Vijoi protesta kundër qeverisë Rama edhe ditën e 18-të, ku qytetarët u mblodhën sërish të shumtë në numër para Kryeministrisë.
Një protestuese përshëndeti moratoriumin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku kërkohet pezullimi i lejeve për zonat e mbrojtura përfshi edhe Zvërnecin.
Ajo shtoi se revolucioni duhet të vijojë dhe të mos ndalet këtu.
Protestuesja: Parlamenti europian vendosi Moratorium të menjëhershëm për ligjin e zonave të mbrojtura në Shqipëri. Ky moratorium kërkon që të pezullohen të gjitha lejet e dhëna në Zvërnec, Rrjoll, Darëzezë. Në malet e Shqipërisë, natyrën shqiptare që po cenohet nga projektet e mëdha. Ky presion i vazhdueshëm ndaj qeverisë ka qenë arsyeja e amendamentit sot. Kjo nuk duhet të thotë se duhet të heshtim por duhet të shtojmë, duhet të vazhdojmë të vijmë në shesh, të flasim me njëri tjetrin, si do bashkëjetojmë me njëri tjetrin gjatë këtij revolucioni dhe pas tij. Kjo protestë ka nisur nga dashura për natyrën dhe për vendin tonë. E shohim Shqipërinë si një vend plot jetë.
© Panorama.al











