Orë me diell, vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për fundjavën: Temperaturat arrijnë deri në 30 Gradë Celsius

May 18, 2024 | 7:30
SHPËRNDAJE

Vendi ynë përgjatë ditës së shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, ku moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare. 

moti

Ndërsa të dielën pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen  përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore.

Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Njoftimi nga SHMU:

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ditën e dielë vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim. Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjte shtrihen  përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore. Reshjet priten të jenë në formë shtrëngateve afatshkurtra të shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë jugulindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valezimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

443699180_1164509157910085_4775231372099443907_n 443836356_1164509207910080_3555756679470088278_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura