisht me % e grave në listat e konkurrimit.

Meta ngrihet dhe shkon në podium

Ilir Meta: Mondi të lutem! Faleminderit shumë për propozimin.

30% është pak sepse kemi gra e vajza të mrekullueshme. Ta vendosim minimum 50%,

(Monika Kryemadhi duartroket dhe thotë ‘bravo”.

Ilir Meta: E keni parë ju piktori nxjerr duart para si 5 për të na kopjuar neve por nuk na arrin dot sepse marrim shpejtësi tjetër nga sot me këto votime statuore.

Monika Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta, sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin që keni dhënë për gratë e vajzat, për buxhetimin 30% por ju jep atë që ju takon 50%. Ndaj është lider Ilir Meta., nuk është lider Ilir Meta për të bërë mashtrimin e radhës, e kemi në statut në faqen online ku keni 0 buxhetin për gratë. i konsideroni si të barabarta në buxhetimin vjetor jo të fushatave elektorale. Të jemi seriozë.

Janë qindra gra dhe vajza që kanë besuar tek Ilir Meta dhe PL, nuk kanë besuar tek paragrafët.

Edmond Haxhinasto: Faleminderit zonja Kryemadhi, besoj që referencën për mashtrim nuk e kishit për mua sepse nuk jam shquar ndonjëherë për të tillë.

Vaji i ullirit ka qenë gjithmonë një mbështetje kryesore për njerëzit që fillojnë të adoptojnë zakone të shëndetshme të të ushqyerit. Megjithatë, shumica e ekstrakteve të ullirit që gjenden në treg janë të rafinuara.

vaj ulliri

Përgatitja e këtyre produkteve kryhet në temperatura të larta dhe përfshin përdorimin e tretësve organikë së bashku me produkte të tjera me origjinë sintetike që vetëm ngopin më tej yndyrnat dhe shkaktojnë rritje të kolesterolit të keq në trup.

Si ta njohim vajin autentik të ullirit?

Me të dhënat e etiketës

Është mirë të zgjidhni vaj ulliri ekstra të virgjër dhe të lexoni specifikimet në etiketë. Për shembull, shkalla e aciditetit nuk duhet të kalojë 0,5%, vlera e peroksidit nuk duhet të kalojë 20 miliekuivalente dhe vlera e absorbimit të rrezatimit ultravjollcë duhet të jetë më e vogël se 0,20.

Gjithashtu është mirë të kontrollohet që lagështia dhe substancat avulluese në procesin e prodhimit të jenë 0,15% së bashku me vlerësimin organoleptik për të ditur cilësinë e ullirit me të cilin është krijuar vaji.

Paketimi

Sa më i ri të jetë, aq më i mirë do të jetë vaji i ullirit, kështu që është mirë të zgjidhni ato që janë ambalazhuar në një periudhë më pak se 12 muaj, përveç kësaj, është e rëndësishme të zgjidhni ato që vijnë në shishe qelqi të errët, të cilat lejojne ruajtjen e aftësive antioksiduese të produktit.

Shmangni testin e frigoriferit

Sipas studiuesve, është e rreme që mund të kontrolloni nëse një vaj ulliri ekstra i virgjër është i cilësisë së mirë duke e vendosur në frigorifer dhe duke vëzhguar nëse mbetet në gjendje të lëngshme apo ngrin.

Studiuesit ritheksojnë se ky nuk është një test i bazuar në nivel shkencor.

Premier Liga do të ven doset në ditën e fundit, nëse historia përsëritet. Arsenali aktualisht kryeson me një pikë mbi kampionët e Mançester Sitit, i cili ka një ndeshje më shumë në dispozicion për t’i parakaluar. Liverpuli është ende në garë, por e gjen veten tri pikë larg kreut aktualisht pas humbjes në derbi ndaj Evertonit.

arsenal

Por, sipas statistikave të Optas, të tria skuadrat që ndjekin titullin mund ta përfundojnë kampionatin në barazim pikësh, 86 pikë. Kjo do të ndodhte vetëm nëse Siti, Liverpuli dhe Arsenali do të përsërisin rezultatet e sezonit të shkuar kundër kundërshtarëve të tyre të mbetur këtë sezon.

Siti ka më shumë ndeshje të mbetura, pesë javë, kundër Uolvesit, Totenhemit, Notingem Forestit, Fulhamit dhe Uest Hemit. Kampionët mundën Uolvesin, Fulhamin dhe Uest Hemin sezonin e kaluar, por barazuan kundër Forestit dhe humbën ndaj Totenhemit, duke grumbulluar dhjetë pikë. Arsenali mposhti Totenhemin, Bornmëthin dhe Evertonin, por humbi ndaj Mançester Junajtid, që do të thotë se nëntë pikët e mundshme do t’i çonin në 86 pikë.

Ndërsa Liverpuli mori maksimumin e 12 pikëve pas fitoreve ndaj Uest Hem, Totenhemit, Aston Vilës dhe Uolvesit. Pra, rezultatet e përputhshme do t’i linin tre të parët në kuotë të barabartë pikësh pas 38 javësh dhe titulli do të vendosej nga diferencë e golave. E vetmja herë që Premier Liga është fituar ndonjëherë me golavarazhin ishte në vitin 2012, falë golit të paharrueshëm të Serxho Agueros në aksionin e fundit kundër QPR-së.

Aktualisht, Arsenali ka diferencën më të mirë të golave, duke i lënë “topçinjtë” në pozicionin e favoritit nëse shkohet me pikë të barabarta pas javës së 38-të, duke i dhënë fitoren e parë të titullit që nga viti 2004, kur ata e mbyllën të pamposhtur. Ata janë tetë gola më mirë se Siti, dhe 15 më shumë se Liverpuli.

FUNDJAVË E MADHE Nëse historia është diçka që do të përsëritej, atëherë mund të kemi një fundjavë dramatike. Liverpuli luan në transfertë me Uest Hemin sot. Një përsëritje e rezultatit të sezonit të kaluar do t’i shohë ata të triumfojnë ndaj “çekiçëve”. Arsenali luan ndoshta ndeshjen e tyre më të ndërlikuar të mbetur, kur të bëjnë udhëtimin e shkurtër në stadiumin e Totenhemit të dielën.

Por sezonin e kaluar ata arritën një fitore 2-0 kundër rivalëve të tyre në derbi. Goditja më e madhe mund të jetë në Notingem Forest, ku Mançester Siti luan të dielën pasdite. “Qytetarët” barazuan 1-1 herën e fundit dhe një përsëritje e rezultatit do të hapte sërish garën për titull.

 

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Zëdhënësja e Anti-Korrupsionit në PD-në e Rithemelimit, Genta Vangeli ka denoncuar urdhrin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, i cili sipas saj ka skualifikuar nga gara kompanitë e huaja.


Sipas Vangjelit procedurat duhet të hetohën në SPAK, ndërkohë që nga 2020 e deri më tani janë prokuruar me tenderime 2.4 miliardë euro.

Urdhëri nr 415 i dt. 18 Dhjetor 2019 i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, PËR APLIKIMIN VETËM ONLINE TË DISA SHËRBIMEVE përfshin Aplikimin për ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim.

Nëse shohim aplikimin online në e-Albania mund të verifikohet lehtësisht se koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 35 deri 38 ditë.

I njëjti afat prej 38 ditësh nevojitet për ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim.

Sipas Open Data nga 1 janar 2020 deri tani janë prokuruar në të gjithë vendin 3449 procedura për punë civile me fond 2.4 miliard euro të cilat kishin si kusht skualifikues ekuivalentimin e licencës për zbatim punimesh në ndërtim, ndërkohë afati për dorëzimin e ofertave ishte gjithnjë më pak se 35 ditë.

Si dhe 1541 procedura me fond 81 milion euro u prokuruan në të gjithë vendin për studime- projektime, mbikëqyrje e kolaudime punimesh ndërtimore, ndërkohë që afati për dorëzimin e ofertave ishte më pak se 35 ditë.

Të gjithë Autoritetet Kontraktore të cilët kanë vendosur si kriter skualifikues në dokumentet e tenderit ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim si dhe ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim, me dije kanë skualifikuar nga gara pjesëmarrjen në prokurim të operatorëve të huaj me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik”, u shpreh ajo.

Më tej i bëri thirrje SPAK të hetojë këtë vendimmarrje  në dëm të kompanive të huaja. “A ka ndonjë reagim nga Spak për këto denoncime korrupsioni…

A ka ndonjë reagim nga strukturat ndërkombëtare të cilat prononcohen për protestat por kurrë për korrupsionin kaq madhor që është arsyeja e këtyre protestave…”, tha Vangjeli

Deklarata e plotë e Genta Vangjelit

Urdhëri nr 415 i dt. 18 Dhjetor 2019 i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, PËR APLIKIMIN VETËM ONLINE TË DISA SHËRBIMEVE përfshin Aplikimin për ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim.

Nëse shohim aplikimin online në e -Albania mund të verifikohet lehtësisht se koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 35 deri 38 ditë.

I njëjti afat prej 38 ditësh nevojitet për ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim.

Sipas Open Data nga 1 janar 2020 deri tani janë prokuruar në të gjithë vendin 3449 procedura për punë civile me fond 2.4 miliard euro të cilat kishin si kusht skualifikues ekuivalentimin e licencës për zbatim punimesh në ndërtim, ndërkohë afati për dorëzimin e ofertave ishte gjithnjë më pak se 35 ditë.

Si dhe 1541 procedura me fond 81 milion euro u prokuruan në të gjithë vendin për studime- projektime, mbikëqyrje e kolaudime punimesh ndërtimore, ndërkohë që afati për dorëzimin e ofertave ishte më pak se 35 ditë.

Të gjithë Autoritetet Kontraktore të cilët kanë vendosur si kriter skualifikues në dokumentet e tenderit ekuivalentimin e licencës profesionale për subjekte që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës (jo Shqipëri) në fushën e zbatimit në ndërtim si dhe ekuivalentimin e licencës së huaj individuale në studim e projektim, dhe/ose në mbikëqyrje e në kolaudim, me dije kanë skualifikuar nga gara pjesëmarrjen në prokurim të operatorëve të huaj me qëllim shpalljen e fituesve të paracaktuar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik

neni 2 pikat c, ç, neni 3 pika 1 dhe 2, neni 21 pika 1, neni 87 pika 4, neni 102 pika 2 dhe të gjitha këto veprime shoqërohen me penalitete sipas nenit 132 të ligjit.

Autoritetet kontraktore nuk morën në konsideratë nevojën për të garantuar aksesueshmëri të të gjitha kategorive të përdoruesve, duke përfshirë operatorët e huaj, nuk nxitën pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në procedurat e prokurimit publik dhe as konkurrencën ndërmjet tyre.

Autoritetet kontraktore nuk garantuan trajtim të barabartë dhe jodiskriminues edhe për operatorët e huaj duke mos vepruar me transparencë e në mënyrë proporcionale.

Por shmangën me vetëdije dhe keqdashje zbatimin e ligjit duke ngushtuar në mënyrë artificiale konkurrencën. Konkurrenca konsiderohet se është ngushtuar artificialisht kur prokurimi përgatitet me qëllimin për të favorizuar ose dëmtuar në mënyrë të padrejtë operatorë ekonomikë të caktuar si rasti konkret.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara për procesin e rindërtimit nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj.

Kjo është arsyeja që miliarda euro të prokuruara në mbarë vendin për punë civile dhe studime projektime, mbikëqyrje e kolaudime nuk patën pjesëmarrje të operatorëve të huaj të cilët u kufizuan nga gara për shkak të afatit të ekuivalentimit të licencave i cili tejkalonte afatin e fundit për dorëzimin e ofertave.

Si duhet të reagojmë kur korrupsionin e bën me vetëdije shteti dhe institucionet e tij, kur korrupsioni merr formën e ligjit të shkruar si njoftimet e Albania-s, apo dokumenteve të tenderit të hartuara nga autoritetet kontraktore..

A ka ndonjë reagim nga Spak për këto denoncime korrupsioni…

A ka ndonjë reagim nga strukturat ndërkombëtare të cilat prononcohen për protestat por kurrë për korrupsionin kaq madhor që është arsyeja e këtyre protestave…

Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, është paditur në gjykatë nga televizioni “Top Channel” për dëmtim imazhi pas kunjave të artistit në rrjetet sociale, pasi u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

olsi bylyku

Ka qenë vetë aktori, i cili ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale, ku ka postuar fletëthirrjen e gjykatës pas padisë së televizionit. “Padi për shkaktim dëmi”, shkruhet në fletëthirrjen e Gjykatës së Tiranës, ndërsa Olsi Bylyku ka shkruar në postim në “InstaStory”: “Gabim i madh shumë”. Gjithashtu, aktori i humori në një postim të gjatë në rrjetin social është shprehur me ironi se nëse do të humbasë çështjen në gjykatë, do t’i duhet të paguajë “Çmimin e madh” 100 mijë euro.

“E nxora më datë 17 shkurt ku ju thashë se ‘shpresoj që eliminimi im të nxjerrë kostot e fituesit’”, – shkruan Olsi Bylyku, teksa thekson se, “kam marrë një fletëthirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet, thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prindërit e mi, të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, ‘Top Channel’.

Sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje, ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj ‘Çmimin e madh’ (100.000). (Posti që e nxora më datë 17 shkurt ku ju thashë se, ‘shpresoj që eliminimi im të nxjerrë kostot e fituesit)? Për çdo njeri që do mund të hedh hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e ‘Kimikatit’ në “Top Channel” dhe jam larguar për të shkuar në emisionin ‘BE Coffee’ me të njëjtën pagë, për t’i treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që ‘ngeci’ në ‘Klanifornia’ për arsye se ‘BE Coffee’ u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni.

Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll ‘Klanifornia’, besova në TV ‘Klan’ dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda t’i refuzoja ftesën televizionit ku u krijova si artist, ‘Top Channel’, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot marr një fletëthirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet, thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë or miq. Mirënjohja është e mbjellë tek unë në çdo venë, sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpunëtorët e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit ‘Mos bab…’, deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ia jap fatin që t’i vishte.

Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata. Dhe diçka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: ‘Fëmijët duan punëtorë, liderët duan eprorë’, ndaj ikonat e atij TV u larguan si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Sokol Balla, Altin Basha etj., dhe në televizion paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka etj.. Ju përshëndes dhe natën e mirë!”, – ka shkruar ndër të tjera në reagimin e tij Olsi.

Edhe disa prej VIP-ave janë pozicionuar krah aktorit. Një prej tyre është miku i tij i vjetër, Bes Kallaku, i cili kujtojmë se është një personazh që ka dalë nga ambientet e këtij televizioni. Gjithashtu edhe Klea Huta si dhe Elgit Doda, një personazh që ka pasur një sërë bashkëpunimesh me “Top Channel”, kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Olsit.

Nëse në vitin 2021 nuk do të ishte e mundur të merrte përqafimin ideal të mijëra tifozëve përreth Milanos për shkak të kufizimeve të diktuara nga pandemia e Coronavirus, tani nuk do të ketë asnjë pengesë për Interin, i freskët nga fitimi i yllit të dytë. Për më tepër, zikaltërve iu desh të vuanin talljen e mëtejshme të festimeve të Milanit një vit më vonë, e mundësuar nga mungesa e rregulloreve të rrepta shëndetësore. 

inter

Nesër, në fund të ndeshjes Inter-Torino, do të nisë parakalimi mbi një autobus të hapur në qytet, i cili do t’i lejojë zikaltrit të shpagojnë mungesën e festimeve të tri viteve më parë. Në shenjë nderimi për titullin, Juric dhe lojtarët e Torinos do të bëjnë për kundërshtarët zikaltër të famshmen “pasillo de honor”. Duke qëndruar në dy rreshta, ata do të duartrokasin kampionët e rinj të Italisë, teksa hyjnë në fushë. Një nderim që zikaltrit e morën edhe nga Sampdoria e Claudio Ranierit në vitin 2021, pasi fituan trengjyrëshin. Diçka të tillë, edhe vetë Interi e rezervoi për Milanin më 23 dhjetor 2007, përpara një derbi të fituar me përmbysje falë golave të Cruz dhe Cambiasso.

Pas bilbilit të fundit të ndeshjes kundër Torinos (fillimi i së cilës është caktuar nesër, në orën 12:30), vëmendja do të zhvendoset tek autobusi me çati të hapur, që do ta çojë Interin nga “San Siro” në “Duomo”. Një itinerar 8 km për të cilin, duke llogaritur ritmin e ecjes, do të nevojiten 4 orë. Nisja në orën 16:00 dhe mbërritja pritet në orën 20:00, me lojtarët që do të prezantohen një nga një nga folësi Mirko Mengozzi në “Tarrace 21”.

Në realitet do të ketë dy autobusë. Përveç autobusit më të shumëpritur të lojtarëve dhe stafit, tjetri do të rezervohet për pjesën tjetër të ekipit. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, mbi 50 mijë tifozë të Interit priten në rrugët e Milanos, të cilët do të përshëndeten nga autobusët e hapur. Një turmë e vërtetë do të presë Lautaro dhe shokët e tij, të cilët do të jenë kështu në gjendje të përjetojë në mënyrë të drejtpërdrejtë ngrohtësinë e tifozëve zikaltër. Titulli i yllit të dytë do të festohet në mënyrën më të mirë edhe më 19 maj, kur në fund të Inter-Lazio, trofeu do t’i dorëzohet kapitenit Lautaro nga Lorenzo Casini, president i “Lega Serie A”.  Fusha e “San Siro” më vonë do të presë edhe një koncert, ku do të performojnë disa artistë të njohur.

PANORAMASPORT.AL

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është larguar nga salla kur deputetja Monika Kryemadhi mori fjalën.

ilir meta9

Ilir Meta doli në korridoret e Pallatit të Kongreseve ku zhvilloi takime me simpatizantët, që kanë mbërritur për të marrë pjesë Konvetën Kombëtare të PL-së.

Gjatë bisedave me të rinjtë, Meta u kërkoi që t’i bënin like dhe share postimeve të tij në rrjetet sociale.

Ndërkohë kreu i PL-së, gjatë fjalës së tij, deklaroi se ka ngritur një ekip monitorimi për aktivitetin në rrjetet sociale.

“Sot kam ekipin e monitorimit për sharë, like, komente, nuk jam shumë i apasionuar mbas kësaj gjëje, por ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla, se po të ishte budalla nuk do të rrinte 11 vite në pushtet.

Ka një makineri të tërë shtetërore e ka dyfishuar administratën ndërkohë që Shqipëria është përgjysmuar që kur ka ardhur ai. Mos kujton se ai bën mnbledhje qeveri për të disktuar strategjinë për turizmin, energjinë. Jo ore jo ai bën mbledhje vetëm për të diskutuar se si administrate e patronazhistëve është në rregull apo jo me planin e like, të share, komente”, tha Meta.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë fjalës së saj në Konventën e ditës së sotme, i është përgjigjur deklaratave të Ilir Metës sa i përket lidhjeve nepotike brenda PL.


Kryemadhi u shpreh se sipas saj me fjalën ‘nepotizëm’ po bëhet propagandë, pasi partitë politike kanë të bëjnë me meritokracinë dhe jo me emërime.

“Për nepotizimin, i qëndroj prapë idesë që të mos bëhet propagandë, se në një partitë politike ka të bëjë meritokracia. Vendoset me votë jo me emërim. Në pushtet emërohen”, deklaroi ajo.

Kryemadhi paraqiti edhe një kërkesë për buxhetimin e grave kandidate që do të kandidojnë për deputet dhe këshilla bashkiakë, gjatë fushatave elektorale.

“Është diçka e domosdoshme për të gjitha gratë në të gjithë Shqipërinë për të pasur një buxhet të veçantë për fushata, sepse sot në kushtet përballë krimit, parasë së krimit, është shumë veshtirë për të kandiduar dhe për të bërë një fushatë të ndershme”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi:  5 proritetet e PL kanë qenë qe në themelim të LSI dhe do vijojmë t’i kemi gjithmonë. Unë nuk kisha ndermend të flisja, por përderisa isha vendosur në axhende, i qëndroj dy propzimeve të mia.

E para për buxhetimin e grave kandidate që do të kandidojnë për deputet dhe këshilla bashkiakë, është diçka e domosdoshme për të gjitha gratë në të gjithë Shqipërinë për të pasur një buxhet të veçantë për fushata, sepse sot në kushtet përballë krimit, parasë së krimit, është shumë veshtirë për të kandiduar dhe për të bërë një fushatë të ndershme. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë pëlqimimi i kandidatëve ta çojnë në 50-70%.

Propozimi numër dy, për nepotizimin, i qëndroj prapë që të mos bëhet propagandë, se në një parti politike ka të bëjë meritokracinë. Vendoset me votë jo me emërim. Në pushtet emërohen. 

gjekmarkaj-delina-ibrahimajNGA AGRON GJEKMARKAJ

Gruaja fut shejtanin në shishe thote një proverb, por ministret tona medet, jo nuk ja dalin, hynë në shishen e burrave thotë ai i bekuar Salianj.

Dikur të gjorat gjenin burrë siç e ka thënë Zoti vete me gojë siç burrat gra. Disa ishin vajza normale e gjeten burra normal, disa edhe pse normale gjeten çamarrokë me vese e me ndonjë lek.

Ata nuk e kursyen paranë në ditë të zezë dhe një ditë gratë e panë veten ministre, burrat u ndien mire.

Dikur thonin parja e bardhe në ditë të zezë, tani ta shtojmë paren e zezë per ditë të bardha. Kur e zgjedh burrin për qejf nuk bën t’ja thyesh zemrën.

Tahmaja shtohej, diku prona, diku  tendera, diku emërime, ndoj allishverish tjeter, bereqet , bereqet, termet termet vikat Damua !!

Ndonjë humbi vite më parë postin se burri shfaqej si qerrata në faj, ndonjë se teper çapkën, të tjera mund të ikin se ai nuk mban nervat me vartësit e gruas se nxjerr biçakun, i fut një thikë në ije dhe një prapanice aq sa aktualizohet shumë thënja o zot ruana  b….nga burri i shefes!

Tani duhet vrapuar tek Sigal për të siguruar të prapmen si zonë ekskluzive more të uruar.

Ndonjë bën sekserin poshtë e përpjete dhe nga frika e përgjimeve i shkruan shifrat neper letra dhe i djeg me çakmak dhe pjesën tjetër te komunikimit e bën me gishta e me mimikë  si cjap buzëprerë!

Ç’kohëra more aman ç’kohera. Më mirë mos te kesh burrë fare si ka ardhe stina e moti. Te mendohesh gjate kur martohesh! Ta shtrengosh mirë fiqirin! Ti thuash rradakes perqendrohu!

Tani e tutje Babo tërbieti ishallah nuk do ndaloje martesat për ato qe duan te bëjnë karriere dhe do japë urdhër qe te ndahen ato që duan ta vazhdojnë  ate!!

Qeveria ka rendësi, paraja jo dënglat sentimentale prej mikroborgjezesh. Familjet e pushtetit e kanë të madhe ngasjen dreqerit, te tjeret  jetimë !

Pardje një nga enigmat e mëdha që trazonin shqiptaret nder dekada u duk sikur u shua krejt si thengjilli nën furinë e argumentit si ujë.

Por iluzion paskesh qënë , befas pas tulatjes së parë, ajo u ndez perseri si një debat intelektual, politik, gastronomik, biologjik me permasa tragjike mes eksponenteve të mazhorances.

Zëvendes Kryemistrja Belinda nga Ulëza  e shoqëruar nga Tezja e partisë cila e ndiqte me admirim dhe gëzim, e gatshmë te llapashitej vete në ujë për të kapur ndonjë, shprazi gezueshem mbi “Boten shqiptare” lajmin se krapi i Ulzës është ku e ku më i mirë se krapi i Shkodrës. Ajo tha që ai është edhe gjellë edhe mish. Nën kujdesin e partisë do bëhet më i gjatë se Ulsiu dhe më i mençur se Shalsi. I brymosur me idealet tona ai do te jete solidar, social, socialist dhe i thekur majtist. Tezja u madhengjye. Mes ngasherimit tha ta duam si shok partie! Dhe kur të ngrohemi pranë zjarrit të jugut mejtimet tona tek ky krap safi të perqendrohen!

Ky ishte një perfundim historik nga ana e saj por në Shkodër lajmi u perjetua si shpallje lufte. Krenaria e Qytetit të vjeter u shkryth. Vetë Mamica alias “Madona di Scutari”, u kreshperua , u mvrenjt, mrroli vetullat dhe zjarr i dha zemerimit. Si guxueka ajo që karasin krapin kinez ta krahasoje me atë që është ketu qe kur keto troje u sajuan! Ai levend krap ushqeu  Teuten, Gentin, Balshajt, Venecianet, Karahamahmutin, Ditmirin, Ilir Beqen dhe Benetin ! Tjetër çka natyra vetë perpoq tjeter shumimi artficial, ja për shembull ne pranë Babos u rritem bio jo si shtogu në meze. Shihni ata pranë Muços si rasat”.

Ky debat duket si një shpërthim bërthamor në gjirin e mazhorances ku e ku me i forte  se denoncimi i Gaz Bardhit, reportazhi i Rai 3 , Drejtoret me 5 dhe ata pa numër. Mbrëmë natën Babua  mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe caktoi një komision të përbërë nga Mete, Nikoqiri, Etjeni , Gonxhe dhe Klosi të cileve u la detyrë që të hanë krap çdo ditë per tre muaj, një ditë nga i Shkodrës një tjeter nga i Ulzes, ta hanë ngadalë e me shije, të rrinë shtrembër e të flasin drejt dhe mos të nguten në konkluzione të shpejtuara.

Një komision i posaçëm në udhëheqjen e Kostes së Gramozit e Lindites, do regjistrojë gromësimat , kohëzgjatjen e tyre, duhmem dhe acidet që shperndan. Ai në fund do ju dhurojë  librin e tij të ri “mbi mirëqenien sociale”. Do varin turinjet se helbete librat u shkaktojnë të kruara   e kollitje po ai citon Babo rilindasin  dhe “dritë e diturisë perpara do na shpjerë” e ata ulin kokën.

Babua , virani,  keshilloi gjithsesi mirë është mos të shpallet superior njëri krap nga tjetri por të vihet theksi tek e ndryshmja si vlere e gjithësecilit që konflikti të shmanget, per aksh arsye ha të Shkodres per të tjera të Ulëzes. Qerratenj burra , qerrata krap, qerratesha dilema e maraze!

Teksa jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

bbv2

Ai është një banorët më të komentuar të “BBV3”. Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili këtë javë është rritur sërish me 1 mijë ndjekës, nga 450 mijë ka shkuar në 451 mijë.

Roza Lati nuk ka asnjë ndryshim nga java e kaluar duke numëruar sërish 830 mijë fansa në “Instagram”-in e saj. Kalojmë tek çifti i vetëm momentalisht brenda “BBV3”, Heidi dhe Romeo.

Heidi ka pasur një rritje prej plot 5 mijë ndjekësish duke shkuar kështu në 137K, por nga ana tjetër Romeo ka shtuar 3K në numrin e ndjekësve duke pasur tani 339 mijë. Sa i përket Meriton Mjekiqit, po ashtu si Romeo, edhe ai është rritur me 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 327K.

Ndërkohë, sërish një rritje prej 1 mijë ndjekësish ka pasur Erjola Doçi duke shkuar nga 264 në 265 mijë. Sa i përket banores që ka fituar më shumë ndjekës këtë javë, është Françeska, e cila ka shtuar plot 5.4K në “Instagram”.

Liami ka fituar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Nga ana tjetër, Egla Ceno ka humbur 100 ndjekës dhe tashmë ka 72.4K në “Instagram”.

Sokol Sinomataj, i cili gëzoi lirinë vetëm pak orë për shkak se u arrestua sërish pasi përfitoi nga amnistia penale, ka dalë sot para togave të zeza.

Ai është paraqitur në seancë nën masa të rrepta sigurie ku Gjykata e Vlorës është blinduar nga RENEA.

Gjykata e Vlorës ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatajt ndërsa ka caktuar masën e sigurisë “Arrest ne burg me afat 40 dite”.

Vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e 46-vjeçarit drejt Italisë, pasi Gjykata e Milanos 12 vjet burg për veprat penale te “ organizata kriminale” dhe “ Trafikim ilegal i klandestineve”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë: -Ekzekutoi vendimin penal për shtetasin Sokol Sinomataj, 46 vjeç, të cilin Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me 12 vjet, 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafik ilegal i emigrantëve”,” njoftoi policia pas arrestimit të tij.

Sokol Sinomataj, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, u lirua nga qelia më 24 prill pasi përfitoi nga amnistia penale, për t’u arrestuar sërish në Vlorë nga uniformat blu për llogari të shtetit italian.

Kujtojmë që djali i tij Gëzim Sinomataj u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës më 7 Janar.

“Buzëderri” mori lejen e posaçme nga burgu dhe ishte i pranishëm në varrimin e të birit i shoqëruar nga efektivët.

Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një sërë takimesh në Berlin për të bindur personat kyçë të angazhohen për Kosovën. Por a do të ketë sukses?

 albin kurti1

Vota historike që iu dha Kosovës më 16 prill në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE) e bën optimist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,se anëtarësimi i Kosovës do të jetë në rend të ditës edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të KiE, në mesin e muajit maj. “Mbështetja e fortë për Kosovën me 82 për qind duhet të pasqyrohet edhe në Këshillin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Ne po punojmë për të siguruar që Gjermania të vazhdojë vullnetin e saj pozitiv në Këshill dhe të na mbështesë në mënyrë që Kosova të pranohet si anëtarja e 47-të”, i tha ai  DW në Berlin, në margjinat e një aktiviteti festiv, organizuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) nëBundestag, me rastin e  75-vjetorit të krijimit të Këshillit të Evropës. Albin Kurti mbajti aty një fjalë nderi, ku falënderoi në mënyrë të veçantë deputetët gjermanë për angazhimin e tyre për sigurimin e shumicës në Asamblenë Parlamentare në KiE.

Politikanë dhe ekspertë janë skeptikë

Por, ndërsa në prag të votimit të 16 prillit, Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në KiE, ishte mëse e sigurt se do të arrinte dy të tretat e nevojshme,tre javë përpara ministerialit ai është më i rezervuar me parashikime: “Nga këndvështrimi i sotëm, shanset janë 50/50 për qind. Hapi domethënës që arritëm me shumicën në Asamblenë Parlamentare sigurisht që ka lënë përshtypje tek qeveritë, ministrat dhe komisionet. Por ka ende shumë për të bërë”, tha politikani socialdemokrat për DW.

Edhe më skeptik është Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, (ESI): Ne vëmë re që presidenti i Serbisë po bën një fushatë të sukseshme për të bindur shtetet kyçe në Evropë që të shtyjnë votimin për pranimin e Kosovës për momentin, duket sikur presidenti Vuçiç do ta fitojë këtë betejë”, i tha ai DW.

Qëndrimi i Gjermanisë i paqartë 

Jo vetëm Franca, presidenti i të cilës ia bëri të qartë kryeministrit të Kosovës, në një telefonatë para disa ditësh,por edhe Gjermania duket se nuk është ende e bindur për anëtarësimin e Kosovës qysh tani në KiE, siç i thanë bashkëbiseduesit DW-së. ”Çelësi qëndron në Paris dhe Berlin. Gjermania nuk është prononcuar ende qartazi, por lë të kuptohet se është gati të luftojë për anëtarësim, nëse plotësohen disa kushte”, tha Knaus.

Edhe Frank Schwabe konfirmoi se disa vende po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë moment për të zhbllokuar dialogun e ngecur prej kohësh të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”Ka qeveri që tani duan të sjellin nga dera e pasme atë që nuk u arrit kurrë në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Mendoj se kjo është gabim”, tha Schwabe.

Knaus: Asociacioni është një krijesë fantastike

Konkretisht, ajo që duan të arrijnë vendet perëndimore është që ta shtyjnë Kosovën të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe Por, në një studim të publikuar së fundmi nga ESI, kjo kërkesë e qeverive perëndimore për të krijuar asociacionin përveç faktit që nuk hyn te kushtet e anëtarësimit në KiE, quhet absurde. Themeluesi i ESI-t, Gerald Knaus i tha DW-së se “Asociacioni” është joreal, i ngjashëm me “njëbrirëshin” e përrallave. “Nuk mund të presësh që qeveria të formojë një shoqatë kur anëtarët nuk e duan atë”, tha ai më tej. Edhe pse ekziston një draft-propozim për këtë asociacion, pjesë e Marrëveshjeve të Ohrit dhe Brukselit 2023asnjë prej kryetarëve të zgjedhur të komunave serbe nuk është prononcuar për këtë draft, argumentoi Knaus më tej. “Përveç kësaj, në katër komuna në veri të Kosovës, aktualisht nuk ka përfaqësues të zgjedhur serbë që do të mbështesnin një asociacion të tillë, për shkak të bojkotit zgjedhor.”

Kurti: Asociacioni të mos shkëputet nga marrëveshja bazike

Këto argumente mesa duket nuk i bindin qeveritë e vendeve kyçe në KiE. Knaus është i mendimit se Kosova duhet ta sqarojë edhe më mirë situatën e saj dhe të tregojë se problemi nuk është në Prishtinë, por në Beograd. I pyetur nga DW se si po e menaxhon këtë presion nga jashtë, Albin Kurti, tha se krijimi i Asociacionit duhet të trajtohet në kuadër të Marrëveshjes bazike të Ohrit, e cila nuk është nënshkruar ende nga Beogradi, dhe jo të shkëputet më vete. “Ne jemi në të drejtën tonë”, tha ai. “Ne nuk i reduktojmë të drejtat e pakicës serbe në një formulim të asociacionit të komunave, por as nuk e mohojmë se këtë asociacion të komunave e kanë nënshkruar paraardhësit e mi, si pjesë e 39 marrëveshjeve të tjera me Serbinë. Nuk jam dakord që ‘Asociacioni’ të nxirret nga marrëveshja bazike e të trajtohet më vete”.

Kosova para sfidës më të madhe diplomatike 

Për Gerald Knaus dhe Frank Schwabe është një gjë e qartë: Kosovës do t’i duhet shumë punë diplomatike në javët e ardhshme. Përveç betejave të drejtpërdrejta diplomatike kundër fushatës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, sfidë përbën edhe fakti se në kancelaritë e Evropës mungon vëmendja ndaj vendeve të vogla, duke pasur parasysh problemet serioze me Ukrainën, Rripin e Gazës dhe kërcënimin Izraelit nga Irani.

Gjatë qëndrimit të tij dyditor në Berlin, kryeministri Kurti pati një sërë takimesh me dyer të mbyllura për të sqaruar pozicionin e Kosovës dhe për t’i bindur partnerët se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është në të mirë edhe të KiE. “Ministrat e jashtëm të Këshillit të Evropës kanë te Kosova një partner, që nuk synon vetëm të përfitojë nga KiE, por të kontribuojë”, i tha Kurti DW. “Sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut në Kosovë, janë jo vetëm më të mirat në Ballkanin Perëndimor, por edhe më të mira se në disa vende anëtare të Këshillit të Evropës”. Kurti takoi edhe ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, me të cilën diskutoi hapat që do të ndërmerren deri në takimin e muajit maj, thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme gjermane në platformën X.

Martesat e së njëjtës gjini mund të përmirësojë pozicionin

Se a do të mjaftojnë argumentet e përsëritura të Kurtit, për të bindur Parisin e Berlinin të mos e shtyjnë vendimin për Kosovën, kjo nuk dihet ende. Knaus dhe Schwabe janë të mendimit se Kosova mund ta përmirësojë pozitën e saj, nëse arrin që brenda javëve të ardhshme të miratojë së paku ligjin për martesat brenda gjinisë, siç ka premtuar kryeministri Kurti. Kjo është një e drejtë njerëzore e caktuar me një vendim të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, organ ky i Këshillit të Evropës. Kosova do të ishte vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi, që do ta bënte një hap të tillë, aspak të vetëkuptueshëm për optionin publik në vend, duke dëshmuar kësisoj se i merr seriozisht institucionet e Këshillit të Evropës, tha Knaus./DW

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se i vetmi kusht që ka për t’u larguar nga politika është realizimi i 5 pikave të programit të tij.

ilir meta8

“Cilido që dëshiron që Ilir Meta të ikë nga politika, le të më mbështesi që të realizojë 5 prioritete për 4 mln shqiptarë që një orë e më parë dhe unë do të iki”, deklaroi Meta.

Meta theksoi se kanë qenë të tradhtuar si opozitë, ndaj “jemi këtu ku jemi”, por theksoi se “tani jemi zgjuar, s’ka më natë”.

“Unë kam nevojë për dashuri pa kushte”, përfundoi fjalën kreu i PL-së në Konventën Kombëtare.

Ilir Meta: “Me të gjithë ata që janë opozitarë, të gjithë ata që janë shqiptarë. Cilido që dëshiron që Ilir Meta të ikë nga politika, le të më mbështesi që të realizojë 5 prioritete për 4 mln shqiptarë që një orë e më parë dhe unë do të iki. Shqipëria ka shumë vende të bukura që nuk i kam parë akoma. Malet tona më të larta, kështu na kanë mësuar gjyshërit tanë më parë kur kalonim kohë të vështira, malet tona edhe më të larta kur kohët ishin më të vështira. Never give up. Liria nuk dhurohet, mos harroni kurrë. Atdheu na duhet që të jetojmë të lirë. Të bashkohemi për ta shporrur njëherë e mirë atë që e quajtur ‘ebola” në mitingun e 2017, atë që përzë shqiptarët. Duhet të jemi popull i bashkuar. I ftoj të gjithë të ngrihen,  unë çdo ditë jam në rrugë, kam kartëvizitat me vete, u jap të gjithëve, u jap numrin tim. Bëjeni të gjithë këtë gjë dhe do ta përmbysim rilindjen në pak muaj, jo në 2025.

Shqipëria do të fitojë, PL do e meritojë këtë emër, nga sot fillon një histori e re. Edhe Ilir Meta ka nevojë për besnikëri, do e çoj deri në fund këtë betejë dhe do të triumfojmë, Kemi qenë të tradhtuar si opozitë ndaj jemi këtu ku jemi,. Tani jemi zgjuar, s’ka më natë. Edhe natën ditë që Shqipëria të shikojë dritë.

Unë kam nevojë për dashuri pa kushte, i vetmi kusht që kam unë është të betohemi sot për ty atdhe, me këtë program të mrekullueshëm dhe këtë ekip që kemi. Fitore.

Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno, pas përplasjeve të shumta kanë kaluar një moment të qetë së bashku, ndërsa kanë shprehur vlerësimet për njëri-tjetrit gjatë këtij rrugëtimi në BBV.

egal ceno meriton mjekiqi bbv

Moderatori u shpreh se ndoshta do vije dita që ata do t’i kërkojnë falje njëri-tjetrit për të gjitha situata mes tre, ndërsa tha se e ka dashur dhe respektuar aktoren.

Nga ana tjetër, edhe Egla ka shprehur vlerësim për Meritonin, duke thënë se debatet me të kanë qenë të vërteta dhe  jo të të stisura dhe të ndyra siç kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me të.

Pjesë nga biseda:

Meritoni: Do vijë dita që do më kërkosh, e ndoshta do të të kërkoj falje

Egla: E di pse

Meritoni: Se më ke lënduar

Egla: Nuk të kam lënduar, ti më ke lënduar dhe provokuar. Un kam qenë e detyruar të reagojë.

Meriton: Tek dhoma e bardhë kemi kaluar momente të vështira, duke i bërë ti të vështira. Duke mos pranuar urimin

Egla: Po çfarë urimi mo, ju më bastarduat deri natën e ditëlindjes, unë ta pranoja, për çfarë ta pranoja. Si mund  ti pranosh nga dikë që të degjeneron, të tall. Megjithatë, e di për çfarë të respektoj, që debatet me ty nuk janë të stisura dhe të ndyra si kërkon Juli dhe Françeska të bëjnë me mua. Ne të dy kemi ca gjera prej vërteti. Ai po kërkon të më njollosi. Kam zero respekt për ta. Të respektoj dhe veten dhe ty.

Meriton: Unë e kam të përjetuar me ty, dhimbje, kemi qenë të afërt, të gjitha. Nëse ka dikë që e kam respektuar e kam dash si njëri në këtë shtëpi, ka qenë e vërtetë që ke qenë ti.

Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës tha se e ka ndërprerë punën pas një sulmi me dronë.

R

DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se katër termocentrale të saj janë goditur.

“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase”, tha DTEK në një komunikatë. “Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”.

Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se sulmet ruse cak e kishin rajonin Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore dhe rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk.

Halushchenko tha se një punëtor i energjisë është plagosur. DTEK raportoi për viktima, por nuk dha hollësi.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 21 prej 34 raketave ruse gjatë natës, tha komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës të shtunën.

Gjatë muajit të fundit, ushtria ruse i ka rritur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i sulmuar termocentralet dhe hidrocentralet e këtij vendi pothuajse çdo ditë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone.

Në Rusi, ndërkohë, një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar me dronë mëngjesin e së shtunës, thanë zyrtarët lokalë.

“Saktësisht 10 UAVs (dronë) fluturuan drejt në rafineri. Kjo shkaktoi zjarr të madh. Mund të ketë dëme të padukshme”, tha Eduard Trudnev, drejtori për siguri i Slavynaks ECO Group, i cili e udhëheq këtë rafineri./REL

Një 65-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale, është arrestuar në Durrës.

arrestim1

Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza është dënuar nga Gjykata e Milanos me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

65-vjeçari akuzohet se nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë drejt Italisë. Ai u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

 

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “ Periudha”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një organizate kriminale me veprimtari në fushat e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Periudha ”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza, 65 vjeç. Gjykata e Milanos e ka dënuar këtë shtetas, me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë, drejt Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

“Allianz Stadium” do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal për Juventus-Milan. E bukura e mbrëmjes së sotme do të jetë se në 42 mijë vendet e impiantit bardhezi do të ulet e gjithë bota, duke e bërë vërtet speciale supersfidën e 34-t të Serisë A.

milan juve

Në stadium do të jenë të pranishme 103 kombësi të ndryshme, kjo duke qenë se 25 për qind e biletave për duelin e sotëm janë shitur jashtë kufijve italianë. Dhe normalisht që kjo është një gjetje marketingu nga ana e klubit të Juventusit, duke qenë se përpara sfidës, tifozët e pranishëm nga i gjithë globi kanë prenotuar mbi 3000 bileta për të vizituar muzeun e Juventusit, por në të njëjtën kohë do të prekin pak a shumë edhe çdo ambient tjetër që ofron struktura sportive e “Zonjës së Vjetër”.

Sigurisht që në një Juventus-Milan, duke parë edhe afërsinë dhe lirshmërinë tashmë për të lëvizur, nuk do të mungojë Shqipëria, ndonëse harta e shpërndarjes së tifozëve të pranishëm është vërtet mahnitëse. Nga informacionet që ka lëshuar vetë klubi bardhezi, shtete e tjera më përfaqësuese në këtë sfidë do të jenë Franca, Gjermania, Belgjika dhe Polonia. Por në të njëjtën kohë do të ketë “gjurmë” edhe nga Afrika e Jugut, Indonezia, Peruja, Nikaragua, Zelanda e Re, Senegali, Etiopia, Kuba dhe Republika Dominikane.

Arritja e gjetjes së këtyre biletave është bërë e mundur nëpërmjet fanklubeve të Juventusit në të gjithë botën. Interesi mbi ndeshjen në fjalë tregon sesa e gjerë është dashuria për këtë sport dhe sesa lehtë dhe shkurt lidh futbolli popujt në të gjithë globin. Por mbi të gjitha ky është një tjetër sinjal për ata që nënvizojnë se futbolli italian ka humbur pikë në botë dhe konfirmimin do e japë shumë qartë Juventus-Milan, një sfidë legjendare dhe e gjitha për t’u shijuar…

PANORAMASPORT.AL

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj ndërkombëtarëve gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare, “që mendojnë se ne jemi popull pulash, që na thonë shkelni kushtetutën e bëjeni fërtele”.

 

ilir meta7

Ilir Meta u shpreh se ambasadorin e Italisë do e kishte shpallur non grata në Shqipëri, por theksoi se nuk e bëri për shkak të marrëdhënieve me Italinë.

“Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra”, u shpreh ai.

Kreu i PL-së deklaroi se nëse një diplomat diskuton dekretin e Bajram Begaj “unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz”. 

Ilir Meta: “McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni kushtetutën e bëjeni fërtele. Kështu e bëni në vendet tuaja? I betoni anëtarët e Gjkykatës Kushtetuese tek Lana? E zgjidhni Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota nga 84 që ka Kushtetuta

Nuk bëhen në një vend europian këto në vend anëtar. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët.

Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit.

Të jeni të sigurt se nuk është vepër e sekretarit të shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranit. Mirë dakord unë u çmenda, po ti torrollak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çoje në GJK.”

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur akuzat ndaj 4 personave të arrestuar gjatë një aksioni mbrëmjen e së premtes (26 prill), të cilët dysgoihet se kanë kryer veprat penale të korrupsionit dhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

spak

Sipas SPAK, zyrtari i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së me iniciale D. S., dhe  shtetasi me iniciale A. O.kryeplaku i Lagjes së Re, Sauk, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019 kanë kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut.

Gjithashtu dyshohet  se nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve që kanë rezultuar nga përgjimet e bisedave telefonike, administruar në fashikullin e procedimit penal.

Ndërsa dy personat e tjetër në hetim, shtetasi me iniciale A. H., me detyrë në kohën e kryerjes së veprimeve, jurist i Aluiznit, Tirana Jug dhe më pas ASHK, Tirana Jug dhe shtetasi me iniciale Y. B., në rolin e sekserit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Njoftimi SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 24.03.2020, procedimin penal nr. 100, të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 dhe 245, paragrafi parë  Kodit Penal.

Pas kryerjes së veprimeve hetimore me vendimin nr. 42, datë 25.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera gjykata ka vendosur:

  1. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim D. S., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328  dhe 25, të Kodit Penal.
  2. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. O., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328, dhe 25, të Kodit Penal.
  3. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. H., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodit Penal.
  4. Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Y. B., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodi Penal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 26.04.2024, masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.42, datë 25.04.2024.

Për personat nën hetim D. S., zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe A. O., kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë, ka dyshime të bazuara në prova, se kanë kryer veprat penale  Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

Gjithashtu me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve që kanë rezultuar nga përgjimet e bisedave telefonike, administruar në fashikullin e procedimit penal.

Për personat nën hetim A. H., me detyrë në kohën e kryerjes së veprimeve, jurist i Aluiznit, Tirana Jug dhe më pas ASHK, Tirana Jug dhe shtetasi Y. B., në rolin e sekserit, kanë konsumuar elementët e veprës penale Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Vijon kryerja e veprimeve hetimore, në kuadër të procedimit penal nr.100, të vitit 2020, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të personave nën hetim, të sipërcituar dhe personave të tjerë, që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbardhur takimin e tij të parë pasi mori postin e Presidentit të vendit, me ambasadoren greke në atë kohë, Eleni Surani.


Meta tregoi se ambasadorja i kishte sjellë në vëmendje çështjen e detit me Greqinë, për të cilin nuk ishte arritur asnjë marrëveshje, ndërsa i ishte përgjigjur se “detin nuk ma ka falë gjyshi, nuk është i imi, po të doni shtëpinë time, atë ua fal”.

Po ashtu, pjesë e kërkesave të ambasadores Surani, sipas Metës ka qenë edhe dhënia e  shtetësisë shqiptare Anastas Janullatosit.

“Ti nuk do ikësh pas asnjë sukses i thash, se problemi i Fortlumturisë do zgjidhet”, tha ai.

Ilir Meta: Kur më erdhi ambasadorja greke, Eleni, në takimin e parë si president, më tha ‘si do iki unë nga Shqipëria, çështjen e detit jo, çështjen e shtetësisë së Fortlumturisë jo’, dëgjo i thash, tek kjo e detit nuk ma ka falë gjyshi, nuk është i imi, po të doni shtëpinë time, atë ua fal.

Aty është Kushtetuta dhe ka një vendim të Gjykatës, dhe unë dua ta zgjodh në interes të dy vendeve. Ti nuk do ikësh pas asnjë sukses i thash, se problemi i Fortlumturisë do zgjidhet, se çdo gjë është përdorur si një sajesë politike, të shkonte ai 90 vjeç në polici, apliko në komisariat, e kërkon procedura thoshin. Erdhi zotëria, për një javë u zgjidh çështja.

Godina e burgut të vjetër në Durrës po rrënohet dita-ditës, ndërsa banorët po e harrojnë funksionin e saj të dikurshëm. Menjëherë pas përfundimit të luftës, qindra qytetarë u mbajtën të izoluar brenda mureve të këtij burgu, si të hetuar apo të burgosur politikë.

Burgu i vjeter ne Durres

Mjaft prej tyre patën një fund të dhimbshëm, por e kaluara dramatike e kësaj ndërtese gjatë viteve të komunizmit duket se po fshihet nga kujtesa.

Arkitekti Artan Kacani tha për BIRN se godina  është ngritur në periudhën osmane dhe që në fillim ka patur të njëjtin funksion, si burg.

Gjatë 10-vjeçarit 1945-1954 në godinën e burgut, që u njoh zyrtarisht me emërtimin Kampi nr 7, u mbajtën mbi 300 të dënuar apo njerëz nën hetim.

Kacani shtoi se ndërtesa njëkatëshe me përmasa 24 metra me 16 metra mund të kthehet në një muze të sakrificave njerëzore gjatë asaj periudhe të zymtë, por edhe si pjesë e historisë.

“Do të ishte një muze alternativ i atij që pritet të ngrihet në Spaç, me të njejtin qëllim,” tha Kacani, duke shtuar se tashmë ka disa guida që e kanë future “burgun e vjetër” të Durrësit në hartën e vizitave turistike.

“Ndodhet thuajse në qendër të Durrësit dhe mund ti shtohet hartës së monumenteve historikë pranë tij,” shtoi arkitekti durrsak.

Gjatë viteve të para të diktaturës komuniste, në Durrës janë shfrytëzuar edhe banesa të tjera private, shumë më të vogla, për hetimet dhe torturat ndaj atyre që konsideroheshin “armiq të pushtetit” apo “të dyshuar” si të tillë.

Anton Bonati, tha për BIRN se xhaxhai i tij, imzot Jul Bonati, drejtues i komunitetit katolik të Durrësit , u mbajt fillimisht nën hetim në një godinë në bulevardin kryesor, e cila nuk ishte e vetmja në qytet ku kryheshin tortura.

“Në fund fare xhaxhain e transferuan në godinën e spitalit psikiatrik, apo çmendinës siç njihej në Durrës,” tha Bonati, duke shtuar, se në vitin 1951 kleriku i shquar vdiq në mënyrë tragjike mes të sëmurëve.

Rrugica pranë godinës së ish-burgut sot është e qetë. 

Dy gra të moshuara na tregojnë se tashmë zona është mbushur me godina të reja, dhe thuajse askush nuk kujtohet më për muret e burgut, që janë mbuluar nga ferrat.

Pak metra më tej ngrihet muri rrethues i Mauzoleut të Dëshmorëve, ku pushojnë eshtrat e mbi 150 dëshmorëve me gjithë respektin e merituar. 

Kompleksi i projektuar nga ing. Kristo Sotiri është ndërtuar në vitin 1949, thuajse e njëjta kohë kur shumë pranë tij, pas hekurave të burgut vuanin dhjetëra e dhjetëra qytetarë “kundërshtarë të regjimit”.

“Do të ishte me vend, që pranë mureve të burgut të vjetër të vendosej të paktën një memorial kujtese, me disa të dhëna që kujtojnë sakrificat e të dënuarve,” tha për BIRN Aleksandër Cangonja.

Studiuesi Cangonja shtoi se për këtë qëllim, bashkë me një grup veprimtarësh shoqërorë, ata po përgatisin një kërkesë drejtuar bashkisë së qytetit.

“Kompleksi i mauzoleut të dëshmorëve, është një simbol i lirisë dhe kujtesa për godinën e vjetër të burgut do të kishte të njëjtën vlerë, atë të emblemës së lirisë,” tha Cangonja.

“Myftiu i Durrësit, Mustafa Varoshi ishte vetëm 50 vjeç, kur vdiq nga torturat dhe sëmundja në Burgun e qytetit, ku për vite me radhë predikoi paqen dhe mirësinë.

Shkrimtari dhe kritiku Arshi Pipa ka sjellë vite më parë një dëshmi të rëndësishme nga burgu i Durrësit, ku edhe ai vetë vuajti disa vite si i burgosur.

Prof. Pipa dëshmon në librin e tij të burgut takimin në qelitë e Durrësit të imzot Vinçens Prenushit me imzot Jul Bonatin, të cilin sapo e kishin transferuar nga hetuesia e Vlorës.

“Dom Bonati kërkoi ti puthte dorën imzot Vinçens Prenushit, por ai nuk e lejoi,” kujton Pipa. “I vuri dorën në kokë për bekimin dhe sërish ra në shtrat”, shtoi ai.

Dy klerikët katolikë që humbën jetën në burgjet komuniste tashmë janë shpallur “martirë” nga Vatikani. “Ndoshta, kjo është një arsye më shumë që burgu i vjetër i Durrësit, ku edhe martirët vuajtën dhe u flijuan, të kujtohet përmes një memoriali ,” përfundoi arkitekti Artan Kacani./BIRN

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama përdor administratën dhe patronazhistët për “like dhe share” në rrjetet sociale.

“Mos kujtoni se Edi Rama është budalla, se po të ishte budalla nuk do të rrinte 11 vite në pushtet”, u shpreh Meta, duke shtuar se edhe vetë tani ka ngritur një ekip monitorimi.

Ilir Meta: Jam kënaqur shumë atë ditë që i bëra një mesazh urimi Petraq Milos, se nuk e dija që kishte ditëlindjen mbi 1100 komente kam marrë për profesorin. I thashë profesor shikoji komentet, hiq patronazhistët, ato fake se atë punë kam, që kemi gjithë ato njerëz që duan, ti afrojmë në mënyrë që të kalojmë nga votat virtuale në terren, në organizim dhe kështu do ta bëjmë këtë histori.

Sot kam ekipin e monitorimit për sharë, like, komente, nuk jam shumë i apasionuar mbas kësaj gjëje, por ju mos kujtoni se Edi Rama është budalla, se po të ishte budalla nuk do të rrinte 11 vite në pushtet.

Ka një makineri të tërë shtetërore e ka dyfishuar administratën ndërkohë që Shqipëria është përgjysmuar që kur ka ardhur ai. Mos kujton se ai bën mnbledhje qeveri për të disktuar strategjinë për turizmin, energjinë. Jo ore jo ai bën mbledhje vetëm për të diskutuar se si administrate e patronazhistëve është në rregull apo jo me planin e like, të share, komente.

Nëse ne përtojmë të bëjmë diçka kaq të vogël po nesër çfarë do të bëjmë tek kutia e votimit. Kjo nuk është gjithçka, por tregon as i organizuar je, sa nerv ke për të dalë kampion. Nuk po luajmë as që të mbetemi në Ligë, por që të jemi kampionë, Në krah të Ilir Metës do të jenë ata që luajnë për kampionë, edhe mund të mos dalim, por ndeshjen nuk e sheshim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka akuzuar Serbinë se po vazhdon ta shkelë një marrëveshje të Brukselit mes dy vendeve për personat e pagjetur, duke i shpërfillur kërkesat e Kosovës për hapjen e arkivave të policisë dhe ushtrisë serbe në lidhje me mijëra personat e zhdukur me forcë gjatë luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë.

OSMANI

Duke folur pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit më 27 prill në Prishtinë, Osmani tha se “edhe sot Serbia vazhdon që të bëjë krim të dyfishtë, sepse njëherë e kreu krimin, e pastaj bëri çmos që ta fshehë atë, duke i fshehur gjurmët e krimit edhe 25 vjet më vonë”.

Në Kosovë më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve me Forcë gjatë luftës. Rreth 6,000 njerëz u zhdukën gjatë luftës së fundit, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pagjetur.

“Përkundër faktit se kryetari i komisionit qeveritar, Andin Hoti, i ka dërguar letra Serbisë disa herë, duke i kërkuar që…të hapen arkivat për të dhënat e brigadave policore dhe ushtarake, për të cilat ka dëshmi që kanë marrë pjesë në masakra por edhe në operacione pas luftës për fshehjen e trupave – Serbia akoma nuk bëhet e gjallë në përgjigjen e këtyre kërkesave dhe vazhdon ta shkelë këtë marrëveshje të arritur në Bruksel”, tha Osmani.

Kosova dhe Serbia, një vit më parë, u pajtuan për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rendësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Një vit pas, asgjë prej këtyre në praktikë, të gjitha vetëm në letër.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë ditë më parë se Deklarata e përbashkët, e miratuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023, “nuk po zbatohet ende”.

Stano theksoi se Deklarata nuk është ligjërisht e detyrueshme, por shtoi se BE-ja kërkon nga palët që të angazhohen “në mënyrë konstruktive” në kuadër të dialogut, për të arritur pajtueshmëri për termat e referencës.

Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./REL

Kreu i Parisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij nga Konventa Kombëtare, paralajmëruar anëtarët e Konventës, duke i thënë se “kush është me të, të qëndrojë, kush do të bëjë lojën e ‘torollakut’ të largohet”.

“Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën, të tjerët të më japin dorën e të largohen. Kush qëndron këtu për të bëra lojërat e atij torollaku, e ka shumë gabim, se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës”, tha ai.

Më tej Meta ka treguar dhe gabimin më tëmadh që ka bërë sipas tij në drejtimin e LSI, kur deputetën dogjën mandatet.

“Bëra gabim që fola me dy deputetët, duhet ti kisha marrë të gjithë”, tha ai.

Ndër të tjera, ish-presidenti ka treguar edhe bisedën me Haxhinaston pas kësaj ngjarjeje, ku i ka thënë: “ore zotëri po ti si e bërë këtë gjë, si nuk çove një sms”, më thoshte “unë mendova se e kishin mbyllur me ty.’

Meta: Unë dua tu them një gjë gjithë Shqiptarëve, e dinë që unë Kushtetutën jo që nuk e kam shkelur, dhe këtë e ka thënë dhe Venecia ku është hedhur para e madhe kundër Presidentit. Një gabim e kam bërë unë, kam bërë gabim që natën e  zgjedhjeve, pasi u zgjova nga ora 2 e natës në Vlorë, për të bërë presion ndaj mafias, që nxitën dhunë e vrasje në Elbasan, që kishin plan ta linin opozitën me 20 mandate, unë i vetëm bëja presionin që duhet të bëja për të shpëtuar pluralizmin. Më dhimbsej partia ime që kisha krijuar, me po po, jo-jo.

Kush është me Ilir Metën, nëse votohet president, do të rrijë me Ilir Metën, të tjerët të më japin dorën e të largohen. Kush qëndron këtu për të bëra lojërat e atij torollaku, e ka shumë gabim, se Ilir Meta ka bërë shkollën e Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Sali Berishës, etj. Ndaj gabimi që unë bëra, filloi me 9% numërimi i LSI, kur u zgjova unë vajti me 6%. E dija që ishin dy kompani izraelite, që kishin lidhje bashkë që punon një për Ramën e një për Lulin, kundër LSI. Dogjën mandatet, bëra gabim që fola me dy deputetët, por duhet ti kisha marrë të gjithë.

Nepozitimi është shkaku që jemi këtu. Ky Edmond Haxhinasto që e dua kaq shumë, kur i them “ore zotëri po ti si e bërë këtë gjë, si nuk çove një sms”, më thoshte “unë mendova se e kishin mbyllur me ty. Por si ore unë të iki nga fusha e betejës. I thosha “more profesor Panariti”, se erdhi në presidencë, “si e bëre këtë ti, je shkencëtar e kështu”. “E bëra”, më tha. “Kështu më ka thënë edhe babai atëherë, e bëmë ne këtë”. Po si e bëmë ne këtë, çfarë ti bëj unë atyre mesazheve tani këtu. Gjysma e partisë është në emigracion.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duke deklaruar se kanë marrë nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare.

“Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu”, u shpreh kreu i PL-së në Konventë, duke shtuar se vetë zgjodhi të vendoste të parët në listat të rinjtë

Ilir Meta: Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja.

Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë.

Perspektiva e një trajneri holandez me një fokus thuajse maniakal në taktikat, i cili është pranë marrjes së një gjiganti futbolli anglez tjetër, ka shumë të përbashkëta me atë që kemi parë. Dy vjet pasi Erik ten Hag u largua nga Ajaksi për Mançester Junajtid, Arne Slot duket se do të ndjekë “armikun” e tij të vjetër në veriperëndim të Anglisë.

Trajneri i ri-Arne-Slot

Slot pritet që të zëvendësojë Jyrgen Klopin pas largimit të tin nga “Anfield” në verë, por paralelet mes Ten Hagut dhe Slotit janë të dukshme dhe jo vetëm për sa i përket pamjes dhe kombësisë. Ashtu si ten Hag, Slot është pamëshirshëm ambicioz dhe një fanatik kontrolli që kërkon dominim të plotë në një klub.

Njëri transformoi Ajaksin ndërsa tjetri Fejnordin, kampionët në fuqi, qëkëtë vit fituan edhe Kupën e Holandës. Sezonin e kaluar, Zhoze Murinjo përsëri preu nëmes ëndrrat evropiane të Slotit pasi Roma mundi Fejnordin mepenallti, për të arritur në çerekfinalet e Ligës së Europës.

Pas ndeshjes së parë, Slot e bëri tëqartë se ideja e tij për të luajturfutboll ishte formësuar ndërsashikonte Mançester Sitin e Pep Guardiolës dhe jo futbollin e portugezit. “Ai gjithmonë dëshirontë luajë futboll sulmues, ai gjithmonë dëshiron të zotërojë topin,ai gjithmonë dëshiron një organizim të lojës nga portieri për tëgjetur hapësirë dhe lojtarë të lirënë mesfushë”, tregon MartajnKrabendam, një gazetar për “Voetbal International”, i cili ka mbuluar Fejenordin e tij.

PANORAMASPORT.AL