Statistikat Bajern-Frankfurt/ Katër vite pa fituar në shtëpi,15 gola në 3 ndeshjet e fundit

Apr 27, 2024 | 14:55
SHPËRNDAJE

Ballafaqimet mes Bajern Mynih dhe Eintraht Frankfurt kanë dhuruar emocione dhe lumë golash në etapa të ndryshme. Mjafton t’i referohemi fazës së parë, ku Herri Kejn me shokë pësuan “shuplakë” nga “Shqiponjat” e Gjermanisë, ku ndeshja përfundoi me shifrat e thella 5-1 në favor të Frankfurtit.

bajern frankfurt

BILANCI – Në total Bajerni është sfiduar në 150 takime me rivalin e mësipërm, duke grumbulluar 76 fitore, 31 barazime dhe 44 triumfe i kanë shkuar Frankfurtit, komponent i qartë se supermacia bavareze nuk vihet në diskutim në segment të gjatë kohor.

GOLAT – Nëse i referohemi 3 ndeshjeve të fundit, sfera ka përshëndetur rrjetën në 15 raste, e përkthyer me mesataren 5 gola për ndeshje, shifër e çmendur. Goleada 5-1 kundër Union Berlin i ka ngjitur të besuarit e Tomas Tuhel në kuotën e 87 konkretizimeve. Herri Kejn regjistron 33 konkretizime, duke endur pas rekordit të Levandovskit brenda një sezoni të vetëm (41 gola).

PRITËSE – Kanë kaluar 4 vite që nga suksesi i fundi i Bajernit në shtëpi kundër Frankfurtit, konkretisht data 24 tetor e vitit 2020, (5-0). Ky precedent nënkupton se miqtë kanë marrë përmasat e “maces së zezë”.

MYLER – Futbollisti me numër “25” në gjirin e klubit më të titullar në Gjermanit i mjafton edhe një gol për të rrumbullakosë shifrën e 150-të, fjala është për Tomas Myler. Vetëm Gerd Myler (365), Robert Levandovski (238) dhe Karl-Hainc Rumenige (162) janë përpara lojtarit me origjinë nga Bavaria.

REKORDI I GORECKËS – Mesfushori Leon Gorecka ka barazuar rekordin më të mirë në Bundesligë, i përfshirë në 12 finalizime (5 gola dhe 7 asiste). Shanset janë që 29-vjeçari të ngrejë të dhënat personale në një tjetër nivel dhe ku Frankfurti është rasti i duhur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura