Lufta me policinë/ Ardian Çapja, lë spitalin. Në polici për shenjat e gishtave

Jun 14, 2016 | 13:08
SHPËRNDAJE

Ardjan Çapja, një nga autorët e sulmit me armë ndaj policisë në Elbasan ka lënë spitalin ku mbahej për mjekim dhe u dërgua për procedurat përkatëse në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Ardian Capja
Ardian Capja

Burime policore bëjnë me dije se ai ndodhet në drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, thjesht për procedurën e marrjes së shenjave të gishtave. Më pas ai do të dërgohet për në Burgun 313.

Pak ditë më parë, Gjyqtari i gatshëm, Bib Ndreca, vendosi dje caktimin e masës “arrest në burg” për Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Sipas Prokurorisë, ata dyshohet të kenë kryer veprën penale të “vrasjes në rrethana cilësuese”, mbetur në bashkëpunim e për “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Për të arrestuarin Ardian Çapja, i dyshuar për të njëjtat vepra penale, masa e sigurisë u dha në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ku ai ndodhej për shkak të një komplikacioni shëndetësor, pasi kishte probleme me zemrën.

Për pesë të arrestuarit e tjerë, të afërm dhe miq të familjes Çapja, të dyshuarit Ambri Sinakolli, Fiqiret Meçe, Kastriot Peqini, Serxho Hakilja dhe Jetmir Shehu gjykata caktoi masat “arrest në burg” me afat 30- ditor, nga masa me afat 40- ditor që kërkoi Prokuroria për ta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura