Flamur Noka në Kolonjë, akuza kryebashkiakut Erion Isai: Është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia

Apr 27, 2024 | 15:24
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Rithemelimit, Flamur Noka, në një takim në Kolonjë është shprehur se shpesa e banorëve të kësaj zone është vrarë sepse pushtetarët që e drejtojnë nuk e kanë mendjen për ta zhvilluar.

Noka ka hedhur akuza dhe ndaj kryebashkiakut Erion Isai, duke thënë se është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia.

“Në biseda me qytetarët e Kolonjës do shohësh një trishtim të madh, varfëri të tejskajshme, ku e ka zhytur ky regjim. Njerëzit janë më shpresë të vrarë, nuk shohin perspektivë dhe kjo është më shumë sesa një dramë për shoqërinë.

Zonat nuk zhvillohen sepse ky pushtet nuk i e ka mendjen për ta zhvilluar. Ky Erioni këtu 1.30 cm është i shkurtër nga shtati, por i gjatë nga babëzia.

Këta miq nuk janë pushtetarë, por grabitqarë. Nuk janë ulur në karrige të shtetit për të qeverisur. Janë plaçkitës dhe misioni i tyre ka qenë vetë plaçkitja.

Më tej dëshpërimi thellohet dhe më shumë sepse nuk ka gjë më dëshpëruese sesa një shoqëri të ndodhet gjithmonë përballë padrejtësisë”, tha Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura