Hakmarrja 15-vjeçare, sulmet e përplasjet e Çapjave. Nga goditja me antitank te snajperi dje, atentatet nisën kur…

Jun 9, 2020 | 15:25
SHPËRNDAJE

Familja Çapja, vitet e fundit, ka qenë vazhdimisht objekt i sulmeve të armatosura, disa prej të cilave kanë qenë me pasoja të rënda, ndërsa vetë Ardian Çapja i ka shpëtuar tri atentateve, më i fundit ai që ndodhi dje.ardian capja e re

Në gusht të vitit 2017, ai i shpëtoi një atentati me predhë antitanku, që në rrethana ende të paqarta nuk dihet përse nuk ka shpërthyer. Disa muaj më vonë, në dhjetor të atij viti, Ardian Çapja i shpëton një tjetër atentati, kësaj here me “Kallashnikov”, por duke qenë se u qëllua nga një distancë e largët, plumbat nuk e goditën.

Megjithatë, duket se ngjarja më e rëndë e ndodhur vitet e fundit të Elbasan ndaj familjes Çapja ka qenë ajo e vitit 2016. Më 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur shoku i tij, Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

PERPLASJET

Gjithçka ka nisur në vitin 2005, ku Sokol Çapja u përfshi në konflikt me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor në Elbasan, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarjeje mbeti i vrarë Sokol Çapja dhe si autorë u akuzuan nipat e oficerit të Policisë. Kjo pasoi me vrasjen e kunatit të Memës, Ardian Ibrahimi, në maj 2006. Në vitin 2012, Gentian Beqiri, një nga të akuzuarit për vrasjen e Sokol Çapjas, u ekzekutua, ndërsa ishte lënë në arrest shtëpie.Ardian-Çapja

Ndërsa në mars 2015, në Torino të Italisë, u ekzekutua Fadil Mema. Më pas, në shkurt 2016, mbetën të vrarë Agron Çapja, nipi i tij, Ardit Sinakoli, dhe Eno Bedalli, ndërsa mes tetë të plagosurve ishte dhe Florenc Çapja. Ndërsa në qershor 2016, Ardian Çapja, Florenc Çapja dhe Bledar Muça u arrestuan për sulm ndaj disa efektivëve civilë të Policisë, pasi dyshonin se do të kryenin atentat ndaj tyre.

SULMI ME ANTITANK

Një përplasje e rëndë me armë e ndodhur në fillim të muajit gusht 2017 në Elbasan, ku familja Çapja u godit me antitank, ka qenë zanafilla e një plani masash, që më pas solli incidentin e 18 shtatorit të po atij viti pranë tregut agroushqimor. Ngjarja nuk u raportua nga Policia, megjithëse mjeti tip “BMW X3”, nga i cili u lëshua predha e antitankut, u qëllua me breshëri kallashnikovi e më pas u gjet e djegur. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, Prokuroria urdhëroi që nga data 11 deri më 26 gusht 2017 të mbaheshin nën përgjim ambiental fotografik, filmik dhe me audio, shtetasit Sokol Sanxhaktari, Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri. Urdhër që nuk gjeti zbatim me arsyetimin se në bazë të planit të lejeve vjetore, oficerët që mund të kryenin këto detyra ishin me pushime.plagosja capja copy

“Nga ana e sektorit të forcës së posaçme, nisur nga dinamika e madhe me shërbime në funksion të procedimeve penale në ndjekje dhe numrit të limituar të ndihmës së specialistëve si pasojë e ndjekjes së grafikut të pushimeve vjetore, është e pamundur kryerja e veprimeve të vëzhgimit të fshehtë të personave dhe mjediseve në këtë periudhë kohore”, thuhej në përgjigjen që Policia i kthente Prokurorisë.

Gazeta “Panorama” siguroi foton e automjetit të djegur, që, sipas Policisë, dyshohet se u përdor mbrëmjen e 6 gushtit 2017 për të qëlluar me antitank drejt një objekti në pronësi të familjes Çapja. Burime të rezervuara thanë se makina “BMW X3” dyshohet se ishte vjedhur në qytetin e Durrësit disa ditë para se të ndodhte sulmi në Elbasan dhe ishte në pronësi të një drejtuesi lokal në qytetin bregdetar. Makinës i ishin ndryshuar targat, në një vend që u lokalizua nga Policia e Elbasanit gjatë hetimeve.elbasan policia capja

Personat që ndodheshin në këtë makinë kanë përshkuar unazën lindore të qytetit derisa kanë arritur pranë objektivit që do të godisnin. Ata kanë qëlluar, por predha e antitankut nuk ka shpërthyer. Nga ana tjetër, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me kallashnikov këtë automjet, në momentin që është hedhur predha prej saj. Pak momente pasi ndodhi përplasja me armë, automjeti u gjet i djegur afër spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi”, rreth 500 metra larg vendit të ngjarjes, në Elbasan./ PANORAMA

LEXO EDHE

Atentati ndaj Çapjas/ Flet zjarrfikësi që mbeti i plagosur nga shpërthimi në automjet: M’u duk sikur plasi goma, brenda kishte…

Të shtënat me armë zjarri, ‘i forti i Elbasanit” përfundon në spital. Çfarë thanë familjarët e Ardian Çapjas për policinë, makina e djegur kishte…

Plagosja e Ardian Çapjas/ Nisen drejt vendngjarjes forcat RENEA. Policia jep detaje: Dyshohet se…

Si i shpëtoi Ardian Çapja atentatit të dytë, autorët e ruanin në distancë. Ja ç’ndodhi

Lufta me policinë/ Ardian Çapja, lë spitalin. Në polici për shenjat e gishtave

Detajet/ Atentati i dytë që i shpëtoi Çapja, autorët e ruanin prej kohësh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura