Begaj uron presidenten e re të Maqedonisë së Veriut: Jam i bindur se së bashku do të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet mes vendeve tona mike

May 9, 2024 | 16:37
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot Zonjën Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.

siljanovkska

Presidenti Begaj në një postim në profilin e tij në platformën X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve
Postimi i plotë i Presidentit të Republikës:
“Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV. Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura