Detajet/ Atentati i dytë që i shpëtoi Çapja, autorët e ruanin prej kohësh

Dec 24, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Zbulohen detaje të tjera rreth atentatit të sotëm në Elbasan, për fat pa viktima, për të cilin policia zyrtarisht njoftoi se ishte ndaj fisit Çapja.

ardian capja

Burime policore bëjnë me dije se objektiv i këtij atentati ishte Ardian Çapja. Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë survejuar zonën për disa kohë dhe kanë parë që Ardiani ka qenë shumë pranë lokalit të tij.

Në këtë moment ata kane qëlluar me breshëri për ta vrarë, por pa mundur ta realizonin qëllimin, shkruan “Panorama”.

Ky është atentati i dytë që i bëhet atij brenda pak kohësh, pasi rreth 6 muaj më parë tentuan ta vrisnin me një predhë që nuk shpërtheu. Ardian Capja është vëllai i Sokol Capja, që u ekzekutua në vitin 2005

Makina e shkrumbuar në Elbasan, policia jep detajet: U qëllua ndaj fisit Çapja

Dalin detajet e para pas ngjarjes se ndodhur ne Elbasan, kur u gjet nje makine “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara u gjet e shkrumbuar.

Policia-e-Elbasanit-1-696x522

Sipas te dhenave te para nga ana e policise, dyshohet se gjithcka u parapri nga nje atentat, per te cilin policia njofton se dyshohet te kete qene ndaj fisit Çapja.

Njoftimi i policise

Më datë 23.12.2017 rreth orës 09:05 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë në Lagjen “Emin Matraxhiu”

Forca të shumta policie dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se:

Në Lagjen “Emin Matraxhiu” në një rrugicë persona të paidentifikuar dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Capajve.

Më pas në Lagjen “5 Maji” është gjetur i djegur tërësisht një mjet tip “BMW” me targa të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura