Atentati ndaj Çapjas/ Flet zjarrfikësi që mbeti i plagosur nga shpërthimi në automjet: M’u duk sikur plasi goma, brenda kishte…

Jun 8, 2020 | 13:49
SHPËRNDAJE

Zjarrfikësi që mbeti i plagosur, teksa po shuante zjarrin që kishte përfshirë makinën e dyshuar të atentatorëve të Ardian Çapjas, paraditen e sotme në Elbasan, reagon për herë të parë nga shtrati i spitalit, ku po mjekohet.

Për fat në gjendje të mirë shëndetësore, me këmbën e djathtë të lënduar, Dashamir Muhaxhiri, 38 vjeç, thotë se nuk e kuptoi fillimisht se çfarë ndodhi.

“Ndodhi një shpërthim fillimisht, por nuk e ndjeva, thashë se shpërtheu ndonjë gome a diçka tjetër, pasi u fik zjarri, pashë që këmbën e kisha të dëmtuar”

Cfarë mund të ketë pasur?
Aty shpërtheu një predhë a diçka, nuk e di fort mirë

Në derën e pasme të automjetit kishte një vrime? Mund të jetë plumbi?

Ai ishte

Ka pasur armë brenda makinës?

Po ka pasur

Kishte snajper?

Nuk e di saktësisht

Po zjarri c’pjesë të makinës kishte përfshirë në fillim?

Zjarri e kishte përfshirë komplet mjetin

Patët frikë?

Nuk pata se kam disa vite që operoj në zjarrfikëse dhe nuk më ka bërë shumë përshtypje kjo plasja, që ndodhi, kujtova se ishte normale, si gomë.

Te cila këmbë jeni dëmtuar?

Te këmba e djathtë

LEXO EDHE

Të shtënat me armë zjarri, ‘i forti i Elbasanit” përfundon në spital. Çfarë thanë familjarët e Ardian Çapjas për policinë, makina e djegur kishte…

Plagosja e Ardian Çapjas/ Nisen drejt vendngjarjes forcat RENEA. Policia jep detaje: Dyshohet se…

Si i shpëtoi Ardian Çapja atentatit të dytë, autorët e ruanin në distancë. Ja ç’ndodhi

Lufta me policinë/ Ardian Çapja, lë spitalin. Në polici për shenjat e gishtave

Detajet/ Atentati i dytë që i shpëtoi Çapja, autorët e ruanin prej kohësh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura