Kandidatët në zgjedhje/ Ilir Meta bën akuzat e forta: Luli dhe “torollaku” morën nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve! Kurse unë vendosa…

Apr 27, 2024 | 11:30
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës duke deklaruar se kanë marrë nga 1 milionë deri 2 milionë euro për të vënë të parët në listat e deputetëve në zgjedhjet parlamentare.

“Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu”, u shpreh kreu i PL-së në Konventë, duke shtuar se vetë zgjodhi të vendoste të parët në listat të rinjtë

Ilir Meta: Organizimi sot fillon nga e para, në darkë do të mblidhemi me komisionin e organizimit dhe do të bëjmë bilancin e ditës së sotme, do e fillojmë nga vetja.

Pse gënjehet Ilir Meta me foto, bëj një foto 5 veta aty. Bënë mbledhje ata të rinisë e u mblodhën 15 veta.

Nuk dinte Ilir Meta si Luli dhe tarallaku të merrte nga 1 mln euro, 2 mln euro për të vënë të parin në Fier, të dytin atje apo këtu. Unë vura të rinj që të bëhen modele për të rinjtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura