“Njollë e zezë për Shqipërinë”- Gazetarja Lala për investigimin e RAI3: Korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta

Apr 27, 2024 | 18:40
SHPËRNDAJE

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar investigimin e RAI3 ku Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçin e nxjerr si person kyç të marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët dhe e etiketon si ‘avokat të narkotrafikantëve’.

lala emisioni report rai3

Lala në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në Neës24 tha se reportazhi i medias italiane është një njollë e zezë për Shqipërinë dhe se investigimi në fjalë tregon se lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta.

LEXO EDHE: “Shprehin frikë”- Klodiana Lala për akuzat e kreut të PL ndaj Altin Dumanit: Hetimi ndaj Metës është si një rrjet merimange, theksi është vënë te pasuria

“Investigimi i RAI3 është njollë e zezë për Shqipërinë dhe tregon se korrupsioni dhe lidhja e politikës me krimin e organizuar është në nivele të larta. Qeveria shqiptare duhet të na tregojë rolin e Agaçit për trafikantët që kanë ardhur në Shqipëri dhe ata trafikantë e kanë bërë burgun që iu takon apo jo. Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e RAI3 është skandaloze.

Kjo sepse Rama pyetet nga gazetarët dhe ai nuk jep përgjigje. Imagjinoni ku ka arritur arroganca. Kryeministri e shikon median si një instrument në dorën e vet. Kryeministri duket i tronditur nga ky investigim. Fakti që kryeministri është irrituar, tregon se arroganca dhe korrupsioni ka shkuar në nivele të larta, shkojnë deri aty sa relativizojnë çdo gjë”, deklaroi gazetarja Lala.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura