“Shprehin frikë”- Klodiana Lala për akuzat e kreut të PL ndaj Altin Dumanit: Hetimi ndaj Metës është si një rrjet merimange, theksi është vënë te pasuria

Apr 27, 2024 | 18:27
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar akuzat Ilir Metës, ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani. E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, është shprehur se deklaratat shprehin frikën e kreut të Partisë së Lirisë ndaj SPAK, ndërsa thekson se hetimi ndaj tij është si një rrjet merimange.

SPAK klodiana lala

Ndër të tjera, Lala shprehet se theksi i hetimit është vënë te pasuria dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të kemi një vendimmarrje për çështjen e rihapur CEZ-DIA.

 “Deklaratat shprehin frikën e Metës nga hetimet e SPAK. Ai ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm politik në Shqipëri. SPAK ka sekuestruar shumë celularë, janë sekuestruar celularë të personave që kanë bashkëpunuar ngushtë me Metën dhe Kryemadhin, prokurorët janë drejt individualizimit të veprave penale dhe kjo ka bërë që Meta të shtojë akuzat ndaj Prokurorisë së Posaçme. Duket se ka pasur përplasje të fortë mes prokurorëve në SPAK, por se Dumani ka marrë frerët e çështjeve të tij.

Unë jam kundër deklaratave të Metës. Theksi i hetimit është vënë tek pasuria. Thelbi i hetimit është pasuria. Besoj se do të kemi vendimmarrje shumë shpejt. Meta betejën mund ta ketë në sallën e gjyqit. Mendoj që zoti Meta është i informuar për veprimet e prokurorëve. Hetimi ndaj Metës është si një rrjet merimange. Për çështjen CEZ-DIA është pyetur Kastriot Ismailaj, bashkëshortja e tij ka dhënë dëshmi pranë SPAK, shumë persona afër Metës janë pyetur për këtë çështje, është pyetur Ralf Gjoni”, deklaroi Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura