Plagosja e Ardian Çapjas/ Nisen drejt vendngjarjes forcat RENEA. Policia jep detaje: Dyshohet se…

Jun 8, 2020 | 11:01
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin e Elbasanit, ku për pasojë dyshohet se ka mbetur i plagosur një person.

Msohet se i plagosur ka mbetur 55-vjeçari Ardian Çapja.

Ardian Capja-policia-Elbasan

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste. Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.

Drejtë vendngjarjes janë nisur forcat RENEA, ndërsa Çapja është nisur drejtë Tiranës për mekim të specializuar.

Ndërkohë, në një njoftim për mediat, Policia sqaron se 55-vjeçari Çapja u paraqit rreth orës 09.37,  në urgjencën  e spitalit Elbasan për ndihmë mjekësore dhe se dyshohet i plagosur me armë zjarri.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 09.37,  në urgjencën  e spitalit Elbasan, është paraqitur  per ndihmë mjeksore shtetasi A.Ç.,rreth 55 vjeç, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, dyshohet i plagosur me armë zjarri. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE

Si i shpëtoi Ardian Çapja atentatit të dytë, autorët e ruanin në distancë. Ja ç’ndodhi

Lufta me policinë/ Ardian Çapja, lë spitalin. Në polici për shenjat e gishtave

Detajet/ Atentati i dytë që i shpëtoi Çapja, autorët e ruanin prej kohësh

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura