Aksident në Tiranë/ 35-vjeçari humb drejtimin e mjetit, del nga rruga dhe përfundon në lumin Lanë

May 4, 2024 | 9:32
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur në Tiranë, ku një 35-vjeçar ka humbur drejtimin e mjetit dhe ka përfunduar në Lanë.

aksident makine lumi lane4

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të rrethit të Shkozës.

Raportohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi me iniciale F. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2024, rreth orës 05:30, në afërsi të rrethit të Shkozës, shtetasi F. H., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në lumin Lana.

Drejtuesi i automjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

makine aksident tirane lumi lane aksident makine lumi lane1 makine aksident tirane lumi lane1 makine aksident tirane lumi lane2 makine aksident tirane lumi lane3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura