Goditja nga SPAK e personazheve të botës së krimit, urdhër-arreste për Astrit dhe Aldo Avdylajn! Ja kush është kreu i grupit

May 18, 2024 | 9:51
SHPËRNDAJE

Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK kundër personazheve të njohur të botës së krimit.

astrit avdylaj1

Mësohet se janë lëshuar urdhër arresti për xhaxha e nip, Astrit dhe Aldo Avdylaj. Astrit Avdylaj dyshohet si kreu i grupit kriminal.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ende nuk ka dalë në një njoftim në lidhje me megaoperacionin ku u lëshuan 50 urdhërarreste pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky ECC.

LEXONI EDHE: SPAK “shënjestron” familjet dhe personazhet e njohur të botës së krimit! Nga ish-deputeti i PS, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe… Ja ngjarjet që priten të zbardhen

Operacioni policor për kapjen e personave për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm (17 Maj) ndërsa vijon edhe ditën e sotme.

Kontrollet, në kuadër të dosjes Metamorfoza 3, u shtrinë në disa qytete dhe zona si, Tiranë, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë, Nikël, Kurbin etj.

Në Nikël janë shpallur në kërkim të ‘fortët’, mes tyre Durim Bami, i cili akuzohet për krijim të kushteve për vrasjen e Marklen Hakës, atentat ku mbeti e vrarë halla e tij. Po ashtu në këtë krim akuzohet si i përfshirë dhe vëllai i Enver Stafukës ( i rrëmbyer dhe i zhdukur prej vitit 2015), Naim Stafuka, i cili u arrestua ditën e djeshme.

Ndërkohë, në pranga janë vendosur edhe disa furnitorë me armë dhe drogë të Niklës. Në këtë operacion ka pasur dhe persona të arrestuar jashtë, apo ata që veprojnë nga brenda burgjeve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura