VIDEO/ “Uau, çfarë pyetje! Mos e bëj më!”, Skuka pas fitores: Egnatia dhe Vllaznia nuk janë kot në katërshe

May 18, 2024 | 7:32
SHPËRNDAJE

Xhuliano Skuka duket se është befasuar disi nga pyetja që iu bë pas fitores së Partizanit ndaj Skënderbeut, rreth skuadrës që i trembej në finale. Reagimi i tij, siç shihet në videon më poshtë, tregon se sulmuesi ka besim të plotë se të kuqtë janë ekipi më i mirë në Superiore.

bandicam 2024-05-17 22-23-07-839

“Në ndeshje si këto duhet dhënë 200 përqind, jo 100 përqind. Nuk ka rezerva për këto ndeshje. Nuk është çështje fati, mendoj se është momenti. Duhet të kisha goditur, por është zgjedhja e momenti. Të mendojmë për finalen”, tha ai fillimisht.

I ngacmuar më pas nga gazetarja Juli Kapaj rreth emrit që mund t’i trembej për finalen, ai nuk ngurroi të reagonte.

“Uau çfarë pyetje! Partizani nuk i trembet asnjë ekipi. Mos e bëj!. Nuk e di, të them të drejtën janë ekipe të forta të dyja. Egnatia ka bërë një kampionat shumë të mirë. Edhe Vllaznia kishte ritmin e fitoreve, Kot nuk janë në katërshe”, tha ai në intervistën për “MCN” pas ndeshjes.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura