“Mbyllja e kishave dhe xhamive, një sukses i paparë!”- Ditari sekret i Hysni Kapos, zbulohen bisedat me Enverin e Nexhmijen: Do të jemi vendi i parë në botë pa institucione kulti

Oct 7, 2020 | 21:49
SHPËRNDAJE

Hysni-Kapo-Dossieri-Enver-Hoxha-Shembja-Kishave-Xhamive-Sukses

AFRIM IMAJ/ Hysni Kapo ishte një ndër protagonistët e aksionit politik për prishjen e kishave dhe xhamive, për ta bërë Shqipërinë, siç shkruan ai, vendin e vetëm ateist në botë. Ditari dhe shënimet e tij që u përkasin muajve të parë të vitit 1967, përmbajnë një pasqyrë të plotë të kronologjisë së lëvizjes së bujshme.

Kapo, duke qenë në majën e piramidës politike, ka memorizuar mjaft nga të pathënat e këtij aksioni, që për kohën u publikua si iniciativë e rinisë. Në ato që pohon ai, aksioni ka nisur me një projeksion të Enverit “për një Shqipëri ateiste”, që është kumtuar fillimisht në kupolën e Partisë në shembullin e revolucionit kulturor kinez dhe është implementuar më tej sipas një programi rigorozisht të kontrolluar nga lart.

Në janarin e vitit ’67, në sajë të ndihmës së të deleguarve të KQ, rinia e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës shpalli iniciativën “Të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, besëtytnitë dhe zakonet prapanike”. Pas publikimit të lajmit në median e regjimit, Enver Hoxha, duke marrë “shkas” nga ky veprim nga poshtë, mbajti fjalimin historik, siç e cilëson Kapo “Revolucionarizimi i mëtejshëm i Partisë dhe pushtetit”, nëpërmjet të cilit pretendohet një hop cilësor në rrugën e zhvillimit socialist të vendit.

Momenti i tretë që përmend krahu i djathtë i kreut të Partisë në kujtimet për këtë periudhë, është kryeartikulli i porositur nga Enveri për “Zërin e Popullit”, që u botua dy ditë pas fjalimit programatik:

“Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së Partisë kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, besëtytnive dhe zakoneve prapanike”. Hysni Kapos i ka qëlluar, siç dëshmon në ditar, që pjesën kulminante të aksionit kundër fesë dhe zakoneve prapanike ta ndjekë nga Kina, ku ka shkuar në krye të një delegacioni qeveritar. Jo rastësisht, aty ai ndjek me vëmendje të posaçme ecurinë e revolucionit kulturor që kishte shpërthyer rishtas dhe prej andej mendon si mund të implementohet më tej në kushtet e Shqipërisë fryma e tij. Njëherazi, me qarkullimin e kuadrit nga qyteti në fshat dhe lëvizjen masive për të goditur publikisht me dacibaot e famshme frymën antisocialiste, për funksionarin e lartë të Partisë ishin me interes edhe praktikat e goditjeve të pamëshirshme ndaj atyre që guxojnë të dalin nga binarët e ideologjisë së Partisë.

I porsakthyer nga Kina, Kapo shkruan: “Takova shokun Enver. Biseduam mbi problemet e mëdha shoqërore, me të cilat sot është angazhuar Partia dhe populli, për problemin e gruas, për zakonet prapanike, për të këqijat e fesë dhe luftën kundër saj, për punën e kujdesshme që duhet të bëjmë në mënyrë që të zbatohen drejt udhëzimet dhe orientimi i Partisë. Iniciativa për të mbyllur kishat dhe xhamitë ecën mirë. Një sukses ky i paparë…”

Pjesë nga ditari

Pekin, 21 janar 1967

Gjithë paraditja kaloi në spital. Pres me padurim ditën kur do të nisem për në Shqipëri. Më duket sikur jam në tokën mëmë kur vete në ambasadë. Çmallohem atje, shoh një ambient të vogël, shqiptar. Në ora 15:30 shkova në ambasadë. U takova me shokë, biseduam. Atje piva një kafe vendëse. Kadriu, shoferi i ambasadës nga Petrela, është i shkathët dhe bën kafe të mirë. U largova para orës 17 sepse më njoftuan se shoku Kan Shen donte të takoheshim. Në fakt, nuk erdhi, kërkoi ndjesë sepse i kishte dalë një punë urgjente.

hysni1

Pekin, 23 janar 1967

Është një nga netët e rralla që kam fjetur mirë që kur kam ardhur në Kinë. Mora hapje gjumi. Mbasi hëngrëm mëngjesin me Beharin dhe Xhavitin, bëmë shëtitje në park. U propozuam miqve të shkonim në Parkun e Verës. U nisëm nga ora 11. Qëndruam deri nga ora 13. Parku ishte si i shkretë. Ai është mbyllur tashmë që kanë ardhur në Pekin nga gjithë Kina mbi 1 milion gardistë. Populli merret me revolucionin kulturor. Në Parkun Veror të Perandorit ka me të vërtetë mrekullira të artit kinez. Soditëm pak, dolëm në fotografi. Në ora 15:30 shkova në spital, na priste një grup mjekësh, do të bëja dy kontrolle tek okulisti dhe për kokë në aparatin elektrik. Okulistët më shikuan me kujdes të jashtëzakonshëm, ndërsa encofoliogramin do ta bëj nesër më 24. Duke u kthyer për në dhomë, kaluam me makinë nga sheshi “Tien An Men”. Lëvizje, mizëri gardistësh. Koka vazhdon të më dhembë, edhe pse mora aspirinë. Kështu edhe pas orës 20. Është e para herë që më dhemb kaq shumë që kur kam ardhur në Kinë.

Pekin, 24 janar 1967

Mao Ce Duni me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun
Mao Ce Duni me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun

U zgjova në ora 3:30 të natës. Koka më dhembi për 12 orë rresht, mora 4 aspirina brenda 12 orëve. Ora 11, shkova në spitalin e Marinës për të bërë encofoliogramin. Për drekë erdhi Vasili dhe Kleopatra, qëndruam deri në orën 14. Në orën 15 shkova në spital për të më bërë kontroll duart nga një mjek nevrolog, që kish ardhur me tre të tjerë nga Shangai apostafat. Kur u ktheva nga spitali, kaluam me makinë deri te Pallati i Asamblesë. Ecëm më këmbë. Pallati ishte i rrethuar me roje, duket udhëheqja ka mbledhje të gjerë me kuadrot. Sheshi “Tien An Men” ka gjallëri të jashtëzakonshme. Shumë gardistë na shikonin nga larg me kuriozitet. Është zor të afrohesh, ata të rrethojnë dhe s’të lëshojnë. Tentova të pyes dy prej tyre, u turrën me qindra. Kur i dhashë njërit një stemë, nuk mund të mbaheshin, secili kërkonte t’i dhuroje. Sidoqoftë, gardistit nga Kantoni ia dhashë në dorë, pastaj u dhashë dhe 10-15 vetave. Nuk u thashë se jam shqiptar.

Pekin, 27 janar 1967

Në ora 11 erdhi Sekretari i Parë i Partisë së Malajes, shoku Cen Pin(Hun Tao pseudonim) bashkë me shokun Çuan Sen. Biseduam gjatë mbi probleme të ndryshme, që u interesojnë të dyja partive tona. I fola mbi gjendjen në Shqipëri, punën që bëhet, mbi pikëpamjen e Partisë sonë si duhet luftuar revizionizmi, mbi vlerësimin që i bën Partia jonë çështjes së Stalinit. Shoku Cen Pin foli mbi gjendjen në Malaja dhe si mendon partia e tyre

Pekin, 21 janar 1967Vito Kapo-Hysni-Enver-Hoxha

Gjithë paraditja kaloi në spital. Pres me padurim ditën kur do të nisem për në Shqipëri. Më duket sikur jam në tokën mëmë kur vete në ambasadë. Çmallohem atje, shoh një ambient të vogël, shqiptar. Në ora 15:30 shkova në ambasadë. U takova me shokë, biseduam. Atje piva një kafe vendëse. Kadriu, shoferi i ambasadës nga Petrela, është i shkathët dhe bën kafe të mirë. U largova para orës 17 sepse më njoftuan se shoku Kan Shen donte të takoheshim. Në fakt, nuk erdhi, kërkoi ndjesë sepse i kishte dalë një punë urgjente.

Pekin, 23 janar 1967

Është një nga netët e rralla që kam fjetur mirë që kur kam ardhur në Kinë. Mora hapje gjumi. Mbasi hëngrëm mëngjesin me Beharin dhe Xhavitin, bëmë shëtitje në park. U propozuam miqve të shkonim në Parkun e Verës. U nisëm nga ora 11. Qëndruam deri nga ora 13. Parku ishte si i shkretë. Ai është mbyllur tashmë që kanë ardhur në Pekin nga gjithë Kina mbi 1 milion gardistë. Populli merret me revolucionin kulturor. Në Parkun Veror të Perandorit ka me të vërtetë mrekullira të artit kinez. Soditëm pak, dolëm në fotografi. Në ora 15:30 shkova në spital, na priste një grup mjekësh, do të bëja dy kontrolle tek okulisti dhe për kokë në aparatin elektrik. Okulistët më shikuan me kujdes të jashtëzakonshëm, ndërsa encofoliogramin do ta bëj nesër më 24. Duke u kthyer për në dhomë, kaluam me makinë nga sheshi “Tien An Men”. Lëvizje, mizëri gardistësh. Koka vazhdon të më dhembë, edhe pse mora aspirinë. Kështu edhe pas orës 20. Është e para herë që më dhemb kaq shumë që kur kam ardhur në Kinë.

Pekin, 24 janar 1967

U zgjova në ora 3:30 të natës. Koka më dhembi për 12 orë rresht, mora 4 aspirina brenda 12 orëve. Ora 11, shkova në spitalin e Marinës për të bërë encofoliogramin. Për drekë erdhi Vasili dhe Kleopatra, qëndruam deri në orën 14. Në orën 15 shkova në spital për të më bërë kontroll duart nga një mjek nevrolog, që kish ardhur me tre të tjerë nga Shangai apostafat. Kur u ktheva nga spitali, kaluam me makinë deri te Pallati i Asamblesë. Ecëm më këmbë. Pallati ishte i rrethuar me roje, duket udhëheqja ka mbledhje të gjerë me kuadrot. Sheshi “Tien An Men” ka gjallëri të jashtëzakonshme. Shumë gardistë na shikonin nga larg me kuriozitet. Është zor të afrohesh, ata të rrethojnë dhe s’të lëshojnë. Tentova të pyes dy prej tyre, u turrën me qindra. Kur i dhashë njërit një stemë, nuk mund të mbaheshin, secili kërkonte t’i dhuroje. Sidoqoftë, gardistit nga Kantoni ia dhashë në dorë, pastaj u dhashë dhe 10-15 vetave. Nuk u thashë se jam shqiptar.

Pekin, 27 janar 1967

Në ora 11 erdhi Sekretari i Parë i Partisë së Malajes, shoku Cen Pin(Hun Tao pseudonim) bashkë me shokun Çuan Sen. Biseduam gjatë mbi probleme të ndryshme, që u interesojnë të dyja partive tona. I fola mbi gjendjen në Shqipëri, punën që bëhet, mbi pikëpamjen e Partisë sonë si duhet luftuar revizionizmi, mbi vlerësimin që i bën Partia jonë çështjes së Stalinit. Shoku Cen Pin foli mbi gjendjen në Malaja dhe si mendon partia e tyre të luftojë brenda, të luftojë kundër revizionimit. Hëngrëm drekë së bashku. Gjatë drekës vazhduam shkëmbim mendimesh për çështje të Lëvizjes Komuniste dhe sidomos për veprën e Stalinit dhe figurën e tij. U ndamë nga ora 16:30. Në adresë të Partisë sonë, të shokut Enver, shprehu fjalët më të ngrohta, më të mira, sqimën më të lartë. Shkova në 17:30 në ambasadë. U bëra vizitë në shtëpi shoferit dhe radistit. U gëzuan pa masë. Sot në qytet lëvizje e madhe, trupa ushtarake, qarkullim kuadrosh me kapele dhe tabela nëpër rrugët e Pekinit, sidomos pranë ambasadës sovjetike. Pekin, 28 janar 1967 Kënaqësi e madhe, na erdhën gazetat nga Shqipëria, do të jetojmë disa çaste midis problemeve në të cilat është angazhuar Partia dhe populli ynë i dashur. Posa mbarova kurat e mëngjesit, fillova të lexoj “Zërin e Popullit” dhe “Bashkimin”. Kam material për të lexuar deri në drekë. Kjo më gëzon shumë. Më duhet të bëhem gati se në orën 16 do të shkoj për vizitë në fabrikën e fijeve sintetike. Erdhi shoku Çen Ji për të na shoqëruar. Çen Ji ka ndryshuar, duket i lodhur, i dobët dhe jo me humorin e zakonshëm. Gjatë gjithë kësaj lufte të madhe të revolucionit kulturor, ka pasur edhe ai telashet e tij. Punëtorët në fabrikë na pritën me përzemërsi të jashtëzakonshme, me entuziazëm dhe brohoritje. Kudo ku njerëzit kinezë marrin vesh se je shqiptar, nuk dinë ç’të bëjnë për të shprehur ndjenjat e miqësisë, dashurisë ndaj Partisë sonë, popullit tonë, shokut Enver. Shangai,

7 shkurt 1967

U përshëndetëm me personelin shërbyes të shtëpisë ku banova. Në aeroport na prisnin Çu En Lai, Kan Shei, Van Li, Li Hsien Nien, ushtarakë etj. Kaluam duke përshëndetur masën e ushtarëve dhe gardistëve, gati 2000 veta. U përshëndetëm me shokët udhëheqës, Çu En Lai më dha dy distiktiva të Mao Ce Dunit. Mbërritëm në Shangai në orën 13. Na pritën në aeroport shokë të rinj, punëtorë dhe gardistë. Elementët e vijës borgjeze që ishin në udhëheqje u përmbysën na thanë. Vizituam fabrikën e tekstileve Nr.7 të Shangait dhe portin. U takuam me punëtorë, na pritën shumë ngrohtë. U fola gjatë. Në port i fola masës punëtore me mikrofonin që na sollën vetë, në hapësirë, jashtë. Në mbrëmje, shokët që drejtojnë punën në Shangai na shtruan darkë. Me avionin pakistanez, në ora 12(24) u nisëm për në Karaçi.

13 shkurt 1967

Në ora 9:30 u nisëm për Bari me “ALITALIA”. Udhëtuam mirë. Nga lart, në aeroportin e Barit pamë që kish ardhur avioni ynë. Gëzim i papërshkrueshëm, do takohemi me shokët që sapo kanë ardhur nga Shqipëria. Ata do na flisnin për të rejat. Kur zbritëm, u takuam me Babaçen dhe shokët, i pyetëm dhe na folëm me entuziazëm për shumë gjëra. Avioni ynë mbërriti në Tiranë në ora 13. Ramizi, Hakiu, Manushi etj., na prisnin. U përshëndetëm me dashuri me ta, me shokët, me fëmijët. Shkuam direkt në Komitet Qendror, tek shoku Enver. U përqafuam, folëm gjatë deri në ora 15. U ndamë. Shkova në shtëpi, u takova me nënën, me fëmijët, me të gjithë.

14 shkurt 1967

Punova në shtëpi, u përgatita për mbledhjen e Byrosë Politike që kemi në datën 15, ku do të informoj mbi gjendjen në Kinë. 16 shkurt 1967 Punova në zyrë. U informova nga shokët mbi gjendjen, punët dhe problemet. Mbasdite mora pjesë në mbledhjen e komunistëve të lagjes. Ishim afro 200 vetë. Foli Misto Bllaca për problemet e lagjes dhe detyrat e komunistëve. Diskutuan 5-6 shokë.

17 shkurt 1967

Më njoftuan se Gaqo Tashko vdiq. Më erdhi keq. Shok i mirë, i ndershëm, punëtor i palodhur, besnik. Porosita të merren masa për varrimin, të vënë edhe emrin tim në nekrologji. Do të marr pjesë në varrim.

21 shkurt 1967

I raportova shokut Enver mbi probleme të Partisë, sipas të dhënave të rretheve dhe të instruktorëve. Biseduam çështje të punës politike në ushtri dhe në organet e punëve të brendshme.

19 shkurt 1967

Paradite qëndrova në shtëpi. Erdhën shoku Enver dhe Nexhmija, më vonë Manushi. Biseduam mbi problemet e mëdha shoqërore, me të cilat sot është angazhuar Partia dhe populli, për problemin e gruas, për zakonet prapanike, për të këqijat e fesë dhe luftën kundër saj, për punën e kujdesshme që duhet të bëjmë, në mënyrë që të zbatohen drejt udhëzimet dhe orientimi i Partisë. Iniciativa për të mbyllur kishat dhe xhamitë ecën mirë. Një sukses ky i paparë. Një revolucion më vete, që do ta bëjë Shqipërinë vendin e parë në botë pa institucione kulti…

22 shkurt 1967

Ramizi na foli gjatë mbi punën që bëri ekipi në Shkodër. Del se ka shumë probleme për t’i shqyrtuar mbi punën politike e të Partisë në ushtri. Del se aparati i Komitetit Qendror dhe ne sekretarët duhet më thellë t’i futemi punës në këtë sektor dhe të ushtrojmë kontroll, t’i ndihmojmë. Roli i Partisë në ushtri duhet të zërë vendin kryesor dhe jo sekondar, jo si aneks i punës ushtarake. Prita Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë, i dëgjova mbi punët. Shqyrtuam një sërë problemesh që i preokupojnë dhe arritëm në konkluzione si duhet të punohet.

23 shkurt 1967

Sot u bë mbledhja e Sekretariatit. Shqyrtuam dy çështje kryesore: Puna politiko-ideologjike dhe puna e Partisë në organet e punëve të brendshme e të kufirit, si udhëhiqen nga komitetet e Partisë të rretheve dhe problemet e përgjithshme të kuadrit. Shoku Enver foli shumë mbi forcimin e punës politike, ideologjike dhe organizative të Partisë në këto organe, mbi luftën kundër shumë shfaqjeve negative që shihen në mjaft njerëz të këtyre organeve, mbi shkaqet dhe si duhet punuar. Shtroi detyra të rëndësishme. Mbasi mbaruam mbledhjen, i kërkova leje shokut Enver të nisem për Shkodër. Nesër është seminari me sekretarët e Partisë së zonave të thella.

25 shkurt 1967

Vizitova punimet në hidrocentralin e Vaut të Dejës, vepër madhështore, e projektuar dhe do ndërtohet nga punonjësit tanë. Bisedova me drejtuesit e punimeve dhe me punëtorët. Shkova nga Kopliku i Sipërm për të parë bujqësinë. U takova me kryetarë kooperativash. Puna që kanë bërë në Shkodër për të përvetësuar zonën gurore, që në shekuj ka qenë e shkretë, është për t’u lavdëruar. Shkëmbyem mendime si të punohet për pasurimin e këtyre tokave. Vizitova fabrikën e përpunimit të patates, të ndërtuar me iniciativën e punonjësve shkodranë.

26 shkurt 1967

Ditë e bukur! Dolëm me Viton nga shtëpia në kodër, buzë liqenit. Qëndruam, biseduam, shijuam natyrën e bukur pranverore, plot diell të Tiranës. Erdhi shoku Enver. Qëndruam së bashku, folëm për punën e seminarit në Shkodër, për probleme ideologjike, për çështjet që mori në shqyrtim Byroja Politike, sidomos për kooperativat e reja të zonave malore. Shoku Enver ngriti një problem shumë të rëndësishëm me karakter ideologjik, akut, delikat e që duhet të bëhet çështje e madhe e Partisë dhe e masave: Luftën kundër ndjenjës së pronësisë private, interesit privat, edukimi i masave që gjithçka t’ia kushtojnë shoqërisë, ekonomisë-kolektive. T’i shpallet luftë ndjenjës së pronësisë, interesit privat.

*Ky artikull është ekskluzivisht për “Panorama.al’. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa lejen e kompanisë do të ndiqet në rrugë ligjore.

LEXO EDHE EKSKLUZIVE/ “Gjeneralët kanë dalë nga binarët! Janë tërbuar se…”- Zbulohet ditari sekret i Hysni Kapos: Si epidemia e gripit dobësoi shokët e Byrosë!

 “Ka njollosur figurën morale të komunistit”- Zbardhet ditari sekret i Hysni Kapos, prapaskenat e përplasjes së Enverit me Ballukun: Kanë tërhequr nga arka Ministrisë së Mbrojtjes para për…

E PLOTE/ Zbulohen bisedat konfidenciale mes Hysni Kapos dhe Enver Hoxhës në ditarin sekret: Gabimi i rëndë që bëri Beqir Balluku! Intrigat dhe qejfmbetjet në majën e piramidës së regjimit

EKSKLUZIVE/ “Nuk i kishte kuptuar thellë gabimet!”- Zbardhet ditari sekret i Hysni Kapos: Debati i Enverit me Mehmetin për postin e Kryeministrit. Propozimi që revoltoi Hoxhën

“Fadil Paçrami dhe Todi Lubonja janë plehra!”- Zbardhet ditari sekret i Hysni Kapos: Enveri zbuloi grupi antiparti në kulturë! Shpërthimi i diktatorit në Plenumin e IV

“Boll me buste për heronjtë e vdekur”, Zbardhet ditari sekret i Hysni Kapos: Të vendosim njerëzit e partisë! Incidenti në paradë me përfaqësuesin e Kinës

EKSKLUZIVE/ “Teuta dhe Ilir Hoxha duhet të kurohen në Paris”, Zbardhet ditari sekret i Hysni Kapos: Ç’më tha Isuf Kalo e Sulo Gradeci për gjëndjen e Enverit!

“Ismail Kadare në “Le Monde” fyen…”- Zbulohet ditari sekret i ish-sekretarit të KQ, pse e sulmoi shkrimtarin në ‘79! Ja mesazhet që mori nga Enveri

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura