U paraqit në SPAK, gazetari Baton Haxhiu flet para mediave: Nuk kisha fletëthirrje, shkova të intervistoja njërin prej hetuesve për…

May 9, 2024 | 15:19
SHPËRNDAJE

Gazetari Baton Haxhiu, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsioni dhe Krimit të Organizuar, dhe pas daljes nga ky institucion ka folur para mediave.

baton haxhiu

I pyetur për arsyen e paraqitjes para SPAK, Haxhiu tha: “Shkova të intervistoja njërin prej hetuesve për një lëndë”.

Një tjetër gazetar e pyet nëse ishte për çështjen e inceneratorëve dhe në përgjigje ai tha: “Aq mundem me thënë, s’kam të drejtë. E lexoni”.

Gazetari Osman Stafa i drejtohet duke e pyetur nëse kishte fletëthirrje, por ai e mohon.

“Jo nuk kisha fletëthirrje. Nuk ka lidhje me fletëthirrjen kjo”, tha Haxhiu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura