Konflikti pas eliminimit nga “Big Brother”, prapaskenat e padisë ndaj aktorit Olsi Bylyku

Apr 27, 2024 | 14:04
SHPËRNDAJE

Aktori dhe këngëtari i njohur, Olsi Bylyku, është paditur në gjykatë nga televizioni “Top Channel” për dëmtim imazhi pas kunjave të artistit në rrjetet sociale, pasi u eliminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

olsi bylyku

Ka qenë vetë aktori, i cili ka bërë publik lajmin në rrjetet sociale, ku ka postuar fletëthirrjen e gjykatës pas padisë së televizionit. “Padi për shkaktim dëmi”, shkruhet në fletëthirrjen e Gjykatës së Tiranës, ndërsa Olsi Bylyku ka shkruar në postim në “InstaStory”: “Gabim i madh shumë”. Gjithashtu, aktori i humori në një postim të gjatë në rrjetin social është shprehur me ironi se nëse do të humbasë çështjen në gjykatë, do t’i duhet të paguajë “Çmimin e madh” 100 mijë euro.

“E nxora më datë 17 shkurt ku ju thashë se ‘shpresoj që eliminimi im të nxjerrë kostot e fituesit’”, – shkruan Olsi Bylyku, teksa thekson se, “kam marrë një fletëthirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet, thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prindërit e mi, të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletëthirrje nga gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, ‘Top Channel’.

Sigurisht me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje, ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj ‘Çmimin e madh’ (100.000). (Posti që e nxora më datë 17 shkurt ku ju thashë se, ‘shpresoj që eliminimi im të nxjerrë kostot e fituesit)? Për çdo njeri që do mund të hedh hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e ‘Kimikatit’ në “Top Channel” dhe jam larguar për të shkuar në emisionin ‘BE Coffee’ me të njëjtën pagë, për t’i treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që ‘ngeci’ në ‘Klanifornia’ për arsye se ‘BE Coffee’ u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni.

Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll ‘Klanifornia’, besova në TV ‘Klan’ dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda t’i refuzoja ftesën televizionit ku u krijova si artist, ‘Top Channel’, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot marr një fletëthirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet, thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë or miq. Mirënjohja është e mbjellë tek unë në çdo venë, sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpunëtorët e mi sesa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit ‘Mos bab…’, deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ia jap fatin që t’i vishte.

Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata. Dhe diçka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: ‘Fëmijët duan punëtorë, liderët duan eprorë’, ndaj ikonat e atij TV u larguan si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Sokol Balla, Altin Basha etj., dhe në televizion paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka etj.. Ju përshëndes dhe natën e mirë!”, – ka shkruar ndër të tjera në reagimin e tij Olsi.

Edhe disa prej VIP-ave janë pozicionuar krah aktorit. Një prej tyre është miku i tij i vjetër, Bes Kallaku, i cili kujtojmë se është një personazh që ka dalë nga ambientet e këtij televizioni. Gjithashtu edhe Klea Huta si dhe Elgit Doda, një personazh që ka pasur një sërë bashkëpunimesh me “Top Channel”, kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Olsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura