“Parti e vulës pa moral”- Meta i përgjigjet PD-së zyrtare: Si doli vulaxhiu kryetar i Bashkisë së Tiranës? Jo vetëm që gënjen për orën, por edhe…

Apr 27, 2024 | 15:55
SHPËRNDAJE

Në një prononcim për mediat, kreu i Partisë së Lirisë, është pyetur në lidhje me një video të publikuar sot nga PD zyrtare, ku tregoheshin episode të kaluara politike me akuza të ndërsjellta mes Sali Berishës dhe Ilir Metës.

ilir meta

Në përgjigje, Meta e ka cilësuar Partinë Demokratike, ‘parti e vulës pa moral’, teksa kthen në vëmendje zgjedhjen e Lulzim Bashës kryetar të Bashkisë së Tiranës

“Uaaa, ore flet partia e vulës për moral. Si doli ky vulaxhiu kryetar bashkie në Tiranë në 2011, me 23 mijë vota dhe prapë u desh qëndresa e heroike e Arben Ristanit që të dilte. Çfarë të themi, Jo vetëm të gënjen për orën, por ai dhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura