Të shtënat me armë zjarri, ‘i forti i Elbasanit” përfundon në spital. Çfarë thanë familjarët e Ardian Çapjas për policinë, makina e djegur kishte…

Jun 8, 2020 | 11:32
SHPËRNDAJE

Ardian Çapja dyshohet se është personi i cili ka qenë shënjestër i të shtënave me armë zjarri në Elbasan këtë të hënë, raporton Panorama. Policia-e-Elbasanit-1-696x522 Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve e aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Por familjarët e tij nuk kanë dhënë këtë version. Në spital për uniformat blu kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste. Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false. Dyshohet se makina e djegur është e autorit të ngjarjes. Ardian Çapja6] “Në spital ka shkuar një person i dëmtuar i identifikuar si Ardian Çapja, cili është në sallë operacioni aktualisht. Kur ka shkuar policia të marrë detaje, familjarët kanë deklaruar se ai është lënduar pasi është rrezuar në banesë por nuk flasin për të shtëmna me armë”, raportoi News24. Panorama mëson se përveç forcave të shumta të Policisë lokale, edhe RENEA po i drejtohet Elbasanit për hetimet dhe kërkimet e autorit/autorëve Elbasan/Informacion paraprak Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37, në urgjencën e spitalit Elbasan, është paraqitur per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. LEXO EDHE

Si i shpëtoi Ardian Çapja atentatit të dytë, autorët e ruanin në distancë. Ja ç’ndodhi

Lufta me policinë/ Ardian Çapja, lë spitalin. Në polici për shenjat e gishtave

Detajet/ Atentati i dytë që i shpëtoi Çapja, autorët e ruanin prej kohësh

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura